Bashkëshorti qëllon drejt Stephanie Moseley, dhe më pas vret veten

Është ndarë nga jeta bukuroshja Stephanie Moseley, një balerinë dhe aktore e njohur për publikun amerikan, por edhe atë botëror. Historia e saj dhe e bashkëshortit Earl Hayes ka përfunduar në mënyrë tragjike, dhe dyshohet se shkak ka qenë xhelozia nga ana e tij. Earl Hayes mendonte se Stephanie kishte krijuar një lidhje me Trey Songz, madje ndihej xheloz dhe per flirte të tjera nga ana e saj.
Earl Hayes ka qëlluar për vdekje drejt saj dhe më pas u vetvra, por në momentin që policia erdhi në vendngjarje ishte shumë vonë. Fqinjët shprehen se pak minuta përpara se të ndodhte e gjithë kjo kishin dëgjuar britma, dhe më pas të shtënat e armës. Dëshmitar në këtë vrasje ishte boksieri Floyd Meaweather, edhe përse virtualisht. Përpara se të nisnin skenat e xhelozisë nga ana e Eral Hayes, Stefanie kishte bisedën në FaceTime me boksierin, dhe ai ishte një nga disa personat që lajmëroi menjëherë policinë.
Earl dhe Stephanie u martuan bashkë vitin 2008 dhe miqtë e tyre shprehen se ai ishte shume i dashuruar me te, madje bënte gjithcka që ajo të ndihem mire në çdo moment dhe të qëndornin bashkë. Përsa i përketë Trey Songz, ai ka reaguar në twitter duke mos mohuar apo pohuar lidhjen me Stephanie, por në status shprehu dhembjen që ndjente. ‘U prefsh në paqe zemër’ shkruan ai ‘dikur ishe një ëngjëll ne tokë dhe tani po na sheh nga parajsa. Do të na mungosh por nuk do te të harrojmë. ’
Add new comment