Murgu mes korrupsionit

Një zyrtar i lartë i FBI-së është arrestuar dhe aty ka dalë se ky person ka takuar Edi Ramën me ndërmjetësinë e një qytetari shqiptar që mandej është bërë informator i Byrosë dhe ku është folur për punë nafte dhe lobimesh.
Asgjë të re nuk ka nxjerrë hetimi për mua, tha kryeministri Edi Rama.
Ky është episodi i fundit, i freskët fare, i historisë “Punët e Edi Ramës” që nisin e bitisin gjithë keqkuptime mediatike.
80 000 dollarët e fotos me Obamën? Zero problem, dallavere mediash.
Kriminalizimi i Parlamentit me kuartetin e famshëm të Lezhës? Më fal, ku hyj unë këtu?
Saimir Tahiri? Gabon njeriu, i ri ishte.
Elvis Roshi? Një çun i shkathët që ka bërë gabime në rini.
Dako? Ça problemi ka? Dako është Dako, nuk ke ça shton.
Inceneratorët? Po ç’punë kam unë me komisione dhe zyrtarë që korruptohen. Vepra është aty dhe kaq më duhet.
Plasi tërmeti në Dibër? O injorantë që nuk lexoni: përgjimi nuk është provë. Është e dhënë.
DH Albania? Të hetojë prokuroria.
Sa mund të vazhdojë lista? Sa mund të ecet kështu me këtë horizont monoton lu lind vetëm dielli i parasë pa dallim feje, krahine, ideja, rrace dhe ngjyre ? Sa mund të vazhdohet me autizëm të shtirur të dikujt që «nuk di asgjë», që ia punojnë pas shpine, që nuk i qëndrojnë dot marrëveshjes me të për ta bërë Shqipërinë bahçe me lule?
Nuk është kjo më e keqja në fakt. Më e keqja është se të gjithë e dinë se çfarë është ky që flet e bën kështu dhe sërish një pjesë e duan. Pikërisht sepse ky nuk di gjë në fakt, është murgu i vetëm asket në këtë Shqipëri përbindshash që vjedhin.
s.zaimi
Comments
Heu bre
Titulli duhet te jete: "Archbishopi mes korrupsionit"
Lexim i kujdesshem
Nje lexim i kujdesshem i fakteve te rreshtuara do te thote: Eshte lubi qe mbeshtet dhe promovon njerez te inkriminuar dhe korruptuar. A e ben kjo te korruptuar vete? Vetem fakti qe ka dijeni per veprat e trimave te tij, e ben super te korruptuar edhe sikur kokker leku te mos kete prekur me dore.
Por ceshtja eshte: Pse eshte akoma ne pushtet? Kush e mbeshtet? Dhe me e madhja: Kush eshte alternativa? Tek kjo e fundit ka investuar fuqishem duke u bere mburoja me e madhe e lubise tjeter se politikes, bajlozit lexhendar qe lufton me mullinjte e eres.
Add new comment