Legjenda e Narajamës dhe versioni rilindas Beqaj-Veliaj

Postuar në 08 Qershor, 2015 07:49

Balada e Narajamës (në japonisht Narayama bushiko) është një film i vitit 1983 me regji të Shohel Inamura, që vinte  në skenë librin e Shichiro Fukaravës, që pati frymëzuar dhe regjisorin Keisuke Kinoshita në vitin 1958 për filmin homonim.

Unë e pata shikuar në ato vite nga TV-Titogradi, kanali Uhf, që kapej me të famshmet “kanoçe”. Më pati bërë përshtypje dhe kujtoj shpesh për subjekti e rallë, lojën e aktorëve dhe regjinë. Por kurrë asnjëherë nuk pata menduar se ajo histori do të rilindte në Shqipërinë e shekullit të 21.

Filmi zhvillohet në një fshat të vogël në Japoninë e shekullit të XIX. Në atë fshat tejet të varfër, sipas traditës kur një person arrinte moshën 70 vjeç (shumë për atë kohë), duhej të udhëtonte drejt malit Narajama për të vdekur nga mosushqimi- uria. Fshati me ushqimet që siguronte mund të mbante një numër të vogël e të caktuar personash. Një i afërm e çon të moshuarën, duke e mbajtur në shpinë së bashku me pak ushqime në mal, por dhe u mundua ta ndihmonte.

Në atë kohë tollonesh filmi ishte jo vetëm mjaft emocionues por dhe ngacmues, por siç e thashë nuk e mendova se do ndodhte sot ky keq trajtim ndaj   atyre të moshës së tretë=65 vjeç e lartë, pensionistë ku së pakut 400000 janë në vështirësi të kuptueshme ekonomike. Në një kohë kur ministri i Shëndetësisë trumbeton shëndetësi falas për të gjithë, dhe ai “i mirëqenies” jep pensione sociale e premton jetë dinjitoze për të gjithë, të moshuarit mbi 65 vjeç nuk mund të bëjnë kontrollin mjekësor falas si ata të moshave 40-65 vjeç.

Edhe qytetarët e moshës së tretë duhet ta kenë këtë të drejtë dhe njohja e gjendjes së tyre mjekësore  ju siguro atyre trajtimin e duhur mjekësor dhe shtetit një trajtim të saktë pra dhe kursime e jetë më të mirë.

Ndjehem i indinjuar që këtij brezi i mohohet një e drejtë, sepse kanë punuar një jetë të tërë. Është turp e johumane për autorët e shpresoj që Qeveria ta korrigjojë këtë absurditet.

Keno Kotorri

Comments

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

O Keno, po lexoje ligjin a derebardhe! Kjo vizite falas behet per ata 40 deri 65 vjecare qe nuk jane te siguruar, jane te papune. Ndersa ata qe jane ne pune, ose marin pension e kane edhe sot falas viziten mjekesore. Dhe keshtu do ta kene. Ke libreze shendetesore ti?

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Ligji i Beqes garanton viziten falas ne intervale te caktuara nga nje strukture e posacme, sigurisht jokorruptive (sic!). Te tjeret do shkojne  kur ti dergoj mjeku i lagjes ne klinikat shteterore ( a ka ne fshatra) dhe mund te presin rradhen ne shtet se tek privati duhet te paguajn.

Duket se juve nuk keni probleme shendetesore ose nuk e keni problem viziten chek up..

Mbrojtjen ne demokraci Qeverise beja me vote  e jo me qesendi me ata qe "gabimisht" kritikojne sherbimin shendetesor me te mire ne bote.

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Udhezimi apo vendimi quhet: 'Kontrolli mjekesor baze per shtetasit e moshes 40 - 65 vjec."

Sipas tij nje here ne vit theksoj "te gjithe shtetasit rezident " gezojne te drejten e kontrollit te gjitheanshem (dhe analizave te shumta ) nje here ne vit, dhe  thuhet se do perfitojne rreth 800000 persona.

Prandaj mbetet ta njihni ju kete udhezim jo une.

Po patet kohe ne you tub mund ta shihni filmin. Ja vlen

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or zoteria Llogjike ligjore, te kam rixha, a mund ta ndryshosh nick-un, jo per gje po ne shume komente te tuat mungon llogjika dhe nuk vjen era ligj gjekundi. Te lutem! Po ti bej si te duash se une nuk te fut ne burg ore, mos ki merak.

Submitted by Llogjike ligjore (not verified) on

Kapitalizmi ky eshte. Nese doni komunizmin, shkoni ne Lorene e Veriut.

Submitted by Gjon- (not verified) on

Llogje Ligjore,

Kapitalizmi ka ne baze respektin e prones private. Ne Shqiperi prona private e pronareve te ligjshem po shqyhet si placke lufte nga pushtetaret dhe servilet e ashtuquajtur "biznesmene". Ku e sheh ti kapitalizmin ne Shqiperi ku pushteti ben si i do qejfi pa pyetur per te drejten e prones? Pikerisht sepse Shqiperise i eshte ngaterruar komunizmi neper kembe deri me sot, qe gjendemi ne nje situate ku kemi nje shtet te korruptuar, autoritar, arrogant. Nje shtet i tille eshte vecse kopje e zbehte e shtetit kapitalist. Jo me kot te vetmit qe u pasuruan shpejt ishin bijte e bijat e ish- perfaqesuesve te nomenklatures komuniste. Nuk eshte nevoja te shkohet deri ne Korene e Veriut sepse komunistet i kemi akoma ne mes tone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.