Kundër edhe ndaj Fjalës?(video)
Është shoqëruar me tensione takimi i Partisë Socialiste në Elbasan. Sipas zakonit të vjetër të asaj partie, “disidenti” i radhës nuk është thirrur në takim, por kësaj radhe Ben Blushi, që është kthyer nga “komentator” në armik të PS-së, sipas një formulimi parafabrikat të Taulant Ballës, ka shkuar vetë në mbledhje. Siç raportohet në takim ka folur kryetari i PS-së, Edi Rama, mandej është ndërprerë transmetimi me regji, janë nxjerrë jashtë gazetarët, pasi të gjithë duhet të jenë të kënaqur që për popullin mjafton fjala e kryetarit. Të tjerat “i di Partia”. Po çfarë ka ndodhur aty brenda? Këtë e sqaron Blushi: “Partia Socialiste nuk është pronë e një njeriu të vetëm. I drejtohem Ramës tani këtu përballë: Përse nuk do zgjedhje? Duhet që të ketë zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste, këtu nuk ka demokraci, por banditë që duhet të largohen. Nuk vij në Elbasan sepse ndihem i turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni”, ka thënë deputeti socialist për të shtuar më pas se: “Salla kishte tension, por unë nuk jam arsyeja. E kuptoj që njerëzit janë të varfër, ka një acarim të përgjithshëm. Nëse do të ishte salla më e qetë do i shpjegoja më shumë se çfarë kërkoja. U drejtova duke u thënë se bëjnë shumë mirë që vijnë në PS. Iu drejtova personalisht Edi Ramës brenda në sallë duke i thënë shpjegoi këtyre njerëzve pse nuk do të votohesh. Njerëzit që fishkëllenin për Berishën ishin sot në sallë. Partia nuk është pronë e një njeriu të vetëm”.
Pala tjetër nuk ka thënë asgjë, por ajo që ndodhi në Elbasan para disa ditësh e bën të besueshëm këtë version. Këto janë shenja degradimi; Të organizosh njerëz për të fërshëllyer një njeri të vetëm, apo qoftë edhe një grup, kjo do të thotë se jemi para fundit. Një fund që vlen për ata që kanë shpresuar, pasi për ata që e njohin nga afër një parti ku vazhdon e vendos Namik Dokle, Gramoz Ruçi e ku përdoret për të bërë të qeshin njerëzit Pandeli Majko e ndonjë tjetër, nuk është më shpresë për asgjë përveçse për ndonjë interes të caktuar. Çfarë bën përshtypje dhe është ogur i mirë është se edhe Fjala i shqetëson shumë pushtetarët në Shqipëri, edhe kur ajo vjen nga një njeri si Ben Blushi që ka zhgënjyer edhe të pashpresët. Dhe kur Fjala shqetëson dhe tremb shenjat janë se pushteti ka siklet, nuk do të dëgjojë asgjë më dhe i druhet garës. Ndryshe nga sa kërkon të shfaqet.
Comments
Fillimisht, zoterinj te
Fillimisht, zoterinj te redaksise, lutem, shenoni autorin, e shkrimeve, sikur edhe me pseudonim, por boll qe te jete.
Nga menyra e te shkruajturit,
Nga menyra e te shkruajturit, kuptohet kehte qe autori, ka patur nje mllef shume te madh, mbasi ka shfryre ne menyre inatcore.
Ne vend qe te ahkruante e te bente gazetarin, qe ka per detyre te percjelle lajmin, ne kete rast ka treguar nje pakenaqesi, duke lene te kuptosh, ( me propabilitet mbi 90 %), se autori iketije shkrimi prej dufi, eshte Ben Blushi.
I shkruaj keto, mbasi, ky autor, arrin deri aty, sa te pergojoje e te denigroje figuren Pandi Majkos. Turp, turp te kete, qe te flase per nje njeri te pa njolle e pa vese perverse sikunder i ka vete Ben Blushi. Nuk po dua te ul vehten, e te shkruaj ato qe dime per karkterin e tije te ulet dhe aventurat prej horri e te pa cipi qe ka kaluar ne rinine e tije.
Ben Blushi, ka te drejte te shkruaje e kritikoje ke te doje, per punen dhe problemet e partise, por jo te pergojoje njerezit, duke u munduar te ule reputacionin e tyre.
Autori, ne vend qe te ngrinte e te lrtesonte figuren e Ben Blushit, me kete shkrim, krijon reagim te kundert, duke na bere te kemi neveri pambarim per kete njeri pa karkter.
Vetem dicka: Nuk e di cfare
Vetem dicka: Nuk e di cfare kuptimi i jep ti fjales "pergojim", por me aq sa di, ajo ka kuptimin e marrjes ne goje prapa kraheve per ceshtje personale. Ketu Majko permendet per angazhimin e tij publik, per rolin qe i jep vetes, e theksoj, I Jep Vetes ne politike.
Autori i shkrimit Ben Blushi? Deri ketu s'shkonte mendja.
Kur te permendesh emrat e
Kur te permendesh emrat e ikonave te demokracise, jo vetem te PS, Namik Dokle, Gramoz Ruci dhe Pandi Majko, duhet te matesh mire.
Qenke nje kalama adoleshent i papjekur.
Sa per leksikologjine spjeguese, je sternipi im per t'me spieguar fjalen pergojim, qe ju e keni bere ne te kryeren e plote, por, nuk dua te merrem me foshnjarake, qe mundohen te mbajne vendin e punes duke u munduar te hedhin balte mbi njerez qe kane dhene per kete vend.
Gjithsesi, ju pershendes, gjithmone pa ju fyer, e jo si ju, qe fyeni ne shkrime, ato njerez qe citova me siper.
E para, keto jane ikonat e
E para, keto jane ikonat e tua. Dhe te uroj t'i kesh me jete.
Sa per ate se cfare i kane dhene vendit, kjo pastaj eshte histori me vete. Sy e veshe kemi te gjithe. Plus ketu kemi jetuar.
Dhe e fundit: ti mund te jesh kush te duash. Por ketu, pra kur hyn e shkruan ne faqe, nuk te pyet njeri e as te llogarit as si gjyshi i gjuhes dhe as si dekan i politikes. Je vetem dhe vetem, asgje me shume, vetem dhe vetem nje komentues si te gjithe te tjeret. Je i ftuar dhe e i deshiruar te japesh kontributin tend, te shkruash, te besh verejtje e kritika, por jo te na japesh leksione morale. Sidomos per keto lloj ikonash.
Udha e mbare!
Add new comment