Një tjetër kulm në financa: 20 mln euro mangut, edhe nga plani i ulur enkas që më parë!

Postuar në 21 Shtator, 2015 21:24

Të llogarisësh një plan të ardhurash buxhetore, të pranosh se ai plan ishte tejet entuziast ndaj shifrat duhen ulur, dhe të mos realizosh as planin e ulur që ke hartuar po vetë. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave tregojnë se të ardhurat buxhetore për muajin gusht qenë 32.4 miliardë lekë, nga 35.1 miliardë që qenë planifikuar në buxhetin e rishikuar dhe shumë më të ulëta se sa plani fillestar prej 36.4 miliardë lekësh që qe përcaktuar në fillim të vitit. Kësisoj, Qeveria po përballet me një deficit të ri prej 2.8 miliardë lekësh, (rreth 20 milionë euro) në të ardhurat e muajit gusht, pavarësisht se plani i të ardhurave qe rishikuar në ulje me ndryshimet e buxhetit të shtetit të miratuara nga qeveria në 31 korrik. Të ardhurat tatimore të qeverisë realizuan edhe pjesën më të madhe të këtij deficiti të ri, i cili sugjeron se qeverisë do t’i duhet të rishikojë sërish buxhetin 2015 në ulje.

Me këtë vrull të pandalshëm mosrealizimesh, a ekziston ndonjë fije mundësie që kryeministri Rama të mendojë se mund të ketë edhe të paaftë në administratën e lartë dhe qeverinë e tij? Apo gjithçka sa i takon qeverisë është në rregull dhe fajin e ka gjithë pjesa tjetër; pra populli, gjeopolitika, rajoni, Europa etj?

a.j

Comments

Submitted by soll lili (not verified) on

Jane ndare detyrat.Ed bolja me pikturat dhe "show" nderkombetar,Like hajni me te tijet me rrjepje... me qetesi dhe dashuri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.