“Corriere della Sera”: Televizionet shqiptare, kopje autentike e televizioneve italiane

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 13:04

Gazeta “Corrriere della Sera”, në një shkrim të publikuar këto ditë, evidenton klonimin e emisioneve të televizionit italian në televizionet shqiptare. Në shkrim përmenden disa formate të njohura në ekranet shqiptare, të cilat janë marrë copy-paste nga televizionet italiane. Këtej «Striscia la Notizia», andej «Fiks Fare» e «Ça thu..!?». Këtej «Che tempo che fa», andej «A Krasta Show». Këtej «Le Iene», andej «Antilope». Paska për të qeshur. Madje në rastin e fundit kanë ruajur edhe pamjen e faunës dhe kanë ndryshuar vetëm kafshën (nga hiena në antilopë). Sa i përket përmbajtjes, formatit, drejtimit, montazhit dhe orarit të transmetimit janë të pothuajse të njëjtët. Binjake e «Zelig» në Tiranë është «Portokalli» (në Top Channel ) e «Al Pazar» (në Vizion+). Nëse këtu kemi «Domenica In» e «Domenica Cinque», atje  është «E diela shqiptare» (TvKlan ) dhe «E Diell» (Top Channel). «La vita in diretta» e «Pomeriggio cinque» janë frymëzimi i «Pasdite ne TCH» (Top Channel ), «Takim i pasdites» (Tv Klan ), «Vizioni i Pasdites» (Vizion+). Madje në rastin e fundit, deri pak kohë më parë, edhe logoja ishte pothuajse e njëjtë me atë të «La vita in diretta». Pastaj është  Scan Tv me lajmet mbi ekonominë dhe financën, shumë i ngjashëm me Class Cnbc (e cila ka një marrëveshje me versionin amerikan të Cnbc). Ndryshojnë vetëm ngjyrat, grafikat dhe lajmet për treguesit e bursës janë njësoj. Në Shqipëri nuk mungon as Bruno Vespa. Quhet Blendi Fevziu dhe prezanton në Tv Klan emisionin e debatit politik «Opinion», me një studio që të kujton atë të emisionit «Porta a Porta». Mungon vetëm mazhordomi. Mjafton të bësh një “udhëtim” nëpër kanalet televizive të vendit të shqiponjave për të zbuluar se frymëzimi janë programet e RAI-t dhe MEDIASET-it.

“E gjithë kjo famë nuk na bën mirë”, thotë një producent shqiptar që preferon të mbetet anonim, “një pjesë e fitimeve tona bazohet në imitimin e paaurotizuar të transmetimeve të RAI-t dhe MEDIASET-it. Nëse e ndjekin këtë punë mund të na çojnë në gjyq për shkelje të të drejave të autorit”.

Zh.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Majmunizimi i disa kengetareve, poeteve, shkrimtareve, tv-ve, gazetareve te ngjall nje neveri patologjike saqe shpesh here ne ndjekjen e tyre duhet te mbash edhe legenin e nje gote me uje afer ndenjses. (Ju te temes, edhe kete postim mund ta ndaloni sic keni bere edhe ne te gjitha postimet e mia te dy javeve te fundit)</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Te me falni Republika, kujtova per nje moment se isha tek Tema.</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Sepse shqiptaret jane nje popull pa vizion, pa rijesi, dhe mbi te gjitha DEMBEL</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.