A mund të bëjë PD avokatinë e ish-pronarëve?
Partia Demokratike doli sot me një deklaratë, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese të rrëzojë ligjin e pronave të ankimuar nga Presidenti dhe partitë opozitare. Deputeti, Oerd Bylykbashi tha se PD është një parti në mbrojtje të ish-pronarëve. "Ne qëndrojmë në mënyrë absolute të drejtës së pronarëve për të rimarë pronën që në mënyrë të padrejtë u është marrë para më shumë se 70 viteve. Do të garantojmë në mënyrë maksimale që kjo e drejtë të shkojë në mënyrë përfundimtare dhe të plotë tek pronarët. Duke marë parasysh faktin që në 25 vite ka patur dhe padrejtësi, kjo nuk është arsye që kjo qeveri, e cila buron drejtpërdrejt nga koncepti i shpronësimit të vitit 45, me këtë vjen sot përpara kësaj gjykate, të ketë të drejtën për të rishpronësuar së dyti"-theksoi Bylykbashi. Nëse siç thotë Bylykbashi në 25 vite ka patur padrejtësi , kjo është pikësëpari përgjjegjësi e Parrtisë ku ai bën pjesë që nga miratimii ligjit 17501. Të paktën moralisht Partia Demokratike nuk mund të bëjë avokatinë e ish-pronarëve, vetëm e vetëm për të mbajtur pardesynë e një partie të djathtë.
Comments
Vetem PD dhe Nishani, nuk
Vetem PD dhe Nishani, nuk mund te bejne avokatine e pronareve te vertete, mbasi Saliu me shoke, i vodhen, i rropen, i torollisen, i torturuan dhe gjysma flasin me vehte.
Nuk kane asnje te drejte morale te bejne avokatine e probareve.
Per interesa politike, te castit, per t'i shpetuar drejtesise, Berisha & co, bejne pakt edhe djallin, vetem e vetem mos te vene para drejtesise qe me sa duket, ketu nuk ka per t'u bere kurre.
Te deklasuarit, te deklasuar mbeten, si ne komunizem, edhe ne demokracine ala Berisha, nje demokraci vrasjesh, vedhjesh, grabitjesh, duke cuar vendin ne lufte civile, me parathenie vendosjen e ndonje diktature, te djathte me Saline diktator, si Pinoceti apo Markosi.
Add new comment