Von der Leyen: BE-ja nuk do të pranojë kurrë zgjidhjen e dy shteteve për Qipron

Postuar në 08 Korrik, 2021 12:07

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar nga Qiprua ku ndodhet për një vizitë se BE-ja nuk do të pranojë kurrë zgjidhjen e dy shteteve për ishullin në Egje.

Dua të përsëris se ne nuk do të pranojmë kurrë një zgjidhje të dy shteteve. Ne jemi të vendosur mbi këtë dhe jemi shumë të bashkuar

citohet von der Leyen të jetë shprehur në një konferencë për shtyp.

Në një shfaqje që provon forcën me Turqinë, zyrtarja e KE-së ka bërë me dije se kushdo që flet me një vend anëtar të BE-së, p.sh Qipron, duhet të kuptojë se flet me të gjithë unionin. Një lloj kërcënimi ky që do të duhet punë të marrë vlerë efektive kur sheh mënyrën sesi funksionon BE-ja dhe se në çfarë niveli është kohezioni i tij për çështje si kjo e Qipros. Zgjidhja e dy shteteve është propozim i Turqisë që mban të pushtuar një pjesë të ishullit që nga viti 1974. 

Comments

Submitted by Besnik (not verified) on

Termi "kurrë" nuk eshte zakonisht pjese e ligjeratave te zyrtareve te BE. Me teper eshte pjese e demagogeve qe luftojne per nje qellim te caktuar. Ka plot presidente shtetesh, kryeministra, apo kryetare te partive zakonisht te ekstremit te majte apo te djathte qe deklarohen pro nje ideje apo kunder saj duke perdorur fjale te tilla si "kurre", "Gjithmone" etj. Po ashtu ka plot raste qe edhe pasi eshte deklaruar pro apo kunder nje ideje, shteti, edhe i madh qofte, me lezet eshte terhequr. Von der Leyen padyshim qe nuk ka si te jete pro idese per shtet ne vehte te qipros veriore. Por nuk duhet harruar se ishte po kjo BE, qe anetaresoi Qipron duke e patur fare te qarte se ishte nje aventure totale. Ai veprim sot do te kudershtohej me shume furi, nga te gjithe me ne krye vete Von der Leyen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.