Funeral i Rilindjes apo i gjakimeve për pushtet të PD?

Postuar në 24 Prill, 2015 05:31
Andrea Stefani

Çfarë është kjo që po përjetojmë prej dy vjetësh një Rilindje apo një funeral i Rilindjes? Ky është debati që sapo është frymëzuar nga deputeti Ben Blushi, por që është pasuar me shumë kënaqësi nga opozita berishiste e PD. Mjerisht, vetë Blushi, por edhe të tjerë pas tij, gjykojnë duke u nisur vetëm nga disa pasoja ose simptoma, por pa u përpjekur të depërtojnë në shkaqet e këtyre pasojave. Prandaj, vijnë në përfundimin se qenkemi dëshmitarë të funeralit të Rilindjes. Por, pavarësisht problemeve të shumta, varfërisë, papunësisë, azilkërkuesve etj., që po keqpërdoren me “dhembshuri” populiste nga opozita e PD-së, po të shqyrtosh shifrat mund të bindesh fare lehtë se pa qeverisjen e Rilindjes, sot do të ishim duke përcjellë në varr jo vetëm ekonominë, por edhe vetë shtetin. Situatë që nuk mund të kuptohet, madje mund të keqkuptohet fare lehtë (si përherë kur shqisave nuk u bashkëngjitet edhe arsyetimi), nëse nuk thellohesh në domethënien e treguesve ekonomikë. Që në krye të herës duhet të themi se përmirësimet e disa prej këtyre treguesve, nuk e shfaqin menjëherë efektin në xhepat apo në jetën e qytetarëve. Efekte të menjëhershme “pozitive” japin vetëm tolerimi i vjedhjes së energjisë apo marrja e borxheve për megainvestime korruptive. Shkurt, praktikat antishtet që janë si dardha me një bisht shumë të hidhur nga prapa, sepse e shndërrojnë vetë shtetin në një piramidë gjigante që nuk mund të mos bjerë një ditë duke zënë brenda të gjithë qytetarët.

Kur qeveria e Sali Berishës la pushtetin në vitin 2013, stabiliteti makoroekonomik ishte mjaft i tronditur jo vetëm për shkak të krizës së përbotshme, por mbi të gjitha për shkak të keqqeverisjes. Sipas deklarimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), bërë në shtator të atij viti, ekonomia ishte në gjendje amullie dhe korrektimi i zhbalancimeve makroekonomike përbënte një sfidë të vërtetë për qeverinë pasardhëse të Edi Ramës. Mbi të gjitha, borxhi publik kishte arritur maja të papara. Bashkë me borxhet e padeklaruara të qeverisë, ai kapte rreth 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kërkesa kishte rënë dhe bashkë me të edhe rritja ekonomike që i afrohej zeros. Papunësia ishte në rritje dhe i vetmi tregues jo tragjik ishte inflacioni i ulët. Por edhe ky ishte tregues i mungesës së rritjes. Shkurt, barka e shtetit shqiptar fuste ujë nga të gjitha anët. Që të shmangte mbytjen, qeverisë së Rilindjes i binte barra që të frenonte tendencën rritëse të borxhit. Ishte e domosdoshme një reformë fiskale dhe kurimi i performancës së ulët në vjeljen e taksave, eliminimi i stokut të madh të faturave të papaguara të qeverisë “Berisha”. FMN vlerësonte si thelbësore reformën në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe atë të energjisë. Duhej nxjerrë nga gropa edhe sistemi i falimentuar i pensioneve. Në fakt, një piramidë që financohej konsiderueshëm me paratë e buxhetit.

Sfida më e madhe qëndronte dhe nuk është eliminuar akoma, që qeveria e Rilindjes duhet të luftonte papunësinë krahas me përpjekjet për uljen e borxhit publik. Sepse klasikisht, një nga rrugët për të luftuar papunësinë është marrja borxh nga qeveria për të financuar punësimin. Por qeveria “Berisha”, që në vitin 2005 trashëgoi nga qeveria “Nano” një borxh rreth 55 për qind të PPB, nuk kishte lënë asnjë hapësirë, sepse e kishte çuar borxhin në 70 për qind të PBB-së. Sipas studimeve të FMN-së, vende si Shqipëria nuk duhet të kenë një borxh më të madh se rreth 30 për qind të PPB-së për të shmangur goditjet e papritura.

