‘Nëna e vitit’ përgatitet për festa

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 07:39

Ylli i filmit ‘Sin City’ Jessica Alba po bëhet gati së bashku me familjen për të festuar Krishtlindjet. E shoqëruar nga dy vajzat Haven dhe Honor, si dhe bashkëshorti Cash Warren , ajo ka qëndruar për disa ore në një qendër tregëtare, nga ku janë shkrepur edhe këto foto.

 

Jessica Alba ka vizituar dyqane të ndryshme, dhe vihej re se interesi më i madh ishte ndaj dekorimeve për shtëpinë, apo pemën e Vitit të ri. Por vëmendja e familjes është fokusuar edhe tek një Babagjysh, i cili mbante në prehër vajzën Honor, ndërsa Jessica qëndronte pranë tij me të voglën Haven. Kujtojmë se disa muaj më parë ndër shumë aktore të tjera, ajo është nderuar me çmimin ‘Nëna e vitit’ dhe një titull të tillë ende vazhdon ta mbajë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.