Shembja e një simboli (VIDEO)
Tre shtyllat masive prej betoni, kujtimet e fundit vizuale të termocentralit të mbyllur në Arizona, janë shembur. Një grumbull i madh njerëzish ndoqi nga largësia shkatërrimin përfundimtar të impiantit me qymyr. Impianti i mbylli dyert vitin e kaluar pasi gazi natyror u bë një alternativë më efikase dhe ekonomike sesa energjia elektrike.
Edhe ambientalistët e kanë kërkuar mbylljen e impiantit për vite me radhë, duke e argumentuar kërkesën e tyre me kontributin e termocentralit në gazrat serë që ngrohin klimën, ndikimin nga miniera e qymyrit në tokë dhe ujë dhe ndotësit e tjerë që dilninnga shkarkimi, që shpesh krijonte mjegull në zonë.
Stacioni ishte termocentrali më i madh me qymyr në SHBA perëndimore.
Impianti ka gjeneruar energjinë që ka furnizuar Phoenix dhe Tucson, Arizona; Las Vegas, Nevada; dhe Los Angeles, California, së bashku me qytete të tjera.
NGS ishte në pronësi të disa ndërmarrjeve — SRP, Shërbimi Publik Arizona Co., Tucson Electric Power Co. dhe NV Energy — të cilët votuan në shkurt 2017 për ta mbyllur impiantin, i cila ndodhet në tokën e fiseve vendase amerikane përgjatë kufirit me Utah.
Termocentrali i ndërtuar në 1969 është parë për shumë dekada si vepra që siguroi prosperitetit ekonomik, pasi u dha punësim fiseve Navajo dhe ka ndihmuar zonën të lidhet me rrugë hekurudhore.
Megjithatë, tri oxhaqet e tij janë parë edhe si simbol i shfrytëzimit të amerikanëve vendas, të shkatërrimit të tokës dhe ndotjes së ajrit, të gjitha këto në funksion të garantimit të energjisë me çmim të ulët për jugperëndimin e SHBA-ve.
Shembja e tij shënon një moment të rëndësishëm në kthesën që ka marrë industria e energjisë.
Comments
"...pasi gazi natyror u bë
"...pasi gazi natyror u bë një alternativë më efikase dhe ekonomike sesa energjia elektrike."?!
Mos donit të thonit sesa qymyri?!
"Impianti ka gjeneruar energjinë që ka furnizuar Phoenix dhe Tucson, Arizona; Las Vegas, Nevada; dhe Los Angeles, California, së bashku me qytete të tjera.".
Energjinë apo energji? Se energjinë i bie të ketë qenë burimi i vetëm i furnizimit për këto qytete dhe kjo rezulton e pasaktë me një kërkim të thjeshtë.
Add new comment