Disa gra realizojnë kalendar nudo për bamirësi për ambulancën e Princit George Will.
Një grup grash nga mosha 19 deri në 50 vjeçe kanë vendosur që të pozojnë të zhveshura nudo për kalendarin e vitit 2015. Qëllimi i këtij kalendari është që paratë e mbledhura të shkojnë për avionin e ambulancës në anglinë lindore ku pilot është Princ George William. Ato janë nga Huntingdoshire dhe kanë pozuar në ambjentet e fshatit të zhveshura. Gratë do t’i dërgojnë menjëherë një kopje të kalendarit Princit William ku shihen të veshura vetëm me çizme të gjata kalërimi. Seti është shkrepur nga fotografët Julie Ayres dhe Stevie Thory. Vetëm vitin e kaluar helikopteri i emergjencës me pilot Princ William është nisur për fluturim 1,440 herë dhe ka transportuar më shumë 1,000 pacientë duke përfshirë edhe 414 pacientë të përfshirë në aksidentet rrugore. Të gjithë kanë admiruar punën vullnetare të grave për realizimin e fotove.
Add new comment