Nga porti i Durrësit në Tiranë (akti II)
Pasi zbret nga trageti që vjen nga Ankona në Durrës shikon njerëz që rrinë grumbull duke pritur të tjerë që po mundohen të dalin nga radha klaustrofobike nëpër shkallë, policë që pijnë duhan etj., po asnjë shenjë që të tregojë daljen, harta për qytetin dhe/ose vendet turistike të tij, apo qoftë edhe një “Mirëseerdhët në Shqipëri”, e shkruar fundja dhe me gabime dhe në gjuhë të huaj si jo rrallëherë. Kur zbret në Durrës je i vetëm kundër botës dhe bën mirë ta dish që më përpara se ku po shkon. Posti kufitar duket si barrakë që shet luledielli dhe intuita thotë që kushdo mund të kalojë gjarpërazi pa e parë polici, i cili do jetë i zënë duke biseduar me ndonjë tregtar nga brenda xhamit, por nuk besoj se është ide e mirë ta testosh këtë n.q.s. i ke dokumentat në rregull. Se si ndodh që herë pas here (shumë rrallë) dikush kapet me dokumente të parregullta nuk e kam kuptuar kurrë. Të marrësh një vizë për të hyrë në Shqipëri është më e lehtë se të blesh një biletë kinemaje. Kujdes: Mos ia thuaj policit këtë dhe përpiqu të mos bësh shaka sepse çdo pretekst është i mirë për të të lënë gjysëm ore apo më tepër në pritje.
Ashtu i përhumbur kur del nga porti duhet të vazhdosh të ecësh drejt duke iu shmangur taksistëve dhe kambistëve që punojnë në të zezë dhe rrinë pa radhë, për të dalë...erm...askund. Dilet në një rrugë ku makinat ecin shpejt dhe nuk ka autobus apo tren apo çfarëdo shërbimi publik transporti. Që të gjesh një mjet për në kryeqytet duhet të vazhdosh të ecësh gjithmonë majtas derisa të dëgjosh dikë që bërtet “edhe dy Tirana”. Sigurisht që furgoni ka më shumë se dy vende bosh dhe nuk ka orar për nisjen. Ka mundësi të jetë edhe fare bosh në atë moment por n.q.s. nuk do t`a bësh udhëtimin me tren (nuk rekomandohet) dhe taksia të duket shumë e shtrenjtë, atëherë nuk ke alternativa të tjera. Meqë ra fjala, kërkimi për të prenotuar biletën on-line është një humbje kohe në “Shqipërinë e internetit”. Furgoni nuk ka çmime të paracaktuara por për fat ka një standart industrie (fjalë mbase shumë të mëdha për një tjetër biznes që funksionon në të zezë) që përcakton çmimet. Sediljet mbushen me një person më tepër nga ç`nxënë për rresht dhe herë pas here dikush pa ndonjë paaftësi të dukshme të kërkon ta lirosh
sediljen për të kaluar te ajo mbrapa. Nëse e liron apo jo sediljen është në edukatën dhe gjykimin personal të secilit, por ta dish se protestat ndaj shoferit që mbimbush furgonin do shkojnë në vesh të shurdhër. Kujdes: kjo nuk do të thotë që ato nuk duhen bërë gjithsesi.
Me çmimet e larta deri në qesharake të transportit në botë do vëresh, sidomos n.q.s. vjen nga perëndimi, se bileta është relativisht e lirë. Pozitiviteti vazhdon me rrugët e reja që do jenë ndërtuar patjetër që nga vizita e fundit dhe pak më tepër gjelbërim, por kjo vetëm për të maskuar masakrën e pallatave dhe ndërtesave pa asnjë lidhje në formë, ngjyrë, madhësi, arkitekturë apo funksionalitet me njëra-tjetrën. Pyes veten, po kur ta rrëzojmë diktatorin a do i prishim sërish të gjitha ndërtesat që do na kujtojnë atë? Pak muzikë tallava në sfond dhe jepi gaz në autostradë. Shoferi do nisë një bisedë me një apo të dy pasagjerët e ulur në selidjen e parë dhe herë pas herë do fillojë të flasë në telefon pa lidhur rripin e sigurimit. Askush nuk ndihet i kërcënuar nga kjo. As vetë pasagjerët në furgon nuk e këmbejnë sigurinë e jetës me bezdisjen nga rripi në këtë vapë. Kujdes: kjo s`do të thotë që ti nuk duhet të vësh rripin tënd të sigurimit. Shoferi nuk është pjesë e ndonjë kompanie dhe punon privatisht. S`ka paguar kurrë taksa në jetën e vet. Ai normalisht duhet të jetë në atë grup njerëzish që nuk ka pse ta vrasë mendjen kush është në pushtet, pasi shteti nuk administron paratë e tij. Shteti në fakt merr gjithsesi para nga ai nëpërmjet doganave, TVSH-së, shfrytëzimit të burimeve natyrore të kombit që në fakt janë të të gjithëve. Shoferi thjesht nuk e di këtë. Jam i bindur që ai nuk është i siguruar, nëse ty si pasagjer të ndodh ndonjë aksident. Në fakt kam dyshimet e mia edhe mbi rregullsinë e dokumentave të vetë mjetit, pasi drejtuesi ul shpejtësinë ndjeshëm pranë një posti policie dhe e rirrit po ndjeshëm sapo makinat blu nuk duken më në pasqyra. Kujdes: merre targën shënim përpara se të hypësh në furgon.
Për mbërritjen nuk ka stacion. Ti zgjedh vetë se ku do të ndalosh gjatë itinerarit dhe ndalesa mund të jetë edhe në ndonjë urë apo përpara një semafori të kuq, n.q.s. je mjaftueshmërisht i shkathët për t`u hedhur gjysëm në ecje nga furgoni dhe s`ke bagazhe për të marrë mbrapa. Kujdes: kur të kalosh rrugën, fakti që ka viza të bardha nuk do të thotë domosdoshmërisht që makinat do të ndalojnë për të të dhënë përparësi.
Më në fund diku duket një shenjë e pluhurosur: “Mirë se erdhët në Tiranë”.
P.S.: Aktin I mund t`a rilexoni këtu:
http://respublica.al/opinion/2011/8/19/tirana-e-pare-me-syzet-e-blera-ne-londer-akti-1
-vijon javën e ardhshme-
Comments
Ja fute pordhës Endrit.Ku e

