Cate Blanchett humb durimin gjatë intervistës për shkak të pyetjeve të gazetarit. Shikoni si reagon ajo.

Postuar në 25 Mars, 2015 08:13

Ajo është një person shumë i zënë si nga aspekti familjar ashtu dhe profesional, e megjithatë Cate Blanchett u shfaq në formën më të mire në intervistën e radhës ku supozohej të tregonte detaje të filmit më të ri Cinderella (ose në shqip Hirushja).

 

Përballë saj qëndronte gazetari Jonathan Hyla, i cili e kuptoi që në fillim që kjo nuk do të ishte një intervistë e lehtë. Ai e nisi me fjalët:’Përpara se të vija këtu duhej te merrja me vete disa birra sa për të thyer akullin mes nesh dhe më pas të fillonim intervistën, ti si mendon?’ Qetësisht Cate pohoi se do të preferonte vodka.

Më pas vazhdoi biseda, ku Blanchett shpjegonte detaje të caktuara nga filmi, dhe papritur vjen pyetja që e bëri aktoren të humbte durimin, Jonathan tha:’OK tani po të pyes shumë seriozisht, si ja bëtë për ta mbajtur lidhur macen pranë teje? Më duket dicka e vështirë pasi unë jam përpjekur që ta bëj dicka të tillë me macen e të dashurës dhe nuk e kam arritur’. (Jonathan i referohej një mace që Cate mban pranë vetes gjatë gjithë kohës për shkak të rolit.)

 

E nervozuar Cate thotë fjalët e fundit:’Seriozisht? Kjo ishte pyetja jote idjote? Epo unë po largohem që këtu.’/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.