Brand të kandidojë për kryetar të Londrës?

Postuar në 26 Tetor, 2014 15:27

Aktori britanik, Russell Brand, spekulohet se do të vë kandidaturën e tij për kryetar të Londrës.
Komiku, i cili muajve të fundit u bë analist politik, ka dhënë disa ide në lidhje me politikën e shtetit edhe në librin e ri të tij të titulluar “Revolution”.

Tani mediat britanike raportojnë se ai është duke menduar që të kandidojë për kryetar të Londrës në zgjedhjet e vitit 2016, pas përhapjes së fjalëve se ai u ka thënë shokëve të tij që do ta rivalizojë Tory Boris Jonhsonin, transmeton Koha.

Megjithatë, vet aktori ka refuzuar të komentojë rreth këtyre spekulimeve.

Brand më parë kishte bërë bujë me kërkesën e tij drejt qytetarëve që të mos dalin të votojnë në zgjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.