Emil Dimitriev, kryeministri i ri i Maqedonisë
Emill Dimitriev do të jetë kryeministri i ri i Republikës së Maqedonisë. Ai mban detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të VMRO-DPMNE dhe vjen në detyrë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. “Sipas Marrëveshjes së Përzhinos, kryeministri duhet të tërhiqet 100 ditë përpara zgjedhjeve që zgjedhjet të jenë efektive, ndërkaq ai ka të drejtë përsëri të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me dorëheqjen e kryeministrit mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 24 Prillit janë vulosur, ndryshe Gruevski nuk do të dorëhiqej”, raporton “Zhurnal”. Dimitriev, që do të jetë kryeministër për fazën tranzitore, është sociolog. Ai ka lindur në Probishtip më vitin 1979, është diplomuar në Fakultetin Filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji, ndërsa studimet Postdiplomike po ashtu i ka kryer në Fakultetin Filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji. Në vitin 2011 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në të njëjtin vit është propozuar për zëvendës ministër në Ministrin për mbrojtje, funksion që e ka kryer nga viti 2008.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=161142111557
Comments
Me ne fund e hoqen Gruevskin
Me ne fund e hoqen Gruevskin nga kryeminister i shtetit kopil.
Ishte nje antishqiptar, armik i shqiptareve dhe i shtetit shqiptar.
Zoti marrte hak ndaj tije.
Add new comment