Çfarë ka brenda një kavanozi Nutella?
Nutella është një nga produktet italiane më të dashura në vendin ku prodhohet, por edhe më gjerë në Europë. Emisioni “Patti Chiari” në radio-televizionin zviceran italisht-folës, në një prej puntatave të tij, analizoi kremin popullor të kompanisë Ferrero. Doli se Nutella përbëhet nga 70% sheqer dhe vaj palme (i cili do të përkufizohej më mirë si yndyrë pasi është i ngurtë dhe ka një pamje të ngjashme me gjalpin, siç shihet në foton më poshtë ku është pozicionohet pranë lajthive). Në këtë pikë kavanozi është pothuajse plot pasi dy përbërësit kryesorë përfaqësojnë 70% të totalit. Për të kompletuar recetën, Ferrero shton lajthi (13%), qumësht pluhur të skremuar (8.6%), kakao (7.4%) dhe në fund vanilinë dhe lecitinë soje (0.5%). Për të kuptuar mirë përbërjen e kremit, autorët e emisionit i vendosën të gjithë përbërësit në një kavanoz, duke i diferencuar në shtresa, duke specifikuar se ngjyra tipike e Nutellës merret pas përzierjes dhe përpunimit.
Cilësia e lajthive është një tjetër aspekt i marrë në shqyrtim. Lajthitë për Nutella klasifikohen sipas diametrit të tyre. Ka ato prej 11, 13 dhe 15 mm. Ferrero zgjedh ato 15 mm më të mira të importuara kryesisht nga Turqia të cilat janë edhe më të pasurat me yndyrë.
Tashmë në treg ka disa kremra që imitojnë ose ngjajnë me Nutella-n, por disa kompani kanë vendosur të dallohen duke përdorur përbërës të cilësisë së lartë. Për shembull, lajthitë e Piemontes konsiderohen më të mira se ato të Turqisë, kështu që kur në paketim shfaqet shkrimi "lajthi piemonteze", është një produkt me cilësi të lartë.
Një tjetër shënim i rëndësishëm ka të bëjë me mundësinë e përgatitjes së një kremi pa shtuar yndyrna tropikale si yndyra e palmës që përdoret nga Ferrero. Ka disa firma piemonteze artizanale dhe gjithashtu marka të njohura si Novi, të cilat përgatisin kremra cilësorë lajthie duke përzier 45-50% lajthi italiane me 35-40% sheqer dhe gjalpë kakao. Të tjerë përdorin vajin e lulediellit si yndyrë.
Yndyra e palmës së zgjedhur nga Ferrero dhe kremrat e tjerë më të lirë të lajthisë si ai i linjës ekonomike Smart Esselunga ka avantazhin e një çmimi shumë të volitshëm. Megjithatë, është një përbërës i huaj për traditën ushqimore evropiane, aq sa nuk shitet në raftet e supermarketeve. Përkundër kësaj, vaji dhe yndyra e rafinuar e palmës kanë sukses të madh ndërkombëtarisht dhe përdoren nga shumë kompani ushqimore sepse është pa ngjyrë, pa shije, i lirë dhe është shumë i gjithanshëm në përpunim. Ata që zgjedhin të hanë një krem lajthie për mëngjes duhet të dinë që emri në etiketa është gjithmonë i njëjtë (krem me lajthi dhe kakao), por cilësia mund të ndryshojë shumë, ashtu si dhe çmimi. Nëse për më të lirat si ato të linjës Esselunga Smart shpenzohen 3-4 €/kg, për Nutella-n arrin 7-8 €/kg, ndërsa për ato më të vlefshmet dhe më “artizanale” çmimi shpesh trefishohet, por dallimi është shumë i qartë.
/Il fatto alimentare/MCN Tv
Comments
Per mamate qe duan te
Per mamate qe duan te shmangin nje perberje te tille ne ushqimin e femijeve te tyre, rekomandohet te pergatisni vete krem cokollaten. Ju nevojiten vetem nje kavanoz me gjalp lajthie (lajthi te bluar imet), mjalte dhe pluhur kakaoje. Te tre keto perberes mund te perzihen me sasine qe preferoni, duke e bere si nje krem konsistent qe ta perdorni per te ngjyer buken apo ne embelsira.
Add new comment