Rama, shfaqet ekzotik për italianët: Me gjyshe veneciane dhe pasardhës katolik
Gazeta italiane “Corriere Della Sera”, edicioni barez I ka kushtuar një shkrim kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilin e përshkruan si shumë ekzotik për cilësitë e tij të veçanta nga gjyshja veneciane e deri tek fëmija I fundit, i pagëzuar si katolik.
“Kryeministri Rama, ish kryebashkiaku gjenial i kryeqytetit, është fokusuar në miqësinë mes dy brigjeve të Adriatikut, tani të “bashkuar” përmes trageteve, tashmë të dyfishuar dhe të shpejtë, mes Barit dhe Durrësit (40 mijë shqiptarë kanë ngritur sipërmarrjet e tyre, jetojnë e punojnë këtu dhe krijojnë punë për ne). Më pas ka kujtuar origjinën italiane të lidhur me një gjyshe veneciane dhe të dënuar, se “italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, ka trajtuar të gjitha nyjet e koklavitura të politikës ndërkombëtare.
“Ndjejmë mungesën e një Europe të bashkuar, strategjike dhe politike, - ka shpjeguar – ndërsa paguajmë mungesën e strategjive të qarta për Sirinë dhe Pranverën Arabe. Në sfond, shtetet janë kapur rreth interesave të tyre nacionale.
Rama e ka mbyllur intervistën duke kujtuar që “Shqipëria është Italia e gjyshërve tuaj, një vend i vëllazërisë së besimeve fetare, siç e përshkroi edhe Papa Francesku”. Në fund ka përshkruar pluralizmin fetar që jeton në familjen e tij: “Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët ortodoksë dhe fëmija i fundit katolik.”
Comments
Avash-avash
Avash-avash ky ka per te na dale sternip i Skenderbeut dhe kusheri i Luigjit te XIV.
Paska avancuar. Deri vone
Paska avancuar. Deri vone mburrej (me ato komplekset e pasherueshme qe ka ndaj te huajve) me gjyshen italjane e cila e kishte burrin shofer ne oborrin e Zogut. Tani shoferin nuk e permend dhe gjyshja dalkerka dhe veneciane dhe e denuar (vetem se te birit te gjyshes nuk ju prek nje fije floku. Perkundrazi e bene deputet te kuvendit popullor.) Per gjysherit fshatare te Vunoit nuk flet asnjehere sepse ata i ndotin imazhin e katolikut europian. Ne ka njeri qe nuk ka fe dhe besim (dhe asgje te keqe nuk ka ketu) eshte Edi Rama. Po ai nuk lodhet duke bullshitur . Gruan e shkrete myslimane e ul , myslimane e ngre. Ata qe e njohin , e dine mire se sa i percmon ai myslimanet. Vetem se , bashke me shpikjen e burrit familjar e te dashuruar, bashke me shpikjen e babait te perkushtuar dhe bashke me shpikjen e liderit te ballkanit, ka shpikur edhe harmonine fetare , si shndritja e fundit e PR. Shpejtesia me te cilen po i del boja ketij njeriu ishte e paparashikueshme.
Ky duhet te vrase italianin
Ky duhet te vrase italianin qe ka ne brendesi te trupit.
Add new comment