Kur “Portokall(es)isë” i mbaron lëngu
Nuk do të vlenin as dy radhë për t’u shkruar, por meqenëse programet e përcjella nga një televizion si Top-Channel, ndiqen në të gjithë territorin, ato detyrimisht duhen trajtuar. Rasti i programit “Portokalli”, këtij institucioni të banalitetit mes shqiptarëve, të një humori kallp dhe prej të dehuri, është ndër më ilustruesit. Dhe një shfaqje e fundit që si zakonisht ngatërron, padyshim nga padija dhe injoranca, humorin me ofendimin, ironizimin me talljen që lë si shije keqdashjen, meriton vëmendje. Portali “newsbomb.al” raporton se “shakaja” e fundvitit e personazhit “Luze” për matjanët ka sjellë reagimin e një mësuesi nga Mati. Mësuesi Lefter Ballabani shkruan se portretizimi i rrumbullakosur i portokalleve të tharta televizive nuk qëndron dhe as nuk ka bazë për humor. “LUZJA e portokallisë (autori i libretit) përmendi Burrelin si vend ku përdorej dhuna në arsim dhe që nënkuptonte një vend të humbur etj etj. Lidhur me këtë mund të them se ndjej keqardhje për ata që e njohin Shqipërinë deri tek sheshi ‘’Shqiponja’’ në Tiranë dhe pjesën tjetër e mendojnë ashtu si LUZJA. Lidhur me arsimin neëMAT, të paktën deri 2 vjet më parë kur une isha drejtues mund t’ju them atyre se: Jo vetëm dhuna nuk kishte vend, por ishte cilesor. 97% e mësuesve ishin me arsim përkates. Anglishtja ishte e shtrirë në të gjitha shkollat e rrethit. Maturantët matjanë gjithnjë kanë qenë në 25 më të mirët e republikës. Për 8 vite u ndërtuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla….etj etj. Gjithashtu lidhur me popullatën (matjanët) që jetojnë në ato troje shquhen për mençurinë e trashëguar në shekuj, të cilën e kanë investuar në hedhjen e themeleve të shtetit shqiptar. Djemtë e Matit sot janë të shpërndarë në gjithë botën dhe kudo ku ndodhen janë të spikatur për shkathtësinë dhe qytetarinë që paraqesin. Po kështu mund t’ju them se edhe gjatë diktaturës rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar. Djemtë dhe vajzat e Matit nëpër universitete nuk mund t’i dalloje dhe as nuk mund t’i dallosh edhe sot nga rinia tjetër e qyteteve të mëdha si Tirana,Durrësi etj, qoftë nga paraqitja, qoftë nga e folura, qoftë nga rezultatet. Djemtë e vajzat ishin ” garipë ” e jo merhumë në shoqërinë që i rrethonte dhe jo më kot flitet edhe për dashuri gati të pamundura për të tjerët të djemve e të vajzave matjane me VIP-at e kohës të Tiranës...”, shkruan ky mësues sipas “newsbomb”(http://newsbomb.al/index.php/aktualitet/item/28986-rebelohet-mesuesi-me-...). Natyrisht, duke pranuar(i vërtetë ose jo reagimi, problemi qëndron) se edhe në këtë përgjigje ka një lloj idealizimi, do nënvizuar se përgjithësimet që bëhen përmes dritareve kaq të shikuara si “Portokalli” ndikojnë në kultivimin e stereotipeve që edhe kështu janë prezente. Askush nuk thotë që edhe humori të përdorë autocensurë, por humori mund të jetë disi më fin, kuptohet nëse kjo kërkesë nuk është luks për “fermerët” e “Portokallisë”. Nuk ka vend për të vënë në lojë këta të fundit, pasi siç po shihet janë të vetëmjaftueshëm në këtë drejtim. Thjesht ky reagim mund të shërbejë për t’i kujtuar se ka një pjesë që e sheh këtë lloj humori si edicion lajmesh.
Comments
Hahahaha.....ca ishte kjo mo?
Hahahaha.....ca ishte kjo mo???? "Qytetari Dixhital" denoncon?????
I nderuar Lefter Ballabani,
I nderuar Lefter Ballabani, nuk ju njoh, nuk ju dij dhe nk dua t'ju njoh apo te dij, per Ju, por me revolton fakti, qe ngaterroni humorin me realitetin.
Ketu qendron ndryshimi, ne katundar e qytetar, pavaresisht shkollimit qe mund te keni. Ju, dhe te pakten nja gjashte apo shtate brez, nuk beheni qytetar ( nga mendja e mentaliteti ), jo pse nuk doni, por eshte llogjike, kur ju megjithe shkollimin qe keni, nuk arrini dot te kuptoni shakane, humorin, me realitetin.
Nga shqiperiq e mesme, kane nje shorehje, per njerez si puna juaj : " KATUNDAR MOR SUME PA RRUR, ME T'I RRJEPE DHE SHTATE LEKURE, QYTETAR NUK BEHESH KURRE".
Gezuar vitin e ri.
Kush ta rruajti ty apo e rruajte vete.
Pyetje me vende kjo imja he te keqene. Jo se nuk e dinja se te behesh qytetar duhet te rruaç edhe bythene. Se nga fshati yne i thone gjella me kripe e kripa me karare, behet llafe per shakane.
Add new comment