Dr. Petrela: Bujar Nishani është tashmë i kuruar

Një sërë mediash dhe disa opinionistë kanë bërë publik ditët e fundit një shqetësim rreth gjëndjes shëndetësore të Bujar Nishanit, njeriut që mori 73 vota në Kuvend për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit në 24 korrik. Më këmbëngulsja në bërjen publike të këtij shqetësimi ishte shqiptarja.com, e cila i kërkoi neurokirurgut të njohur Mentor Petrela që të publikonte kartelën mjeksore të pacienit të tij Bujar Nishani. Sot shqiptarja.com boton të plotë një e-mail që i ka dërguar Dr. Petrela (teksti i tij vijon më poshtë). Duket se me përgjigjen e Dr. Petrelës do të mbyllet edhe debati mediatik rreth aftësisë fizike të Presidentit të ri për të kryer me efikasitet funksionin e kryetarit të shtetit – një publikim i plotë i kartelës mjeksore të Nishanit nuk ka gjasa të ndodhë.
E-mail nga Dr. Petrela për shqiptarja.com:
Pyetjes suaj mbi gjëndjen shëndetësore, po t'i referohem betimit te Hipokratit, nuk duhet t’i përgjigjesha. Zhvillimet mediokratike nuk njohin më kufi midis jetës private e asaj publike dhe, për këtë, kam bindjen se në pak vite [fjala] "privacy" nuk do të ekzistojë më. Jam plotësisht dakort me ju dhe interesimin e publikut për shëndetin e "guvernantëve" ndryshe do të mbeteshim në pathografitë e Pierre Rentchnick.
Shkurt, duke zbatuar kodin e sekretit professional, kam marrë lejen e z.Nishani për t'ju dhënë informacionin mbi gjendjen e tij shëndetësore:
Kam diagnostikuar disa vite më parë tek zoti Nishani një Kavernomë në një zonë të trurit, për të cilën ai është operuar nga neurokirurgët më të njohur të këtij planeti. Kavernomat janë gjetje në të gjithë trupin në popullatën normale e mund të mos japin asnjë shqetësim. Takohen edhe në tru, ndonjëherë, kur japin shqetësime ose kanë rrezik të provokojnë hemoragji, kurohen me kirurgji. Janë beninje.
Zoti Nishani është tashmë i kuruar, me funksione konjitive të pa prekura. Përgjegjësitë e funksioneve të mëparshme që ai ka kryer e që kryen vërtetojnë më së miri maksimën latine "Medicus curat, natura sanat". Mjeku kuron, natyra shëron!-
Re.Pu.
Comments
Te ishte ndonje mjek tjeter,

Te ishte ndonje mjek tjeter, do ta besonim por Petrela i Liut!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Boto kartelen mjekesore , sepse jari nuk eshte person i zakoneshem, per te cilin mund te hyje ne pune edhe betimi i HIPOK (ratit) RITIT, qe ju e beni tani!!!!!!!!!!

Z. Petrela ka plotesisht te

Z. Petrela ka plotesisht te drejte. Askush nuk mund ti kerkoje mjekut te tradhetoje besimin e pacientit dhe te publikoje te dhena konfidenciale mjekesore - ashtu si prifti nuk mund te thyeje fshehtesine konfesionale.

Aftesia per te ditur me mbajt gojen mbyllur, qofte edhe per aresye madhore etike eshte e panjohur per shume shqiptare...

Me duket JO E DREJTE qe

Me duket JO E DREJTE qe gazetaret po rendin te vene ne dukje semundjen e B. Nishanit. Nuk eshte nje semundje qe prish pune per detyren e Tij. Nisahani ka nje problem me kemben. Por duhet te jemi te qarte:

E KEQJA NUK VJEN NGA KEMBET, E KEQJA VJEN NGA KOKA. Nga semundja e Nishanit nuk na gejn gje. NE DUHET TE KEMBENGULIM PER NJE VIZITE PSIKIATERIKE TE SALI BERISHES (jo ne Shqiperi, ndoshta ne Vjene. Bejeni kete te shpetoni Shqiperine......

What are the Symptoms of a

What are the Symptoms of a Cavernous Malformation?

Seizures

Progessive or transient neurologic deficits

Bleeding

Headache

It is important to know that a cavernous malformation can be present and not produce any symptoms. In fact, approximately 12% of patients at our clinic are asymptomatic.

Semundja e presidentit quhet

Semundja e presidentit quhet Sali Berisha.

Duke i uruar sherim te

Duke i uruar sherim te plote,

mjafton te shohesh ne rrjet dhe do te shohesh, qe mjeku nuk mund te jete aq i sigurte ne rrikthimin e pacientit ne gjendjen e mepareshme. Prandaj edhe per Kavernomen shkruhet: mund te eleminohen demtimet e shkaktuara para operacionit. Doktori i nderuar nuk na thote se kur eshte operuar dhe si ka ecur deri tani shmangja e pasojave. Keshtu qe besoj se nuk do te jete nje teme qe do te mbyllet shpejt.

Me demek, po te ishte 100% i
Me demek, po te ishte 100% i shendetshem Jari, do ushtronte ne menyre te plote e te pavarur pushtetin e presudentit...
S'ka nevojë për shëndet të

S'ka nevojë për shëndet të plotë, pasi punën reale do ta bëjë Sali Berisha, kryeministri/presidenti/kryetari i KLD/kryeprokurori/kryetari i kQZ, etj.

Megjithatë, Z. Nishani i uroj shpirtërisht dhe njerëzisht shërim të shpejtë.

Add new comment