Ja fute pordhës Endrit.

Ku e more vesh ti që shoferi është i pasigurum e që nuk pagun taksa?

Jeni shumë tangërlliksa ju emigrantët e ri, shikoni një herë Londrën dhe ju duket Shqipëria beterr. Po do ti kalosh dhe nja 10 vjet jashtë Shqipërie dhe pastaj fillon e të duket më e ëmbël Shqipëria.

Ti flet sikur të ishte faji i shoferit, sikur faji është i pjesës më të dobët të popullit, por faji është më lart. Ti i ke aq pare mend, besoj, sa të bësh një analizë më sistemike të problemit. I ke aq pare mend sa të arsyetosh se rripin nuk e vendos sepse kurrë nuk ja kërkon njeri ta vendosë dhe sepse ekziston një qasje kulturore në Shqipëri kundër rripit që të "lidh" e kundër "lidhjes" me rrip a litar.

I ke dhe aq pare mend sa të dish se pa siguracion nuk ecet dot në Shqipëri, jo sepse respektohen rregullat por sepse po të mos kesh siguracion, do ti paguash rryshfetin shefit që pret anës rrugës sa herë të kalosh aty afër.

Sa për siguracionin nqs një pasagjer humb jetën, ai shoferi ka siguracion për transport pasagjerësh. Gjithsesi, të sfidoj të gjesh në Angli një siguracion që është gati të paguajë pa bërë fjalë në rast aksidenti, që nuk përpiqet të fshihet pas klauzave të kontratës të shkruara me të vogla dhe që nuk e zvarrit punën nja 2-3 vjet nëpër gjyqe, mos e provofsh kurrë.

Edhe dokumentet ai shoferi në rregull i ka, por ai ngadalëson shpejtësinë sepse po të kalosh shpejt para "shefit", ai shefi mund të nevrikoset dhe të vendosë gjobë për tejkalim shpejtësie.

