Angelina Jolie, puna më e rëndësishme se shëndeti

Te gjithë ishin në dieni të filmit ‘Unbroken’ku Angelina Jolie u ul në karrigen e regjizores, madje gjatë një momenti ajo humbi ndjenjat në sheshxhirime. U tha se kjo ndodhi sa pasojë e lodhjes, por njëri nga aktorët zbuloi se cfarë ka ndodhur në të vërtetë gjatë asaj periudhe. Miyavi tha për ‘Huffpost Live’ :”Isha i befasuar kur pash se sa besim kishte Angelina tek unë, madje tek gjithë ne që ishim pjesë e kastit, ishte e vendosur në punën që bënte.”
Teksa shpjegonte se për aktoren Hollywoodiane, më e rëndësishme se shëndeti ishte puna, Miyavi shtoi:”Angelina u dobësua menjëherë, nuk ushqehej rregullisht. Jam ndjerë keq sepse gjatë xhirimeve unë isha I vetmi që shtova në peshë.”
Add new comment