Dhe me gjithë këto vështirësi, qeveria e Rilindjes ia doli. Papunësinë nuk e luftoi sa do të donte, por ka korrektuar tregues të rëndësishëm makroekonomikë që premtojnë për rritje dhe punësim në vitin në vazhdim si edhe më tej. Bazuar në këto arritje FMN, vetëm rreth dy javë më parë, ka dhënë një pasqyrë krejt tjetër dhe shumë më optimiste të ekonomisë shqiptare. Sipas Fondit, angazhimi i autoriteteve shqiptare për të forcuar stabilitetin makroekonomik dhe financiar, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe proceduar me reformat strukturore, ka gjeneruar shtytësit e nevojshëm për një rritje të fortë dhe të qëndrueshme ekonomike. Dhe është fakt që qeveria arriti që ta kthejë trendin e ekonomisë nga rënës në ngjitës që në vitin e kaluar. Rritja ekonomike parashikohet edhe më e madhe në fund të 2015-s. Vetëm kaq të vlerësosh si duhet (lënë mënjanë reformën fiskale, atë të pensioneve, të energjetikës etj.)  të pengon të arrish në përfundimin se Rilindja paska vdekur dhe se duhet t’i bëjmë funeralin. Në të vërtetë, ajo që po përjetojmë është funerali i shpresave ose më saktë, i gjakimeve për pushtet të një opozite destruktive që nuk ka të ngopur me pushtet dhe që për ta gllabëruar prapë dhe sa më shpejt atë, kërkon të shfrytëzojë plagët që, në 8 vjet rresht, ia ka hapur ekonomisë dhe njerëzve qeverisja e saj e korruptuar, aventuroze dhe e papërgjegjshme. Plagë aq të thella varfërie dhe papunësie, që është ose miopi ose poshtërsi të kërkosh të kurohen në më pak se dy vjet! Edhe më miopi të flasësh për humbjen e shpresës!

Andrea Stefani

“SHQIP”

Comments

Submitted by Anonim1 (not verified) on

Po cfare thua more ??? Po ti s'je ne vete. Lere qe ku merr vesh ti nga ekonomia. Mjafton te dalesh nga blloku ku ti pi kafe gjithe diten dhe e sheh situaten. Ku i ke hapat e pare te premtimeve te rilindjes, se nuk them qe te ishin realizuar plotesisht. Shendetesi falas, nafte falas per fermeret, pa lere ujitjen me pika ne cdo ngaster toke. Heqje e tvsh per ku di une sa artikuj. Vetem rritje taksash, rritje gjobash, rritje e cmimit te energjise (per hallexhinjte se shoket e tyre s'ka problem), rritje e ujit ne disa qytete, ulje e te ardherave te buxhetit te shtetit. SKAMJE, me pak fjale.  S'ke nevoje te na tregosh shifra ekonomike, nga te cilat s'merr vesh asgje, por vetem nje tregues, konsumi !!!!!! Pyesni dyqanet ushqimore e s'ke nevoje te na besh komente te tjera.

Submitted by Andoni (not verified) on

Ti anonim duket qe je axhami nga akonomia. Po pse hap i pare te duket ty shendetesia falas?! Ku ti gjeje shteti parat per kete e per shume te tjera qe thua zoterote? Po nuk u vu ekonmia ne binare asgje nga ato qe thua ti nuk realizohen, madje po te fillosh nga to punet do shkojne keq e me keq, se do duhet te marresh borxhe marramendese. Shteti eshte njej familje. Po nuk u siguruan te ardhura s'ka si te behen shpenzime . Kaq gje duhet ta kuptojne te gjithe, me perjashtim te budallenjeve dhe atyre qe bejne sikur nuk e kuptojne por duan destabilitet. Edhe Blushi me duket nje njeri pa horizont, sepse asnje inisiative nuk kemi degjuar nga ai. Po, ka inisiativa, qe duke u paguar nga taksat e popullit, shkruan rehat libra dhe i propagandon ato... dhe tani na del si njeriu qe i qane hallin te varfereve, madje ne unison me opoziten, i nxit ata ne anarshi e eksod.