Endrit kur e merr përsipër të shkruash një artikull mbi jetën në Shqipëri bëj një analizë pak më të ngritur, pak më sistemike, pak më shkencore.

Syzet e Londrës të paskan bërë miop!

Vendos syzet e sociologjisë, të historisë politike e të ekonomisë e do të kuptosh më mire se çfarë ndodh në një shoqëri njerëzore, që ka rregullat e veta, që ti i paske harruar kaq kollaj sapo ike në Londër.

Tani, artikullin s`e paske

Tani, artikullin s`e paske lexuar. Autori thote qe shoferi punon ne te zeze, pra nuk ka licence per transport udhetaresh (edhe nqs ka siguracion baze per mjetin) dhe rrjedhimisht nuk ka siguracion qe e mbulon. S`behet fjala vetem per vdekje por edhe per aksidente qe shkaktojne probleme deri ne permanente. Ne Angli nje rast i tille do ta detyronte kompanine t`i paguante pasagjerit pension gjithe jeten! Nqs shoferi do i kishte ne letrat ne rregull dhe do ecte sipas kufirit te lejuar te shpejtesise atehere s`do kishte pse te kishte frike nga polici i trafikut.

Ah, mi Ola sa fushë me lule e

Ah, mi Ola sa fushë me lule e bëni perëndimin dhe sa beterr Shqipërinë.
Por ja që nuk është ashtu siç tregon autori të cilin e njoh personalisht dhe kam respekt për të. Unë njoh njerëz të afërm që punojnë "furgon" dhe rastësisht punoj në zyrat e një firme të madhe siguracioni në një vend perëndimor.

1. Eshtë e pamundur të punosh "furgon" në Shqipëri po nuk pate të gjithë dokumentet, liçencat dhe siguracionet në rregull. Kjo sepse po të kapën detyrohesh të paguash rryshfete aq të mëdha sa nuk ta leverdis. Dhe sepse furgonat e tjerë, po nuk pate liçencë të raportojnë te tatim-taksat që atë rast presin për të të kërkuar rryshfetin.

2. Firma e siguracionit ku punoj, është një nga më të mëdhatë në Europë. Kur ndodh një aksident që duhet të paguajë firma, e para e punës që bëjmë, është të zvarrisim dosjen në mënyrë që të kalojnë afatet dhe të detyrojmë ata që kërkojnë dëmshpërblim të dekurajohen dhe ta lënë atë punë.

Nqs i dëmtuari vazhdon atëhere i dërgojmë një letër duke i thënë se e ka vetë fajin dhe kur merr në telefon ia mbyllim telefonin, duke bërë sikur është ndërprerë linja, duke i thënë se ai e ka fajin vetë, duke bërë të paditurin, e kështu me radhë.

Nqs prapë vazhdon atëhere rrekemi të kërkojmë çfarëdo klauze në kontratë për tia hedhur fajin vetë të dëmtuarit. Në këtë rast i dëmtuari mendon se mund ti duhet një avokat, mirëpo duke e ditur se një avokat këtu paguhet 200 (dyqind ) euro për një orë (po po një orë) punë, i dëmtuari duhet ti bëjë mirë llogaritë kur të marrë në telefon avokatin. Në shumicën e rasteve ai nuk merr fare avokat sepse nuk i leverdis.

Vetëm në rastet kur dëmi kalon 5 mijë euro në përgjithësi ta leverdis të marrësh një avokat, dhe çështja do të zgjasë të paktën 2-3 vjet dhe rezultati varet nga cilësia e avokatit që ke. (Një këmbë e thyer kushton 100 euro për të dëmtuarin për tu kuruar, pra nuk ka leverdi)

Si përfundim, nuk është fushë me lule perëndimi, dhe Shqiptarët nuk janë aq të këqinj. Sistemi ka njëqind të meta në Shqipëri duke filluar nga qeveria e gjyqësori, por sigurisht jo "furgonat".

