Qameti simbol i pluralizmit, por jo Hero i Demokracisë
Sot përkujtohet dita e vrasjes së Azem Hajdarit, nën titullin emblematik: Hero i Demokracisë. Nuk ka rëndësi diskutimi mbi figurën e Hajdarit, pasi mirë apo keq, të paktën ai ishte një aktivist dhe njeri i angazhuar.
Rëndësi ka termi Demokraci. Për disa arsye.
Së pari nuk ka një konsensus historik mbi atë që ishte 8 dhjetori 1990. Nëse dëgjon protagonistët aty kupton një katalog ecejakesh mes zyrës së Ramiz Alisë dhe protestës së studentëve që në fillesë nisi për kërkesa të trajtimit në konvikte. Më tej protesta u politizua. Asnjë program, asnjë listë kërkesash të qarta politike, asnjë referim modeli, thjesht revoltë kundër një mjerimi të papranueshëm. Cila ishte pra premisa e asaj lëvizjeje: varfëria, apo liria?
Pak më herët, më 2 korrik 1990 pati një tjetër ngjarje kataklizmike për autoritetin e PPSh-së: hapja e ambasadave. Por shqiptarët kishin ikur virtualisht prej dekadash nga ky vend, përmes fetishizmit me imagjinatë të mallrave të konsumit që shihnin në televizione të huaja, apo edhe përmes arratisjes fizike nën rrezikun e vdekjes. E megjithatë ajo nuk u shndërrua në moment për ndryshim politik dhe ky është një ndër ato mistere të historisë që shpjegon mirë psikologjinë tonë.
Së dyti, ne duhet të pyesim: a është Shqipëria demokraci? Formalisht po, por praktikisht ajo mbetet vendi i ikjes dhe padrejtësisë, ku krimi dhe korrupsioni tashmë janë në vendimmarrje. Raporti i shumicës së njerëzve me këtë vend është mbijetesa, të drejtat as kuptohen dhe në një masë të madhe, injorimi i tyre përbën bazën e sovraniteti absolut të partive politike që bëjnë reformë zgjedhore sa herë mbarojnë zgjedhjet.
Së treti: për cilat arsye u vra Azem Hajdari? Për arsye të qëndresës dhe luftës për demokracinë? Kjo është një pyetje që nuk ka përgjigje. Por Hajdari shenjohet si simbol i një partie që ka nevojë për të tillë për të ngulur një hu si të thuash në historinë e këtij vendi ku narrativat me heronj ngjisin më shumë sesa shtjellimi për institucionet.
Në fund, ai ka për të mbetur një i tillë, ndonëse kjo të kujton heronjtë e shumtë që prodhon Shqipëria pluraliste, e cila bën dëshmor të atdheut edhe një polic që humb jetën aksidentalisht sepse përdryshe nuk ka si të trajtojë financiarisht familjarët.
Është një lojë e shëmtuar me injorancën dhe nën siglën e arrogancës së bejlerëve të kollarisur që historinë e një vendi të tërë e përcjellin përherë ne vetë të parë njëjës. Një simbol i pluralizmit edhe mund të shkonte, edhe mund. Por hero i demokracisë?!
s.zaimi
Comments
Statuja e tij e ka pushtuar
Statuja e tij e ka pushtuar Tropojen sikur shtatoret e Kim Jong un neper KKore.
Varferia mendore sundon mendimin politk dhe social ne kete milet ku, maskarai dhe edepsizi behen heronj dhe i drejti nenvleresohet e lihet me larg.
Ky qoftelargu tok me Birishen, dogjen Tropojen dhe krijuan genocid ne kete qytet, po ashtu shkaterruan Shqiperine.
Iu humbte vula qe te dyve.
Plotësisht të drejtë! Unë po
Plotësisht të drejtë! Unë po shtyhem edhe ca më tej. Jam me bindje filozofike të djathta, por persona si ai janë turp i së djathtës. Një copë rrugaç, kontrabandist.
Po te ishte Androkli e jo Azem do shkruaje njesoj?
Azemin e vrau shteti. Eshte provuar qe e gjithe struktura e policise (me gjithe SHIK-un e kohes) u ngrit ne kembe per te punuar e organizuar atentatin ndaj nje deputeti. Fatos Klosi po te doje ta sqaron lorin qe luajti policia e shtetit dhe SHIK ne kete drejtim.
Pastaj keto tjerat jane llogje.
Nga ana tjeter, shume merak mos ta kesh, se diku andej nga fundi, do e gjejme edhe nje gjysem greku per ti dhene ndonje pishtar demokracie. Po nuk jane bere numrat tamam. Kur te behen nja 120 a 130 si Azemi, te lind e drejta te thuash ku eshte ai qe na takon ne. Gjithmone ne saje te ruajtjes se vlerave qe na japin konventat evropiane, te cilat i kemi nenshkruar.
Mund ta kem gabim, por mesa
Mund ta kem gabim, por mesa di me nje dekret te vitit 1993 apo 1994 eshte nderuar Vasil Shahini! Sa per aludimet qe ben ketu per Androkli e Greqi, keto jane syte e vetem qe ka verberia.
Heu bre
Sakte redaksia. Komentuesit e "respublica.al" jane te verber nga aludimet. Une jo se i mbylla syte dhe per cudi e lexova shkrimin.Dicka paranormale me duket.
Edhe?
Edhe?
Heu bre
Ekzistojne pra fenomenet paranormale. Normalet jo.
Add new comment