Braçe dhe Balla flasin për vota presidenciale të shpërblyera me pasuri publike

Pas Taulant Ballës, është Erjon Braçe që bën të njëjtin denoncim të rëndë në adresë të kryeministrit. Balla tha se Berisha ka dhënë Albpetrolin në këmbim të votave për Presidentin, dhe Braçe i bën një përforcim ‘të dokumentuar’ kësaj akuze. “Ikin edhe 500 kilometra në det, zonë e menduar me rezerva në naftë. Pasuria më e madhe e shqiptarëve, NAFTA, po jepet në përdorim të gjithkujt, pa garë-konkurrencë, por më shumë pa transparencë!”, thotë ai. Ku është fjala? Është po Braçe që bën shpjegimet e veta:
“Në fund të marsit, qeveria detyroi Kuvendin të vendosë privatizimin e Albpetrol. Qeveria i dha me listë të bardhe”Albpetrolit dhe privatizuesit të tij zona të tëra naftëmbajtëse në tokë e në det. Ia hoqi Agjencisë së Burimeve Natyrore- shtetërore kjo, për t’ia dhënë privatizuesit! Në mes të prillit me një vendim qeveria e Sali Berishës plotësoi LISTEN C me zonat naftëmbajtëse kryesisht në det! Në 8 maj vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare, iu bashkëngjit dokumenteve të privatizimit të Albpetrol. Dokumentet i kanë tërhequr deri tani 7 kompani. Por javën që shkoi, mes raundeve për zgjedhjen e Presidentit, mu në kulm të presionit mbi Sali Berishën, Ministria e Ekonomisë i kërkon qeverisë dhe Sali Berishës të vendosë mbi një marrëveshje të re mes Albpetrol-it “në shitje” dhe një kompanie të prezantuar izraelite, por e regjistruar në parajsën fiskale dhe okulte të Qipros. Qeveria vendosi para raundit të katërt për heqjen nga LISTA C të Albpetrolit “në shitje” të një sipërfaqeje prej mbi 5000 kilometra katrorë në det dhe dhënien kompanisë së regjistruar në Qipro!”
Dhe e mbyll: “Sali Berisha dhe Ilir Meta duhet të bëjnë transparente këtë proces. Akuza bie mbi ta”.
Re.Pu.
Comments
Sic thote edhe titulli vete,
<p>Sic thote edhe titulli vete, ata FLASIN</p>
PS te coje ceshtjen e
<p>PS te coje ceshtjen e presientit ne gjykaten kushtetuese, dhe njekohesisht te beje bisedime me BE per prishjen e kushteve te perzgjedhjes se presidentit. Te mos presin shume kohe se shpellaret deputete te maxhorances bashke me Salen mund te ken shitur 'dicka' me teper se thjesht 'votat' e ktyre injoranteve te paturp.</p>
Add new comment