Tani anonim, ti vetem nqs je

Tani anonim, ti vetem nqs je ne Greqi apo ne Itali se ne shumicen e vendeve (vertet) perendimore egzistojne te ashtuquajturat "gjykata te pretendimeve te vogla" tek te cilat mund te hedhesh dike ne gjyq pa patur avokat fare, ne prani te nje gjykatesi qofte edhe per $20. Gjithashtu ka kompani avokatesh qe marrin persiper ceshtjen tende dhe e ndjekin deri ne fund. Nqs nuk fitojne ti nuk paguan asgje, nqs fiton ata mbajne 10% te shumes duke te bere te fitosh para pa levizur nga krevati.

Sa per makine pa siguracion te siguroj qe njoh une dyfishin e njerezve, sidomos neper rrethe por edhe ne Tirane qe e mbajne makinen pa siguracion te rregullt, ose te pakten pertej afateve keshtu qe edhe nqs perendimi nuk eshte fushe me lule, me mire se Shqiperia eshte. Te rrime shtrember e te flasim drejt!

James, pikërisht ajo që doja

James, pikërisht ajo që doja të thoja është se nuk është fushë me lule, edhe pse disa gjëra mund të jenë më të rehatshme se në Shqipëri!

Përshëndetje.

Shoferi nuk është pjesë e

Shoferi nuk është pjesë e ndonjë kompanie dhe punon privatisht. S`ka paguar kurrë taksa në jetën e vet.

Nuk ka paguar taksa per biznesin, por besoj shume taksa te tjera i paguan. Si pershembull sigurimin e mjetit.

Në fakt kam dyshimet e mia edhe mbi rregullsinë e dokumentave të vetë mjetit, pasi drejtuesi ul shpejtësinë ndjeshëm pranë një posti policie dhe e rirrit po ndjeshëm sapo makinat blu nuk duken më në pasqyra.

Ne fakt shoferi vepron ashtu pasi ka kaluar limitin e shpejtesise per ate segment rrugor. Gjithashtu ne shumicen e rasteve ketyre shofereve u mungon licensa per taksi (qe duket qarte nga mosperdorimi i targave te taksive).

Nuk eshte aq keq sa ishte vite para, por prape ka shume gjera per tu permirsuar.

Z.Avdullari, me pelqen stili

Z.Avdullari, me pelqen stili juaj publicistik, ironia e lehte per qesharaken qe ndesh, dhimbja e mjegullt per gjendjen qe fshihet pas stilit tuaj "indiferent" dhe humorit te patekeq te nje vezhguesi nga jashte dhe deri kritika e ftohte, gati neutre per burimin, shkaqet dhe pasojat e kesaj tablloje ne te cilin te cfaqet vendi yt. Ne te gjithe kete tis, qe disa komentues kane nxituar ta quajne denigrues, me se paku te tepruar, ata kane humbur te verejne ate qe pulson dhe vezullon aq fuqishem ne cdo germe, fjale dhe fraze te shkrimit tuaj: Dashurine dhe mallin e pashuar dhe pa kusht per atdheun, deshiren dhe pse jo, endrren,per ta pare ate ndryshe, me normal, me europian, me te begate por, gjithsesi, po aq te dashur dhe te munguar edhe ashtu sic eshte.

Kam frike se, kjo lloj publicistike, e angazhuar dhe neutre ne te njejten kohe, duke ju drejtuar nje numri jo edhe aq te madh lexuesish aktuale, nuk do gjeje jehonen qe meriton. Dhe do tju shtyje, mjerisht, te ndryshoni stilin publicistik ose ta cvendosni krijimtarine tuaj drejt letersise se mirefillte artistike. Sido qe te ndodhe, kam bindjen se pena juaj do te sjelle vlera te shquara dhe te dobishme per vendin. Pergezime!

BS! Më acaron shumë kur

BS!

Më acaron shumë kur flitet për Shqipërinë sikur të ishte një vend bërrnut, ku të bje muti kokës kur ecën rrugës e ku të vrasin e të vjedhin pa shkak!!!

Avdullari shkruan me shumë ironi për një vend që i dha mundësinë të bëjë shkollë si shumica e shokëve dhe shoqeve të vet pa iu dashur të paguaj shumë lek (vetëm nqs me dëshirë ka bërë shkollë private, ka paguar lek). Dhe universitetin e ka bërë gati falas në krahasim me çmimet e Anglisë.

