Si ShBA krijoi Isis-in në Siri dhe Irak

Postuar në 07 Qershor, 2015 07:42
Seumas Milne

Lufta kundër terrorit, ajo fushata pa e pafundme e nisur 14 vjet më parë nga George Bush, po merr trajta shpërfytyruese gjithnjë e më groteske. Të hënën në Londër u rrëzua çështja gjyqësore kundër qytetari suedez, Bherlin Gildo, i akuzuar për terrorizëm në Siri, pasi u bë qartë se shërbimet sekrete britanike kishin armatosur të njëjtin grup rebelësh për të cilin gjykohej se i kishte mbështetur i pandehuri.
Prokuroria hoqi dori nga çështja, me sa duket për të shmangur diskreditimin e shërbimeve inteligjente. Mbrojtja e të pandehurit tha se vazhdimi i gjyqit do të kishte qenë “fyerje për drejtësinë”, kur kishte fakte të shumta që shteti britanik i jepte vetë “përkrahje të gjerë” opozitës së armatosur siriane. Kjo nuk përfshinte vetëm “asistencë jo vdekjeprurëse” siç mburrej qeveria, por trajnime, mbështetje logjistike dhe furnizimin e fshehtë me “armë në shkallë masive”. Në gjyq u cituan raporte që tregonin se MI6 kishte bashkëpunuar me CIA për transferimin e armëve nga rezervat e Libisë te rebelët sirianë më 2012, pas rënies së Gaddafit.
Absurditeti për dërgimin e dikujt në burg se bënte atë që e bënin dhe vetë ministrat e zyrtarët e sigurisë u ekzagjerua shumë. Por ky është rasti më i fundit në radhë çështjesh të tilla. Më pak me fat ishte një shofer taksie londinez, Anis Sradar, i cili u dënua me burg të përjetshëm dy javë më herët që kishte marrë pjesë në një qëndresë gjatë pushtimit të Irakut nga forcat amerikane dhe britanik. Kundërshtimi i armatosur ndaj pushtimit të paligjshëm nuk përbën terrorizëm ose vrasje në shumicën e përkufizimeve, përfshi dhe konventën e Gjenevës. Por tani terrorizmi gjendet me bollëk në syrin e atij e vëzhguesit. Kjo nuk ndodh askund tjetër më shumë se në Lindjen e Mesme, kur terroristët e sotëm janë luftëtarët kundër tiranisë nesër – dhe aleatët janë armiq.
Vitin e kaluar, forcat amerikane, britanike dhe të tjera perëndimore janë kthyer në Irak, që supozohet se luftojnë grupin terrorit Shteti Islamik. Kjo ndodhi pasi Isis mori nën kontroll pjesë të mëdha nga Iraku dhe Siria dhe shpalli të ashtuquajturin kalifat islamik. Fushata nuk ecën mirë. Muajin e kaluar, Isis u fut në qytetin irakian të Ramadit, kurse në anën tjetër të kufirit që nuk ekziston më forcat e tij pushtuan qytetin sirian të Palmiras.
Një pjesë e irakianëve ankohen se SHBA ndenji duarlidhur kur po ndodhte e gjithë kjo. Amerikanët këmbëngulin se ata përpiqen të shmangin viktimat civile, dhe pretendojnë për sukses domethënës. Privatisht, zyrtarët thonë se nuk duan që godasin shumë bazat e sunitëve në një luftë sektare sepse rrezikojnë të shqetësojnë aleatët e tyre suni në Gji.
Një dritë domethënëse se si arritëm këtu është lëshuar tashmë nga një raport sekret i shërbimeve sekrete të SHBA i deklasifikuar kohët e fundit, i shkruar në gusht 2012, i cili parashikon – dhe e mirëpret – mundësinë e krijimit të “një principate selefiste” në Sirinë lindore dhe një shtet islamik të kontrolluar nga al-Kaeda në Siri e Irak. Në kontrast të qartë me pretendimet perëndimore të kohës, dokumenti i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake e identifikon al-Kaedan në Irak (që u bë Isis) dhe selefistët si “fuqi kryesore të kryengritjes në Siri” – dhe deklaron që “vendet perëndimore, shtetet e Gjirit dhe Turqia” mbështesnin përpjekjet e opozitës për të marrë kontrollin e Sirisë lindore.
Ngritja e “mundësisë për krijimin një principate selefiste të deklaruar apo të padeklaruar”, vazhdon raporti i Pentagonit, “kjo është pikërisht ajo që duan fuqitë mbështetëse të opozitës, me qëllim të izolojnë regjimin sirian, i cili konsiderohet thellësia strategjike e ekspansionit shiit (Irak dhe Iran). Dhe dy vjet më vonë ndodhi thuajse saktësisht kjo. Raporti nuk është një dokument politik. Është shumë i redaktuar dhe në gjuhën e tij ka shumë ambiguitet. Por përfshirja është e qartë. Një vit pa rebelimit sirian, SHBA dhe aleatët e saj nuk mbështesnin e armatosnin një opozitë që ata e dinin se dominohej nga grupe sektare ekstreme; ata ishin të përgatitur ta ndihmonin krijimin e një lloj “shteti islamik” – pavarësisht “rrezikut të madh” për unitetin e Irakut – si një zonë mbështetëse për të dobësuar Sirinë.
Kjo s’do të thotë që SHBA krijoi Isis, natyrisht, megjithëse disa nga aleatët e saj në Gji kanë luajtur një farë roli për këtë – siç e pranoi vitin e kaluar, zv/presidenti amerikan Joe Biden. Por në Irak nuk kishte al-Kaeda derisa e pushtuan SHBA dhe Britania. Dhe SHBA e sigurisht e ka përdorur ekzistencën e Isis kundër forcave të tjera në rajon si pjesë e një qëllimi më të gjerë për ruajtur kontrollin perëndimore.
Llogaria u prish kur Isis filloi të priste kokat e perëndimorëve dhe t’i postonte masakrat online, dhe shtetet e Gjirit tani mbështesin grupe të tjera në luftën siriane, si Fronti Nusra. Por zakoni i SHBA dhe vendeve të tjera perëndimore i të luajturit me grupet xhihadiste, që pastaj u sulen atyre, fillon që në vitet 1980 në luftën kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ku u krijua al-Kaeda origjinale nën tutelën e CiA-s.
Në pushtimin e Irakut kjo u rikalibrua, kur forcat amerikane të drejtuara nga gjeneral Petraeus sponsorizoi një luftë të pistë në stilin e Salvadorit me skuadra pushkatimi sektare për të dobësuar rezistencën irakiane. Dhe u përdor sërish në 2011 në luftën e orkestruar nga Nato në Libi, ku javën e kaluar Isis mori kontrollin e qytetit të lindjes së Gaddafit, Sirten.
Në realitet, politika amerikane dhe perëndimore në zjarrin shkatërrimtar që tani quhet Lindje e Mesme është një formë klasike e metodës imperialiste përça e sundo. Forcat amerikane bombardojnë një grup rebelësh ndërsa mbështesin një tjetër në Siri, dhe ndërmerr operacione ushtarake të përbashkëta me Iranin kundër Isis në Irak, ndërkohë që përkrah fushatën ushtarake të Arabisë Saudite kundër forca huthi në Jemen, të cilat mbështeten nga Irani.
E qartë është që Isis dhe monstruozitete e tij nuk do të munden nga të njëjtat fuqi që i sollën në Irak dhe Siri, ose lufta e hapur dhe fshehur e tyre i ka krijuar përgjatë viteve. Ndërhyrjet ushtarake të pafundme të perëndimit në Lindjen e Mesme kanë sjellë vetëm shkatërrim dhe përçarje. Sëmundjen mund ta shërojnë vetëm popujt e rajonit – jo ata që krijuan virusin në inkubator.
"The Guardian"
"Postbllok.com"

