Angelina Jolie : ‘Familja ime më mban larg kuzhinës, sidomos për Krishtlindje’

Postuar në 20 Dhjetor, 2014 06:15

Mund të jetë një femër me shumë talente, regjizurë , aktrim , si dhe partnerja ideale e Brad Pitt por tek aftësitë e vecanta te Angelina Jolie nuk mund të rendisim gatimin. Në intervisten e rradhës për një televizion britanik Angelina tha se ajo duhet t’i qëndrojë larg kuzhinës. Ylli Hollywoodian pohoi :’Askush në shtëpinë time nuk dëshiron që unë të gatuaj ditën e Krishtlindjeve. Unë nuk kam durim! I nis gjërat dhe më pas shpërqëndrohem , largohem për të lexuar ose dal ne kopësht për të luajtur me fëmijët. Mendoj që gatimi ka nevojë për shumë durim.’  

 

Nuk mund të lemë pa përmendur se dita e Krishtlindjeve këtë vit do të jetë e vecante per Angelina. Më në fund do të publikohet filmi ‘Unbroken’ të cilin e ka drejtuar aktorja nën petkun e regjizores. Ndërsa këto kohë ajo nuk është shfaqur në promovimin e tij për shkak të lisë së dhenve. Këtë Angelina e bëri të ditur me anë të një video që u shpërnda në rrjetet sociale, duke vërtetuar kështu ate që kishte ndodhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.