Rilindja ende në luftë me Turqizmën. Një letër dëshpëruese për një qeveri bejlurçinash
Po qarkullon sot një letër-email, që kryeministri i vendit, Edi Rama, i ka nisur në mars të këtij viti ministrave socialistë. Vëmendja e kreut të qeverisë, përqendrohet te Arroganca e ministrave, që shpërndahet mandej në të gjithë piramidën në limontinë e madhe, në rënien e vrullit të punës si dhe në një pezullti nga mentaliteti turkoshak. “Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush. O mbyteni, o përgatituni të lini anijen” – shkruan ndër të tjera Edi Rama, që u prezantohet shqiptarëve si drejtues i ekipit të Rilindjes. Këto janë fjalë që kanë vlerë si komunikim i brendshëm i një kryeministri me vartësit e vet, por tani që publikohen ato tingëllojnë shumë ironike. Nga ana tjetër, letra e kryeministrit evidenton veset e ministrave si problem esencial të qeverisjes dhe nuk sheh asnjë të metë në politikat që kjo qeveri ndjek. Kjo është shumë shqetësuese, pasi duket se kjo qeveri nuk pranon të negociojë bindjen e vet, me asnjë shqetësim dhe kritikë që po vjen sidomos për qasjet në ekonomi. Kanë kaluar dy vjet, kohë ka ende. Por sikurse Edi Rama e nënvizon se “serioziteti në gjërat e “vogla” është gur themeli për gjërat e mëdha”, edhe leximi i kësaj letre, zbardhur nga portali "newsbomb.al", vlen për të kuptuar se do të bitiset siç u nis.
Comments
Kjo eshte pikerisht letra qe
Kjo eshte pikerisht letra qe ai do te duhej ti shkruaj vetes. Arroganca eshte a cfare e dallon ne thelb e forme ate njeri. Eshte shprehja me e sakte e me bertitese e pasigurive te veta. Po me arrogace, vendos distance mes tij dhe ministrave.Qesharake! Me nje fjale anija nuk shkon mbare , jo per faj te kapitenit. Jo. Aspak. Per fajin e vetem e te plote te ministrave, te cilet jane turkoshake. Ky - jo. Ky eshte europiano - katoliku i vetem ne kete vend ku askush nuk e ndjek e askush nuk i perngjason. Ky qe ne te gjitha sjellet , ato politike, publike , diplomatike e menaxheriale nuk e fsheh ballkanasin e frustruar e inatcor, te mbushur me veten e bosh, ballkanasin autoritar e agresiv ndaj kritikave. ballkanasin qe pelqen vetem mendjen e vete dhe me mendjen e vete merret me gjithcka, pervec qeverisjes. Dhe pastaj ju kujton ministrave qe ata tallen nga ambasadoret. Pikerisht ky qe u be gazi i botes kur i ben verrejtje evropes per mungese strategjie. Ky kryeminister qe , ne ka dicka qe dallon qeverisjen e vete eshte pikerisht improvizimi dhe mungesa e strategjise. Ky qe i cudit ambasadoret me driteshkurtesine dhe arrogancen e nje djali te parritur kur ulet perballe tyre dhe i mban syte ne celular/ Pikerisht ky shkruan letra per te na thene qe po punon. Pervec kesaj, nje note e forte proteste duhej te vije nga ambasada turke per kete "gjetje" ngazellyese te kryeministrit, qe e dhe ne kete rast tregon se sa provincial eshte. Eshte njesoj sikur Obama t'i drejtohet stafit te vete me p.sh " largoni latinoamerikanizmin nga vetja...apo se "armiku juaj eshte afrikani qe keni ne kulture" .
!!!
Tamam, lider boteror, shif sa bukur ua fut te tjereve egzakt ato qe ka vete, me nje fjale shif sa bukur ta le dobiçin ne dere.
Shume e thjeshte. Sondazhet
Shume e thjeshte. Sondazhet flasin per nje qeveri ne piket me te uleta te saj ne perceptimin/opinionin publik. Ne nje situate te tilla te deshperuar zyra e Fuges vendose te botoje nje leter patetike qe kosto e deshtimit te bjere sa me pak mbi kryeministrin. Pervec kesaj po pergatitin opinionin per ndoshta ca levizje ne mes turkoshakesh dhe zevendesimin e tyre me ca katolike ( si ata te Lacit e te Lezhes)
Zgjedh letren artificialisht
Zgjedh letren artificialisht dhe me qellimin e vetem shown e momentit sepse nje kryetar qeverie mund ti beje te gjitha verrejtjet qe ka ne nje mbledhje apo ne mbledhjen e perditshme pa u perkedhelur duke u distancuar ne vete e duke u clodhur me emaile "te bukura" apo duke enderruar gjurmet qe do lere ne pavdeksi . Gjurme qe me sa duket do te deshmohen vetem nga letrat qe dergonte "rilindasi " , jo nga veprat dhe rezultatet e enderruara. Verrejtjet , edhe kur jane, behen konkrete dhe per objektiva e qellime te matshme ne baze te nje strategjie e plani pune. Turqizmi e turkoshakizmi qe na e paskan ministrat por jo kryeministri, eshte gjetje publicitare e lodhur , e panevojshme qe nuk thote asgje. Kur i kritikon per arrogance pastaj - duhet te jete tallur me siguri sepse nuk ka asnje grime te komunikimit te tij me ministrat e tredhur qe nuk eshte arrogance . Eshte arrogance dhe reagim prej te paafti ne fakt . Shembujt kane treguar se vjellin arrogance te pasigurtet, diktatoret, te paaftit. Tregon se nuk behet fjale as per pune ne team (ekip) e as per pergjegjesi ne team. Ai eshte dhe strateg, dhe njohes i mire i problemeve ekonomike dhe financave e sidomos ligjeve dhe politikberjes dhe eshte nje menaxher i afte por ministrat i paska zgjedhur gabim. Ata nuk i motivon dot e as i bind dot. Ata nuk e kuptojne kapiteninn e tyre , duke ja rrezikuar keshtu imazhin e sidomos duke i cuar ne zgrip qellimet e mira dhe rezultatet e sigurta. Pastaj , ne kulmin e skandaleve, kur cdo qeveri e nje vendi normal do te kishte rrene, zyra e PR te Fuges se gjore leshon si padashur ne shtyp nje leter patetike me te cilen u tallen paq shqiptaret sot.
Add new comment