Kronikë e një intrige të paralajmëruar

Postuar në 23 Qershor, 2015 06:47
Andi Bejtja

Ilir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri, të shikonte atë që në fakt e dinte më mirë se kushdo tjetër: që Edi Rama nuk është njeri i marrëveshjeve politike, përkundrazi. Këtë e pa në Pogradec, e pa në Mallakastër, e pa në Selenicë etj. Është e qartë që socialistët, në shumë nga këto rrethe ku kandidatët e saj humbën, nuk e kanë votuar LSI-në, në mënyrë të natyrshme a me urdhër, kjo mbetet për t’u parë. Po LSI-ja është aq e bindur se është kjo e dyta, saqë edhe tani që po hidhen këto radhë, njerëzit e saj janë shpërndarë kudo ku numërohen votat, nga frika se mund të ketë dhe deformime të qëllimshme. Në fakt, pavarësisht nga lëvizjet djathtas e majtas në koalicione ndër vite, Ilir Meta e bëri detyrën politike ndaj koalicionit edhe këtë herë. Ditën e zgjedhjeve, si rrallëherë, përveç mesazheve të tjera, në mesditë ai u dërgoi dhe një mesazh publik mbështetësve të tij: - “Votoni Erion Velinë”, - duke fashitur çdo hamendje dhe fjalë që qarkullonte se anëtarët e LSI-së kishin marrë urdhër për të votuar Halim Kosovën. Rezultati i Tiranës e vërteton këtë. Dhe nuk është vetëm rezultati i Tiranës, por dhe i shumë qyteteve të tjera të mëdha, ku Partia Socialiste do ta kishte vështirë të triumfonte në mënyrë bindëse, pa votat e LSI-së. Por ndryshe nga herët e tjera, ndryshe dhe nga zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur u gjend përpara të njëjtës situatë që gjendet tani, Ilir Meta nuk e mbajti përbrenda këtë që i ndodhi. Luan Rama, në konferencën për shtyp foli hapur: “Falënderojmë anëtarët dhe votuesit tanë, të cilët u treguan mjaft korrektë në mbështetjen e të gjithë kandidatëve të koalicionit, duke mos bërë pazare e lojë të dyfishtë, duke treguar se LSI-ja u qëndron marrëveshjeve në mënyrë luajale”. Në fakt, ky është dhe lajmi kryesor i këtyre zgjedhjeve, për të cilat të gjitha palët do të dalin dhe do ta deklarojnë veten fitimtarë. Ky është lajmi kryesor: Ilir Meta i tha publikisht, jo vetëm elektoratit të majtë, por të gjithë publikut, atë që ka vite që mendon për Edi Ramën. Dhe kjo deklaratë publike duket se i jep fund edhe dashurisë së shtirur në bazë, ndërmjet elektoratit socialist dhe atij të LSI-së. Ndaj, këtë herë, buka e thyer vështirë se mund të ngjitet. Do të ishte alogjike, jo vetëm duke njohur karakterin e Ilir Metës e atë të Edi Ramës, por edhe realitetin aktual politik dhe ligjet e pashkruara të politikës, që Ilir Meta, për hir të disa ministrave që mund të ketë në qeveri dhe dy viteve përfitime në qeverisje të përbashkët me Ramën, ta presë 2017-n, jo thjesht me të mbathura ulur, por edhe me krem në dorë, për të ardhur në një pikë që nuk do ta ngrinte më kokën kurrë. 21 qershori i 2015-s ishte epitafi i kësaj marrëveshjeje dhe është e kuptueshme që politikisht Ilir Metës i duhen partnerë të rinj. Edi Rama për të është djegur, pavarësisht se për inerci mund të vazhdojnë dhe disa kohë t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Po ku mund t’i gjejë Ilir Meta partnerët e rinj dhe cilit elektorat do të synojë t’i rrëmbejë vota? Djathtas e ka të vështirë, pasi, siç është shprehur edhe vetë, “ka të bëjë më një kryetar që të gënjen dhe për orën”. I vetmi treg për të mbetet e majta. Ndaj në LSI thonë se Ilir Meta këta dy muaj e ka të zënë me dreka: me Fatos Nanon, me Ben Blushin, Skënder Gjinushin, Paskal Milon, Shpëtim Idrizin dhe me Gjergj Bojaxhiun, madje, ka zëra që thonë edhe me Pandeli Majkon apo me Gramoz Ruçin.
"Lapsi.al"

Comments

Submitted by Cani te ve ne gjum (not verified) on

Ju te lapsit jeni te keqen e 55,dhe Andrea Stefanit..

Submitted by S.Berisha (not verified) on

Te jesh kaq miop dhe i ceket ne analize, eshte shokuese. Nje diversion feminore dhe idote.. qe keta te ndahen, dhe nga PS te dalin emerat e larte permendur dhe ti bashkohen Ilirit - qe PD te fitoje zgjedhjet. Je tepre i ceket ne arsyetim. besoje e ke mqs do mbese i papune, pasi te mbyllet Agoni keto dite..

Submitted by haloefect (not verified) on

Hy edepsez mund te shkruash me argumente apo analiza ,por krahasime pe...* ju ne studiot e Tiranes  beni.Ptu fell... e Hotel Rognerit ! - Me falni ju qe lexoni kete koment por eshte e pamundur qe keta palo gazetaruce njerez te vegjel per nje diversion politik .

Submitted by qytetar (not verified) on

Mos ja vini re Andit, ka 1 muaj pa marre rrogen milionere tek Agoni,flet percart.

Submitted by paolo Rossi (not verified) on

Tash 25 vjet je paraqitur pa dinjitet ne shtypin shqiptar dhe nuk ke kurrfare shpresash per te fituar ate qe s'e ke pasur kurre.

Submitted by qytetar (not verified) on

Jo jo ky eshte nje gazetar i mire,ka qene dhe i perzgjedhuri i SHBA-se per te intervistuar Bushin para ardhjes ne Shqiperi. Por sic e ka thene dhe vete ben politiken e televizionit qe punon,pasi aty ha buke! Te pakten ky e ka pranuar dhe per kete duhet respektuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.