Blake Lively teksa rrefen planet e të ardhshmes:’Mëmësia, gjëja më e bukur që më ka ndodhur’

’Mëmësia, gjëja më e bukur që më ka ndodhur në të gjithë jetën time’… Kanë qenë këto fjalët me të cilat ka nisur intervista e aktores Blake Lively, e cila u bë nënë për herë të parë muajin dhjetor. Foshnja i përketë gjinisë femërore, dhe mendohet se ajo dhe bashkëshorti Ryan Reynolds e kanë quajtur Violet.
Pasi pohon se mëmësia është një rol që vjen në mënyrë të natyrshme, Blake shton:”Nuk ndjej që ky është një ndryshim drastik. Dëshiroj që ta shijoj shumë këte moment, por njëkohësisht ndjej se fëmija im i parë do të jetë më i madhi i të tjerëve, dhe kjo mund të ndryshojë cdo vit. Po shoh drejt të ardhshmes, se si një foshnje mund të ketë ndikim tek tjetri, dhe në familjen time në tërësi. Dua të studiooj cdo kapitull të librit të jetës sime.”
Add new comment