Angelina Jolie i ranë të fikët, sepse mbështeste aktorët. Njëri prej tyre jep shpjegimin

Gjatë muajve të verës, u përhap me shpejtësi lajmi se Angelina Jolie kishte humbur ndjenjat në sheshxhirimet e filmit ‘Unbroken’. Shkak ishte neglizhenca ndaj ushqimit, dhe rëndësia maksimale që ajo i kushtoi punës. Dhe lidhur me këtë, ka dhënë një intervistë aktori Japonez Miyavi i cili në film ka rolin e një të burgosuri . Ai tha :”Ajo ka ardhur në xhirimet e filmit cdo ditë, duke i dhënë aktorëve këshilla , dhe në fakt nuk ka ngrënë shumë.”
Duke u përpjekur që të shpjegojë dhe arsyet, Miyavi shtoi :”Angelina ishte shumë e dobët dhe vazhdonte të mos ushqehej rregullisht për të mbështetur aktorët e tjerë. Disa prej tyre duhej të humbnin shumë kile, pasi ishin në rolin e të burgosurve. Kështu që edhe ajo veproi si aktorët e tjerë, me të vërtetë Angelina na qëndroi pranë”
Add new comment