Po vjen viti 2012, por nuk ka shenja veprash energjitike
Kemi dëgjuar shpesh këto kohë të flitet për Shqipërinë si për një superfuqi energjitike të rajonit. Është folur për investime në këtë lëmë që kapin shifrën e 5 miliardë eurove (nuk bëhet fjalë për një lapsus calami të bërë nga unë; është folur njimend për miliarda, jo për miliona). Është bërë madje dhe premtimi që këto investime do të përfundonin në vitin 2012. Janë bërë tendera, janë shpallur fitues e janë lidhur kontrata koncesionare. Ndonjë vepër ka filluar me bujë të madhe, gjë që është dukur edhe nga kronikat televizive që na kanë treguar kryeministrin me gërshërë në dorë duke prerë shiritin e përurimit.
Viti 2012 po vjen. Sipas gazetarit të Shqipit, Gjergj Erebara, vetëm një hidrocentral ka përfunduar, ai i Ashtës, i cili është më pak pretenciozi ndër veprat e mëdha të parashikuara. Janë ndërtuar dhe pesë hidrocentrale të tjerë në vitin 2010, por ata janë fare të vegjël (në Bishnicë, Lubonjë, Dishnicë, etj); të gjithë bashku, këta hidrocentrale prodhojnë rreth 40 mijë kilowatt-orë në vit, dmth aq sa është konsumi kombëtar në harkun e 48 orëve.
Ka patur, gjithashtu, shtatë projekte të prodhimit të energjisë me anë të erës, të cilët do duhej të përfundonin në vitin 2011 e 2012. Vendet e ndërtimit të këtyre parqeve eolikë u zgjodhën të ishin Lezha, Bilishti, grykëderdhja e Shkumbinit, Karaburuni, Butrinti, etj. Asnjë prej këtyre projekteve nuk është ndërtuar. “Nuk kish se si të ndodhte ndryshe”, shkruan Gjergj Erebara në Shqip në fund të artikullit të tij. “Kompanitë që morën përsipër të investonin miliarda euro kishin raportuar se i kishin zyrat qendrore nëpër apartamente në Durrës apo në Linzë të Tiranës. Kapitali i tyre i paguar në themelimin e kompanisë qe 100 mijë lekë të reja”.
Comments
keto shaka nuk mund te mbajne
keto shaka nuk mund te mbajne humor! realisht, ku mutin u gjeten keto investore ose investime... shpjegoni ju lutem.
Mua nuk me ben pershtypje qe
Mua nuk me ben pershtypje qe per 20 vjet ketu nuk eshte ndertuar asedhe nje gje, imagjinoni; 20 vjet dhe ky palo shtet i drejtuar nga kriminele si Morri i Kuq i Vucidolit alias sali Dhi berisha nuk ka shtruar asedhe 1 cm hekurudhe, ju flisni per hidrocentrale apo vepra te tjera energjitike qe jane "impossible mission" per kete tufe injorantesh, te ligj, e kusaresh qe quhet qeveri. Morri i Kuq i Vucidolit nuk di, e as qe ka kohe te mendoje per industi apo bujqesi per vepra energjitike apo infrastrukturore, sepse ai vjedh e vret per te mbajtur perjetsisht pushtetin, parate e buxhetit e te taksave tona i perdor per pazare elektorale e vjedhje votash, dhe ... dhe eshte logjike qe nuk do te ndertohet asnjegje nga keto truthare qe nuk kane as edhe nje ide te vogel per shtetberjen dhe qeverisjen, keto jane thjesht kriminele te keqinj...mjere ky vend...shtetet e verteta ku te aftit jene ne krye te puneve jane me vite drite larg nesh...sa per ilustrim po ju kujtoj Korene e Jugut, ne vitet 60 atje jetohej si ne xhungel apo edhe me keq; per 10 vjet (1960 deri ne 1970), DUA TA THEKSOJ PER 10 VJET, JU VUNE PUNES DHE E TRASFORMUAN VENDIN NE SUPERFUQI INDUSTRIALE, e sot eksportojne edhe teknologji, jo me produkte e artikuj te ndryshem...si ka mundesi!!! ka mundesi sepse gjeja e pare qe bene ishte mbyllja e shtigjeve (ligjore), per idiote e te paafte si kermat tona, vendosja e demiokracise se vertete jo si demokracia jone vucidolase, dhe denim maksimal korrupsionit dhe vjedhjeve dhe ja ku jane sot vite drite larg nesh.
Eshte turp per ne qe lejojme kriminele si Morri i Kuq i Vucidolit (sali Dhi berisha), hajdute ordinere si katundari nga skrapari meta, dhe nje tufe me inkompetente e injorante si ministrat imami, ruli, bregu, basham bode, mediu, olldashi, pollo etj qe te tallen e te na vjedhin perdite e me shume.
Add new comment