Comments

Submitted by Anonimus (not verified) on

Keta djemte e postbllokut bejne mire te tregojne per ISIS-in shqiptar, pasi shume te njohur te tyre perfunduan ne Siri. Ne vend se te akuzojne amerikanet, le te shohin njehere shoqerine e tyre ne Tirane qe shkoi ne Siri.

Submitted by katarakti (not verified) on

Shume analize e zgjuar. E veçante perballe atij bombardimi mediatik qe i fsheh dhe i shtremberon te vertetat. Pse u shkaterrua nje vend laik si Iraku?! Pse u shkaterrua nje vend laik si Libia?! Kush dhe pse iu sulen per te shkaterruar nje vend laik si Siria. Si the ti?! Ishin diktatore?! Por diktatoret me te medhenj jane ne Arabine Saudite. Dhe ata jane miqte per koke te Perendimit! Si spjegohet qe myslimanet vriten dhe grihen me njeri -tjetrin dhe Izraeli ben sehir dhe kenaqet?! Po iu pergjigjet ketyre pyetjeve keni kuptuar thelbin e shkrimit.

Submitted by lE@ (not verified) on

Edhe yti eshte koment i nje njeriu te zgjuar, qe arsyeton me mendjen e vet, jo me mendimet borxh te mediave filo-sioniste!

Une do t'i shtoja vetem kaq: ... u tentua gjithashtu shkaterrimi i nje tjeter vendi laik dhe shume me demokratik se vendet e Gjirit Persik: IRANI! Por gozhda ngeci ne sharre kur Federata Ruse dhe Kina nuk leshuan pe, as ne rezoluta qe do te legjitimizonin hapjen e nje fronti lufte, as ne ndalimin e bashkepunimit ekonomiko-ushtarak me Iranin. Ne fakt ketu e 3 jave, Rusia i levron Iranit 25 raketat toke-ajer Sam 300.

ISIS si krijese perbindeshe e CIA-s dhe Mosadit, u krijua me qellimin e shkaterrimit te ekuilibrit gjeo-politiko-ushtarak ne Lindjen e Mesme, ne menyre qe shteti nazi-sionist te mbijetoje sa me gjate. Por shpejt kjo krijese ogurzeze do t'u shpetoje nga kontrolli siç u ka ndodhur ne te shkuaren. Dhe kur kjo te ndodhe do te hapen fronte te reja duke shpallur te tjera luftera sa majtas e djathtas, luftera per te cilat do te kerkojne si perhere, mish per top mes masave injorante. Vetem se keto masa sot po zgjohen dhe nje dite jo fort te larget baballareve te ketij terrorizmi te planifikuar do t'u duhet te rrokin armet vete, ngaqe radha e idioteve mercenare po rrallohet si kurre me pare ne histori.

Ja pse çfare po gatuhet fshehtazi dhe ndyrazi ne Lindjen e Mesme si dhe ne skenare te tjera si ai i Ukraines, nje dite do te kthehet ne bumerang duke i çuar pashmangesisht krijuesit vete ne kolaps! Parashikoj qe kjo do te ndodhe shpejt dhe nga ai moment e me pas, Bota do te filloje nje epoke te re, te paqes e vellazerimit, pa fe, pa kufij ndershteterore, pa armiqesi e me begati per te gjithe!

Me respekt,

Andrea Radi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.