Kreshnik Spahiu pyet ambasadorin Lu: Do t’i njohë SHBA kandidatët e inkriminuar që fituan bashkitë?

Postuar në 23 Qershor, 2015 09:38

Kreshnik Spahiu gjen momentin për të bërë protagonistin. Kreu i Aleancës Kuqezi i ka dërguar një letër publike ambasadorit amerikan Donald Lu, ku përmes një serie pyetjesh i kërkon ambasadorit që të mos njohë fituesit e bashkive ku kandidonin persona me rekorde kriminale.

“Thirrjet tuaja për të mos votuar elementët mafiozë dhe “Mercedesët e Zinj” ishin një apel miqësor dhe diplomatik i një miku të vërtetë të shqiptarëve dhe jo i qeveritarëve. Ndërkohë që zgjedhjet përfunduan dhe emrat e kandidatëve fitues u publikuan, një sërë pikëpyetjesh u ngritën sërish për të ardhmen e Shqipërisë”, thotë Spahiu duke shtuar:

“Miliona sy janë drejtuar drejt jush për të parë dhe dëgjuar nëse:

– Kriminelët u votuan apo u refuzuan me vota nga shqiptarët?

– A do legjitimohet fitorja edhe nëse atyre do u krijoj imunitet funksioni publik i kryetarit të bashkisë?

– A do i njohë Uashingtoni ata si partnerë?

– A do njihen këto zgjedhje të fituara nga “mercedesët e zinj” si proces zgjedhor me standarde apo jo?

– A do bëhen publikë emrat e kryetarëve që fituan, por që më parë kanë pas rekorde kriminale apo do lihen anonimë emrat e tyre?”

 

a.k

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>Ky eshte prishur koke e kembe. Ja nuk i njohu SHBA. E cfare ndodh pastaj?</p>

Submitted by doktori (not verified) on

Nje cope debili qe akoma poshteron veten edhe me ke. Luja nuk eshte Zeus qe shqiptaret te mbajne syte nga ai.

Submitted by shqiptar-amerikan (not verified) on

<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; Ai e beri detyren e tij SHKELQYESHEM. Ai nuk eshte Dado t&#39;ju ushqeje ju me muhalebi. I thoni Faleminderit ne rradhe te pare se as kete nuk ia keni thene me ze te plote. Une nuk pres qe mirenjohjen t&#39;ia thote Kryeministri qe mbron Lale Qazimin kur ky perligj &nbsp;kercenimet per gazetaret. Une pres qe t&#39;ia thone njerezit e pergjegjshem, ata qe do te marrin neser pasneser fatet e Shqiperise. Keta qe po marrin votat sot , prononcimi i Zotit Lu duhet t&#39;i beje esell dhe te ulen me kembe ne toke, te mos fluturojne me &nbsp;presh ne b...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.