TAP, projekti nis brenda 3 muajsh. Do të investohen 5.6 miliardë euro

Postuar në 23 Mars, 2016 10:47

TAP do të bëjë të mundur trasnportimin e 10 miliardë metër kub gaz nga Azerbajxhani për t’u shpërndarë më pas në Europë e më tej në Gjeorgji dhe Turqi. Sipas zëvendëspresidentit tw Komisionit Europian për Energjinë Maros Sefcovic, ndërtimi i TAP do të nisë në tremujorin e tretë të këitj viti, ndërsa sasia e parë e gazit nga Kaspiku për në BE do të mund të mbërrijë në 2020-ën. TAP do të investojë 5.6 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, nga të cilat rreth 2.3 miliardë euro do t’i shkojnë direkt Greqisë. Sipas tij ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) nuk do të kontribuojë vetëm në rritjen e sigurisë së energjisë, por do të rrisë konkurrencën, krijimin e vendeve ë reja të punës dhe do të mbështesë ekonominë raporton Monitor.

Comments

Submitted by Kultura (not verified) on

C'eshte ky lajm absurd? Kujt i hyn ne pune sa do harxhohen ne Greqi? Per ne shqiperi keni ndonje informacion?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.