Çfarë quan Edi Rama të jashtëzakonshme në dy vjet e kusur qeverisje

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 21:34

Ndryshe t’i shohësh gjërat nga lart dhe ndryshe nga poshtë. Nëse Shqipëria nga sivjet ka dalë jek e jek me borxhin, kjo vlen vetëm sa për statistikë. Pavarësisht vlerës që kanë për qitapet e shtetit, statistikat as nuk hahen e as nuk pihen.

Edhe vetë kryeministri e ka pranuar se kjo nuk ka impakt të drejtpërdrejtë e të menjëhershëm në buxhetin e çdo familje, por është një garanci që sipas tij ashtu si edhe në sektorët e tjerë hemorragjia tanimë është ndalur dhe operacioni i reformave ka filluar të japë rezultate.

Tabakaja me të cilën kryeministri ka nisur turin sqarues në Shqipëri është një përpjekje për t’u treguar shqiptarëve “bëmat” që ata nuk po i shohin apo po nuk i kuptojnë nga perspektiva e të bërit shtet. Që kjo qeveri ka prodhuar “bëma” nuk ka pikë dyshimi, duke nisur që nga konkurset e deri te koncesionet, por ajo i njeh vetes suksese që kryeministri nuk gjen fjalë tjetër t'i përshkruajë veçse si të jashtëzakonshme

“Sigurisht, disa rezultate janë të jashtëzakonshme për njerëzit. Fjala vjen, është e jashtëzakonshme për ata që merren me biznes të vogël që nuk do të paguajnë më taksa. Më shumë se kaq për një familje, apo një person të vetëpunësuar, apo të punësuar në biznes të vogël nuk ka. Të mos paguajë asnjë taksë!”-deklaroi Rama në Elbasan.

Më e jashtëzakonshme se kjo që thotë zoti Rama është mënyra sesi kryeministri e mori këtë vendim brenda natës, duke shtangur edhe vetë Shkëlqim Canin që e mori vesh lajmin pasi Edi Rama kishte dalë në konferencë shtypi.

“Apo është e jashtëzakonshme për një të moshuar, që me ligjin e vjetër të pensioneve e kishte praktikisht të pamundur të merrte një pension, që sot të marrë pensionin social. Pavarësisht se pensioni social nuk është një pension i lartë, është modest, sidoqoftë është një mundësi”-shtoi kryeministri.

Sa e jashtëzakonshme është kjo më mirë ta thonë vetë pensionistët.

Comments

Submitted by Pensionistet (not verified) on

62 vjece ime me. Pa pension me 28 vjet kontribute ne shtet endet gjykatave.fitoi shkallen e pare eshte ne apel. Po si jeton? ku i gjen te ardhurat? Shteti thote sdua te ta jap pensionin shko ne gjyq. Ajo duhet te prese edhe ndoshta nje a dy vjet per te marre pension. Pra ne moshen 64 vjec mund te marre te drejten e saj
Turp per kete shtet.

Submitted by Ramen e Pengon Babai (not verified) on

Krimi i radhes, Reforma juaj per pronat ose kompensimin e tyre, nuk ka per te ndodhur,
sado qe bijte e nipat e Bllokut kerkojne ta cojne thiken deri ne eshter....

"Kriminelle jeni...", mire ua tha Lu Amerikani.

Thoni qe fajin e kane qeverite e 25 vjeteve te fundit, pra jo shoku Enver, dhe pronaret qe u ndeshkuan nga komunizmi, perseri ata te paguajne cmimin!

Pse nuk akuzoni tere shtresen politike qe ka qene ne pushtet ju,
pse nuk i pyesni: si i bene tere keto pasuri qe kane me vjedhje?

Po, edhe Sali Berishen, nese jane te verteta akuzat tuaja per te.
Nese jo, ai ka te drejte kur thote se Qeveria e Rames eshte e Nipave dhe Mbesave te Bllokut: Spnila Qato qe degjuam te Ora News ishte vajza e Llambi gegpriftit, psh. Nuk i dhiridehj fare qerpiku kur i barazonte si qytetare ata te partise dhe ata te burgjeve!

Turp, ju ndeshkofte Zoti, ju dhe femijet tuaj...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.