Aleksis Cipras: Në marrëdhëniet dypalëshe është problem nacionalizmi

Postuar në 15 Qershor, 2012 05:28

Aleksis Cipras, kreu i radikalëve të majtë grekë, të grupuar në partinë Syriza, ka dhënë një intervistë për gazetarin Niko Ago, bashkëpunëtorin e Shqipit në Athinë. Ai pritet të jetë partia e parë në zgjedhjet që do mbahen në ditët e ardhshme, e në këtë kuptim ka interes të njihen qëndrimet e tij lidhur me marrëdhëniet Greqi-Shqipëri. Gazetari Ago e pyet, por ai nuk duket shumë i informuar lidhur me këto marrëdhëmie, e prandaj përgjgijet e tij janë “për të qenë brenda”. Por janë korrekte, dhe ‘të majta”. Më poshtë është pjesa e intervistës që lidhet me këtë argument:

Marrëdhëniet greko-shqiptare, kohët e fundit, kanë rënë në “batak”. Ç’parashikoni të bëni për rigjenerimin e tyre z. Cipras?

Nuk duam marrëdhënie “të ngrira” me asnjë nga fqinjët tanë. Duam marrëdhënie dypalëshe të mbështetura në bazën e besimit reciprok dhe marrëdhënieve më të gjera të mundshme. Përvoja e viteve të kaluara tregoi se, kur nacionalizmi i të dyja palëve u mund, shërbeu si faktor bazë për konsolidimin e marrëdhënieve si dhe i shërbeu bindshëm zgjidhjes së problemeve dypalëshe.

Duhet të dini, z. Cipras, që mes dy vendeve ende qëndron pezull nënshkrimi i marrëveshjes për ujërat territoriale. Planifikoni, nëse merrni qeverisjen, të nisni negociata të reja me palën shqiptare?

Primare në programin tonë është të nisim menjëherë negociatat e nevojshme me të gjitha vendet e interesuara fqinje, me qëllim që, pas nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe, të nisë përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike të çdo vendi. Në këto procedura, do të shkojmë në bazë të së Drejtës Ndërkombëtare si dhe Konventës për të Drejtat Detare.

Zoti Cipras, edhe pse do më thoni se është shpejt diçka e tillë, nuk po i shpëtoj dot tundimit: nëse pas datës 17 qershor, merrni postin e kryeministrit, është në planin tuaj një vizitë në Shqipëri?

Është me të vërtetë shpejt, mirë e parashikuat përgjigjen. Të gjitha energjitë tona janë të përqendruara te zgjedhjet e 17 qershorit si dhe te hapat e parë paszgjedhorë që duhet të bëhen, në rast se rezultati është ai që presim. Domethënë, një humbje e forcave spekulative dhe shkatërrimit social, dhe një fitore e madhe e së Majtës dhe e popullit grek. Të tjerat vijnë më pas.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.