Submitted by Natyralisti (not verified) on

z. Stefani, Ne Shqiperi,tradicionalisht dhe fatkeqesisht,ne shumicen shqiptare flitet.shikohet dhe interpretohet vetem bardhe e zi,me mua ose kunder meje, majtas ose djathtas,lavderim ose sharje,me beun ose me pashan,rruge tjeter nuk ka.Kjo eshte shume deshperuese kur kjo dukuri vrehet edhe tek ju analistet,qe jeni ndare ca me beun e ca me pashane.Mua personalisht me dhemb SHQIPERIA,as beu e as pashai.Mua me dhemb kur nuk zbatohet ligji,kur nuk ka drejtesi,kur vendos uni,kur te gjitha nivelet qeverisese vendosen nga uni,nga uni e kemi pesuar per gjate 50 vjeteve e me pare ne monarki. Nje shprehje e mençur keshillon: "lavderoje por edhe ndonje kritike", "kritikoje por edhe ndonje lavderim".Ne shkrimin tuaj ka "vetem lavderim" majtas dhe "vetem kritik" djathtas.Ne kohen e Enverit,situata edhe pas 25 vjeteve diktature Enveriste,rezultatet nuk krahasoheshin me gjendjen mizerabile por  krahasoheshin me kohen e monarkise,me vitin 1938.Blushi flet per punet e qeverise sot jo me 1938,ndersa ju bini ne stilin e Enverit,per fat te keq. Personalisht Ju vleresoj si intelektual por do tju vleresoja me shume po te shkeputeshit  fare nga beu dhe pashai dhe te bashkoheshit me SHQIPERINE. "I dashur memdhe,te dua edhe keshtu si je,por kur te te shoh te lire do te dua edhe me mire". Ju e dini se Statuti i nje Partie Serioze,eshte KUSHTETUTA apo LIGJI THEMELTAR i partise,edhe kjo kushtetute duhet zbatuar si te gjitha kushtetutat e tjera.Rama as qe pyet per ligjin e partise se tij.Ka mbi 2 vjete qe ka humbur mandatin e Kryetarllekut sipas kushtetutes se partise dhe as qe i behet vone per te,sepse ai e gjykon partine si nje prone te tij,sepse ai emron deputetet,kryetaret e bashkive,ministrat,drejtorat dhe gjithshka.Ketu te themi te drejten Enveri ishte me kolegjialist,se paku formalisht,qeveriste me "zerin e mases" dhe respektonte pike per pike afatet e statutit per rizgjedhjen e tij si sekretar i pare i partise.

Nderime

Submitted by Tani (not verified) on

Andresa Stefani  eshte nje prej gazetareve  me te  politizuar  te  vendit dhe  dihet  qarte misioni i tij politik  per  Partia  Socilaist !  Dua  te  pyse  zotrine e  sipermendur ,  A  e di ai  sa lek  kam une ne xhep ? Pse familjaret e mi  po ikin ?

Ne gazetarin e konomike  sot ne shqiperi  jane  vetem disa persona  adapt  per  kete  pune  dhe   jo  cdokush   eshte  profesionist ne kete  pune ... Zoti  stefani  ben  shume gabime ne kete  shkrime ,  gabim  eshte  analiza ekonomike  e tij  mendimi  politik i tij dhe  mendoj se duhet te ri disa kohe jashte  tregut gazetaresk pasi  te  gjithe e  njohin  me  pseudonimin PAPAGALLI

Submitted by BANI (not verified) on

zoti Stefan, nuk e di ne jeton apo jo ne kete realitet te hidhur ku eshte katandisur ekonomia e vendit si pasoje e keqqeverisjes se dyshes oligarke Rama-Meta, sepse me opinionin qe ju keni dhene eshte teper absurde, per faktin se te krahasosh qeverine Berisha me qeverine Rama-Meta eshte njesoj sikur te krahasosh naten me diten, por miopia juaj ju con deri aty sa ju turbullon mendimet e tua duke dale jashte kornizes se realitetit te ekonomise. Kjo situate ka ardhur si pasoje e mos mbajtjes se premtive qe u dhane ne fushaten elektorale 2013, niveli i papunesi ka shkuar ne 20%, si pasoje e mbylljes se vendeve te punes, nga rritja e taksave, duke mos krijuar nje klime te favorshme per biznesin, te cilat kane ndikuar dhe ne uljen e perthithjes se IHD, rendi dhe siguria eshte ne piken kritike te saj, rritja e cmimit te energjise elektrike, rritja e tarifave dhe reduktimi i kuotave te pranimit ne universitete, kane rritur pasiguri per te jetuar ne kete shoqeri dhe e vetmja shprese qe u ka mbetur njerezve, pra rruga e shpetimit per te mbijetuar eshte emigrimi, duke kerkuar azil ekonomik ne vendet Europiane!

Prandaj, Z. Blushi ndan mendim te kundert me ju sepse eshte realist per situaten qe po kalon vendi!!!

Submitted by Natyralisti (not verified) on

ooooooo......  z. Stefani, Rama i premtoi votueseve se do te zgjidhte medemek 21 janarin,a e zgjidhi ?

Rama u premtoi votueseve se po ti jepnin voten do te vendoste  drejtesi ne Shqiperi, a e vendosi drejtesine e premtuar?

Rama u premtoi votueseve se do te hapte 300000 vende te reja pune, ku jane vendet e reja te punes,shqiptaret po ikin se skane pune ?

