Babai i Lady Gaga, të drejta të plota mbi rezidencën 24 milionë $ të së bijës

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 07:22

Lady Gaga asnjëherë nuk e ka fshehur se ka një marrëdhenie të shkëlqyer me të atin, madje në një intervistë ka pranuar se i beson verbërisht atij. Gjithçka krijuesja e hitit  ‘Alejandro’ e ka vërtetuar  tani, duke i dhënë Joseph Germanotta të drejta të plota mbi rezidencën 24 milionë $ që ka në Malibu. Madje duhet të theksojmë se kjo është prona e parë që 28-vjeçarja ka blerë pasi u bë e famshme.

 

Kjo vilë përmban një sërë ambjentesh si pishinë dhe disa garazhe. Për momentin Lady Gaga nuk është e angazhuar me muzikë, fokusi i saj janë vetëm bizneset që po krijon në New York, ku për momentin është pronare e një lokali.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.