Pse nuk thua një fjalë për tragetin shkërdhatë italian me të cilin ka ardh nga Ankona ku nuk han dot asnjë pjatë makarona e që tejmbushet sa herë ka fluks emigrantësh. Pse nuk thotë një fjalë për policët shkërdhatë Italianë, që të flasin sikur të jesh qen sapo shofin pasaportë Shqiptare?

Qahesh sepse për një orë rrugë nga Durrësi në Tiranë ke qenë pak ngusht. Po ti a ke udhëtu ndonjëherë me tragetet shkërdhatë nga Bari dhe të të bjerë të flesh në kuvertë sepse të gjithë korridoret janë zënë nga familjet me kalamaj që kompania private "Taulantia" ka tejmbushur?

Fluturimin besoj e ke pas me RyanAir. I pastër tu duk avioni? Me hapësirë te këmbët? Si i vinte era? Shpresoj të kesh patur fat!

Është e padrejtë Avdullari të flasësh sikur rrin në Chelsea. Ke qenë ndonjëherë në Brixton apo Harlesden? Shko e pastaj hajde më trego vuajtjet e tua në Shqipëri!

Ironia është komode dhe e kollajtë ta përdorësh kur shkon sipas mendimit të përgjithshëm, por shumë më e vështirë është ta përdorësh për të thënë diçka që bie ndesh me rrymën e përgjithshme.

Ikni shikoni filmin "Shqiptari" që ka dalë në kinema të kuptoni çfarë është Londra, Berlini e Parisi për Shqiptarët, jo për vendasit.

Pse Shqipëria ka Sali nuk do të thotë se ka vetëm kafshë që të vënë rrotën sapo të shkelësh në rrugë.

Dreqi ta hajë, hajde ktu kalo nga ana në anë e "Champs Elysées" dhe provo nëse të liron dikush rrugën!

Shkëlqimi!

Nuk e kuptoj çfarë është gjithë ky lëngim për pak shkëlqim, për furgona të pastër e me sistem rezervimi në internet e me pikë kalimi të kufirit më të bukur.

A e dini se furgoni i ri që të amortizohet dhe që shoferit ti ngelet diçka në xhep do të duhej që bileta të kushtonte disafish?

A e dini që po të kërkonit një pikë kalimi të kufirit më të bukur do të duhej që trageti me të cilin erdhët të paguajë më shumë taksa e për rrjedhojë çmimi që paguat do të ishte edhe më i shtrenjtë?

A e dini se sa më shumë paguajnë Shqiptarët për zyrat, makinat dhe faqen e bukur të internetit të CEZ-it në krahasim me ç'paguanin për "KESH"-in?

Po për zyrat, tabelat e reklamat e shkruara bukur të Vodafonit, AMC, Eagle, Plus a e dini se tarifat e celularit janë më të shtrenjta se në Europë?

Kalofsh mirë në Shqipëri Endrit dhe suksese, por aman shko bëj një xhiro në Harlesden, dhe hajde bëj një xhiro në Sarcelles ose në lagjen "Balzac", në "Vitry sur Seine" ktu në Francë dhe pastaj na trego si tu duk Kombinati apo Kinostudioja!

Tung!

Një i njohur që ka respekt për ty.

Me pelqen fakti qe ne

Me pelqen fakti qe ne shqiptaret jemi kaq patriote dhe reagojme menjehere ndaj kritikave qe na behen apo i autobejme. Po fundja... eshte shume mire me kene shqiptar....!!

Vetem nje gje nuk e kuptoj (dhe se kam kuptuar ndonjehere), pse nuk vine te gjithe keta "mergimtare patriote" te jetojne ne shqiperi, po rrine ne ca vende si Brixton apo Harlesden apo ku e di une... dhe vuajne. Fundja nqs qenka me keq apo njesoj keq andej, le te vine ketej. Dhe nje gje te fundit, saliu nuk eshte fajtor se ne jemi te tere hajdute...

Add new comment