John Kerry njeh meritat e ish-anëtarëve të PPSH-së në lëvizjen e dhjetorit
Shtetet e Bashkuara janë kujdesur të përcjellin një mesazh në Ditën Kombëtare të Rinisë, duke i njohur meritat për tranzicionin demokratik edhe ish-funksionarëve të guximshëm të Partisë së Punës. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në emër të Presidentit Obama thotë se ky tranzicion historik është mbeshtetur nga udhëheqësit e lëvizjes studentore, është përforcuar nga qytetarët që marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës dhe është ndihmuar nga ish-anëtarët e guximshëm të partisë, të cilët ndihmuan në vendosjen e sundimit popullor.
“Me këtë rast, ne njohim përparimet e mëdha që Shqipëria ka bërë në këtë çerek shekulli. Sot, Shqipëria është një aleat i NATO-s dhe kontribues për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Shqipëria, është në rrugën drejt integrimit të plotë euro-atlantik, duke bërë reformat e nevojshme për të forcuar institucionet e saj demokratike dhe per të zhvilluar një ekonomi konkurruese të tregut të lirë”, vlerëson shefi i diplomacisë amerikane.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojne miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe shikojnë në të ardhmen thellimin e këtij partneriteti”, ka shtuar Kerry.
Comments
dmth te Berishes me kompani
dmth te Berishes me kompani qe bene revolucionin 25 vjet me pare.
Po sigurisht Berishes & Co
Po sigurisht Berishes & Co sepse kush tjeter pati guzimin ti tregoje vendin kesaj pjelle komuniste qe edhe sot e kesaj dite i ka rrenjet e forta sa votojne qelebesirat Ramiste. Bravo i qofte PDse sot por duhet te tregohet me shume force. Une do ti syrgjeroja qe turma te turreshe edhe tek ato godia pseudogazetash si Tema, Shekulli, Shqiptaria e Dita qe jane krahu mediatik me theks rus i komujisteve te rinj por kriminel me gjeneze.
Add new comment