Debatet në çift ju shëndoshin.

Studiuesit edhe më shumë i mëshojnë faktit se stresi çon në obezitet.
Në sajë të një kërkimi të fundit është vënë re se debatet që bëhen mes çiftit, si rrjedhojë çojnë në shtimin e peshës. Kjo është vërtetuar edhe nga kërkuesit shkencorë, të cilët janë marrë me çiftet të cilët kanë qenë të martuar për të paktën 3 vite.
Sipas një studimi të Universitetit të Ohajos, debatet e tensionuara në jetën bashkëshortore, mund të çojnë në shtimin në peshë. Kërkuesit vunë re se burrat dhe gratë që debatonin shumë me njëri-tjetrin, digjnin më pak kalori pas ngrënies sesa çiftet që nuk debatonin.
Reduktimi i djegies së kalorive çonte në një shtim peshe prej 6 kg. Jo vetëm kaq, por këto çifte kishin edhe një nivel më të lartë insuline, që kontribuon në grumbullimin e yndyrave dhe triglicerideve.
Udhëheqësja e studimit Jan Kiecold-Glaser ka thënë: “Rezultati tregon se stresi çon në obezitet. Në studim u vëzhguan 43 çifte nga mosha 24-61 vjeç, të cilët kanë qenë të martuar për të paktën 3 vite”.
Add new comment