Deputeti trafikant në raportin e DASH. PD publikoi dosjen e Arben Ndokës, nga PS nuk pati asnjë reagim. Përkundrazi Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve të 21 qershorit

Postuar në 29 Korrik, 2015 01:56

I vetmi deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve njerëzore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion është Arben Ndoka. Dosja e deputetit socialist të Lezhës u publikua më 12 korrik të vitit 2014 nga Partia Demokratike. Ai rezulton i dënuar me 7 vjet e 5 muaj burg nga gjykata e Romës, shkruan “lapsi.al”. Edhe pas publikimit të këtij skandali që i tregonte botë se në Parlamentin e Shqipërisë kishte hyrë një i dënuar për favorizim prostitucioni, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë reagim.

Edhe sipas “Panoramës” lakimi në raportin e DASH i një deputeti të Parlamentit të dënuar më parë për trafikimin e qenieve njerëzore ishte bërë publik më parë nga opozita. Partia Demokratike ka denoncuar më herët nëpërmjet dokumenteve të marra nga shteti italian përfshirjen e deputetit socialist Arben Ndoka në trafikun e qenieve njerëzore. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i PD-­së, Arben Ristani, i cili ka bërë publike pak kohë më parë dosjen e deputetit Ndoka, në të cilën është edhe vendimi i Gjykatës së Romës ku ai rezulton të jetë dënuar me 7 vjet e 27 ditë burg nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana të rënduara, dhe heqje të paligjshme të lirisë ndaj personave të tjerë. Sipas Ristanit, vendimi i gjykatës italiane është njohur edhe nga Gjykata e Lezhës dhe ajo e Apelit në Shkodër, të cilat kanë bërë edhe një ulje të dënimit ndaj deputetit të Kuvendit në 4 vjet. “Arben Ndoka është transferuar nga Italia për ta vuajtur dënimin në Shqipëri. Arben Ndoka më pas ka përfituar nga sistemi ynë i drejtësisë lirim para kohe me kusht dhe në vitin 2005 është liruar. Ky është pra personi që Edi Rama futi në listën e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit”, ka deklaruar Ristani gjatë prezantimit të dosjes së Ndokës.

Ndërkaq Rama u shfaq me Ndokën edhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Po ky me pare ka qene kuder i PD-se apo jo? Ka qene mik i ngushte me Paloken dhe Flamur Noken. Ato pse nuk permenden?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.