Ben, na dëfto: Kush janë socialistët e vërtetë?

Postuar në 08 Shkurt, 2016 22:23

Sot në “Top-Story” socialisti i vjetër, ish-kryeministri Pandeli Majko ka qenë për një intervistë. Ka thënë Majko ndër të tjera: “Në ditë të vështira Pandeli Majkon e keni parë gjithmonë përkrah Edi Ramës. Unë nuk e di nëse ky udhëtim që Blushi ka marrë, është një fillim ose një fund...Duhet të ketë kujdes se po e teprove me të drejtën, e drejta të kthehet në të kundërt...Kujtoni zgjedhjet e 2001, kur Ilir Meta kryeministër fitoi zgjedhjet dhe menjëherë u sfidua nga Arben Malaj. Në atë kohë ne i kishim marrëdhëniet më keq se tani dhe unë me Ben Malaj isha mik, por ia thashë: Ben unë nuk mund të jem me ty. Unë sot po të them të njëjtën gjë që kam thënë për Metën”.(http://www.gazetadita.al/majko-mbeshtes-edi-ramen-blushi-te-mos-e-teproje/)

Edhe sikur të jesh me katër klasë shkollë, apo vetëm me kopësht, ky mesazh i Pandeli Majkos ka vetëm një lexim: “Ben, unë nuk dal kundër kryetarit. Ben, unë nuk gaboj në nuhatjen e krahut “të duhur”. Që këtej një pyetje shkon edhe për Benin..Blushin: Ben, kur thua që t’ia kthejmë PS-në socialistëve dhe t’ja marrim Rilindjes, Majkon dhe ca si ai që kanë aty që në vitin 1991, ku e përfshin? Ben të lutemi, na dëfto kush janë socialistët e vërtetë? 

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Partia Socialiste eshte menderosur pikerisht se ca si puna e Pandeli Majkos jane bere tashme socialiste te vjeter.

Submitted by Se mos ka socia... (not verified) on

Ne Tirane lexojne per te harruar,
jo per te mesuar, jo per te krijuar bindje, koncepte.

Ju e lexuat Fred Ibrahimasin, ate hebreun e lindur amerikan?
Ai e tha troc e bukur ate qe edhe ne e kishim ditur, por nuk e thoshim:

"Berisha kishte kuptuar friken e regjimit te Hoxhes, qe kishte mbetur tek shqiptaret, dhe e perdori ate..."

Hiqni emrin e Berishes dhe vini ate te Edvinit dhe del se jo Majkua i majkes, por nuk ka me nga ata socialiste per te cilin pyesni Ben Blushin ju!

Edi e ka kete merite, qe do t'ja pranojme me vone: Per here te pare ne 70 e ca vite jete, Partia Socialiste...shqiptare nuk eshte me parti e punes... PS eshte thjesht nje klub klientesh, nje ndermarrje private e Rames ku vetem socialistet e vjeter nuk jane bashkepronare...

Ata qe po shenohen ne listat e reja te PS-se jane rregjistrime emergjence qe, edhe sikur te votohet Nje Vote per Cdo Antar, Edi te rikonfirmoj aksionet e jo-Socialisteve qe solli me vehte...

Por ne legjislaturen tjeter, as Majko e as Xhafa nuk do jene...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.