Rol politik, jo përfaqësim diplomatik
Askush nuk është mbi ligjin. ASKUSH-madje me gërmë të madhe. Na e siguron këtë ambasadorja amerikane në Tiranë, e cila ka zbuluar se ka një luftë personale me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Meqë Meta e quajti spurdhjak kreun e SPAK, Arben Kraja për një hetim penal të nisur ndaj ish-presidentit, zonja u hodh në sulm për t’u shpallur mburojë e SPAK-ut nga sulmet e të fuqishmëve dhe të pasurve siç thotë ajo.
Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
na thotë zonja në fjalë.
Do kalojë koha dhe ky person këtu mundet të shkruajë edhe kujtime e të tallet në to me shqiptarët. E mandej ato kujtime do merren e do rimerren si burim historik nga një shoqëri që nuk diti ndonjëherë të respektojë veten. Njësoj si me kalimtarët apo diplomatët e dikurshëm edhe tani historia më e besueshme jona kalon nga persona si kjo ambasadorja Kim.
E cila kur na kujton NATO-n dhe Këshillin e Sigurimit me siguri që harron se ka qenë e dërguar e një presidenti që tallte bythën edhe me njërën edhe me tjetrën. Ajo sjellje e Donald Trump cilit vend i përket, këtë mund të na e thotë zonja, meqenëse ne si vend i vogël e kemi të detyrueshme të kuptojmë?
Zonja Kim ndoshta nuk është në gjendje të perceptojë shndërrimin që ka pësuar qëkur ka ardhur në këtë vend, forcën tjetërsuese të kulturës së kënetës, nuk arrin dot të shohë se çfarë përfaqëson kur flet dhe për mënyrën si flet dhe ndoshta e sheh SHBA si imunitetin e vet. Sepse këto sulme vetëm një ambasadori nuk i takojnë dhe kjo pjesëmarrje vetëm në një krah e shndërron përfaqësimin diplomatik në rol politik përtej edhe fasadës së një demokracie.
Comments
E kemi keq punen me kete qe
E kemi keq punen me kete qe si rrin llapa. Po na mxjerr bojen. Shtriga.Ta lej Lirin e shkret. Liri thjesht ato 700.000 eurot e videos i coi ne amerike. Kaq ka bo.Per kaq nuk u bo nami. Ama ajo ta qepi. Se shkel konventa e plot gjojna te tjera pa te cilat nuk rrojme dot. Pa sa per Ilirin atij po i shkelen te drejtat e njeriut. Dhe keni per ta pare qe do tja hedhe paq. Ta mbyll me.....jeni bo per dhimse.
E vertete. Ne dallim nga kjo
E vertete. Ne dallim nga kjo ti flet me koke jo me llape.
hajde merre vesh
mire ky qe i coi, po ai qe i mori mo vlla nuk ka faj?
Add new comment