Rama u premtoi votueseve se do te ulte çmimin e energjise elektrike,pse e rriti çmimin e energjise elektrike ?

Rama u premtoi votueseve se do te ulte ne maksimum varferine,varferia u rrit ne menyre galopante,ne vend te uljes se varferise ai po i fut ne burg te varferit qe nuk kane leke te paguajne energjine elektrike ? (ndersa te pasurit qe nuk paguajne energjine elektrike le ti fut ne burg).

Rama u premtoi votueseve se do te zbatoj vetem ligjin,ai nuk po zbaton ligjin e partise se tij qe e ka formuluar vet ?

z. Stefani, te lutem rri shtrember,por kuvendo drejt,mbahu ne nje hu,mos e dridh sipas interesit partiak.

Ne duam qe deputetet,kryetaret e bashkive dhe keshillin bashkiak ta zgjedhe populli jo ta emroj Rama me Bashen.Keto duhen percaktuar ne Kodin zgjedhor,i cili eshte katandisur ne nje lecke te Rames dhe Berishes qysh ne vitin 2009.

Submitted by katarakti (not verified) on

Per mendimin tim Blushi ka te drejte vetem kur veren see ashtuquajtura "Rilindje" e ka sfumuar teresisht rolin e Partise Socialiste ne fitoren e qershorit te 2013-tes dhe rolin e saj sot ne mekembjen e vendit. Nga ana tjeter une verej se Berisha eshte shume me komunikues, me intrigant dhe buçites ne deklaratat dhe mashtrimet e tij, se keta "çunat" e zgjedhur nga Rama. Ne fakt Rama qellimisht ka lene dhe po le jashte "rreshtave" gjithe gjeneraten e re dhe te vjeter te PS-se per t'i zevendesuar ata me askusher dhe çupelina te panjohura. Po ashtu Rama nuk eshte se po tregon ndonje vizion ekonomik kushedi se çfare per te krijuar vende pune dhe rritur GDP-ne ne vend. Me LungoMare nuk ecen perpara vendi. Duhet strategji dhe energji per te bere pune dhe jo llafe. Do ishte me keq me Berishen ne pushtet, - thote Stefani. Plotesisht dakort, por pikerishte per kete arsye Rama fitoi ato 1 milione vota te famshme dhe 84 deputetet. Pyetja eshte se sa mund te bente dhe sa ka bere?! Jo gjithmone krahasimi me Qoftelargun e Viçidolit eshte i vlefshem. Analizen e tij Stefani e mbeshtet tek FMN-ja. Por FMN-ja ka tjeter agjende.  Greqia ndoqi per 5 vjet me rradhe keshillat e FMN-se dhe perfundoi edhe me keq seç ishte. Edhe shume vende te Amerikes Latine dikur perfunduan ne fund te pusit pikerisht se ndoqen ato rekomandime. Dhe se fundi dua te them se edhe propaganda e Rilindjes per te reklamuar arritjet e saj te pakta eshte po aq e vaket sa eshte edhe vete strategjia e saj ekonomike. Degjohen gjithnje e me shume anatemat, sharjet dhe shpifjet e PD-se sesa arritjet e Rilindjes. Rama duhet tu spjegoje njerezve me modesti dhe perulje se cila eshte strategjia e tij ekonomike. Se perse ka realizuar disa gjera dhe nuk ka realizuar shume te tjera. Se si e shikon ai ekonomine e Shqiperise pas 2 vjeteve te ardhme. Se verej nje lloj fodulleku te Rama dhe nje fare perbuzjeje per njerezit e zakonshem. Rama duhet te ulet me kembe ne toke, ne rast se do qe te kete sukses dhe te fitoje besimine popullit. I cili eshte deri ne nje fare mase vertet i zhgenjyer.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Nese doni nje diskutim profesional ekonomik te situates se Shqiperise, vendi i fundit ku duhet te kerkoni eshte nje artikull i Andreas.

Eshte turp i madh qe ketij i botohen keto mynxyra qe shkruan, ky eshte niveli me fundor ku mund te arrije gazetaria. Jo vetem se genjen dhe mashtron duke u bere sharlatan per nje fushe ku nuk di asgje, por pranon te shperndaje nje propagande aq ekstreme sa as Partia Socialiste vete nuk e ben. Te jesh me ekstremist se partia qe ka pushtetin vetem gazetar nuk mund te te bej. Turp!

Submitted by Antonim (not verified) on

Sa here me qelloj te te lexoj apo degjoj o shoku Stefani apo ndryshe Fahri Balliu i PS, pyes vete : ti je vertete kaq idiot apo bythelepirja spaska fund?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.