Unë nuk e dua Tomën, por aq më pak prokurorët e tredhur kundër tij

Postuar në 25 Mars, 2015 15:12

Kam përshtypjen se sot në Komisionin Parlamentar të Mandateve ka ndodhur një skandal. Falë dy prokurorëve idiotë, në hall, apo të detyruar, nga seanca publike ka dalë fitues Tom Doshi. E gjithë shija që të mbetet pas kqyrjes të vëmendshme të asaj seance, është se ose kemi të bëjmë me një prokurori injorante dhe totalisht e paaftë, ose se kjo prokurori ka vendosur të mbrojë krimin me qëllim.

Pohimi për ekzistencën e një videoje ku dëshmitari kryesor Durim Bami pohon se është detyruar ta ndërrojë dëshminë, sepse e kanë kërcënuar në qeli me vrasjen e fëmijëve, përbën një fakt që duhet sqaruar sa më parë. Ai është shumë më i rëndësishëm edhe se gjoja sekreti hetimor. Eshtë madje edhe më i rëndësishëm sesa sekreti shtetëror. Gjithashtu, fjala e avokatëve të Doshit ku viheshin re shkelje skandaloze të Prokurorisë, e ka bërë shumëkënd të ngrejë pikpyetje të mëdha: Si mund të kërkohet arrestimi i Doshit për kallëzim të rremë, ndërkohë që ai nuk ka bërë kurrë kallëzim dhe Prokuroria e ka filluar këtë cështje me nismën e saj? Si mund të kërkohet arrestimi i tij, nëse nuk ka asnjë provë (sipas avokatëve) se ai e ka kërcënuar Durim Bamin? Si mund të kërkohet arrestimi kur Prokuroria nuk ka zbardhur qëllimin e kësaj sajese, nëse ajo që thotë Doshi është vërtet e tillë?

Dyshime të tjera për këtë ngjarje ka me okë. Fakti se Prokuroria nuk e pyeti as shefin e saj Llalla, as drejtorin e përgjithshëm të policisë Didi duket i cuditshëm. Po ashtu i cuditshëm duket mos impenjimi për të marrë nga autoritetet gjermane kamerat e aeroportit të Hanoverit, ku dyshohet se Spartak Braho ka shkuar për të manipuluar Tonin. Dhe me këtë listë mund të vazhdohej pafund, boll që për të të lexosh fjalën e avokatëve të Doshit, që e fituan betejën publike kundrejt prokurorëve të tredhur që kot gjendeshin në atë sallë.

Me që jemi tek prokurorët gjatë gjithë seancës ata as nuk na thanë dot nëse ekziston videoja e Bamit, as se përse e kërkojnë (motivin) e arrestimit të Doshit dhe asnjë gjë tjetër. Por duke parë këtë ballafaqim natyrshëm lind një pyetje: c'e ka shtyrë Prokurorinë në këto parregullsi? C'e ka shtyrë ta mbyllë me shpejtësi hetimin? C'e shtyn as të mos thotë dot se në c' fazë është cështja e hetimit për akuzën për vrasje?

Nga të gjitha këto pikpyetje lind një dyshim. Mos ka një përpjekje për të fshehur dicka më të madhe? Mos po i bihet në qafë Tom Doshit? Thënë këtë, nuk kam për qëllim aspak të mbroj Tom Doshin. Ai sipas meje përbën modelin që nuk duhet të ekzistojë në politikë. Qoftë për mënyrën sesi ka hyrë në Parlament, qoftë për mënyrën se si është sjellë me kundërshtarët e Ramës brenda partisë, qoftë për mënyrën se si ka organizuar mitingashët e dhunshëm, qoftë për mënyrën se si ka afruar elementë të tipit Frroku e shokë pranë kësaj shumice, ai duhet të largohet një orë e më parë nga Parlamenti. Por jo në këtë mënyrë dhe me këtë parodi që pamë sot. Sepse jam i bindur se cdo shqiptar që nuk e do steriotipin e Doshit në politikë, do aq më pak që prokurorë të tillë si ata që pamë sot të bëjnë drejtësi. Ata që e duan Doshin jashtë politikës, presin që kjo të bëhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe të ndershme. Më shumë se fati i Tomës, atyre u intereson një shtet i drejtë dhe i ndershëm. Një Prokurori që nuk ndikohet në mënyrë jashtëligjore, as nga Rama, as nga Meta dhe as nga “vëllai i tyre i madh” përtej Atlantikut. Përndryshe kufoma e Doshite lincuar në sy të publikut nuk i vlen askujt. Sepse në këtë rast varri politik i Tomës mund të jetë djepi i shumëfishimit të singjashmëve të tij.
"Lapsi.al"

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Fol fol ti, se nuk eshte ulur akoma Andrea Stefani te te qendise nje artikull ku te shpjegoje edhe njehere se pse fajin e ka Saliu. Po te jesh i sigurt se sqarimi do te vij shpejt.&nbsp;</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Ka nje problem qe ju gazetaret dhe mediat duhet ta ngulni ne lule te ballit qe, ka ndryshuar monopoli i informacionit dhe opinjonberjes. Nuk eshte nevoja te rrjeshtoj ketu menyrat e marrjes se informacionit qe; shperthimin e nje bombe apo te nje ngjarje tjeter: sport, teater, turizem e tjer me shpejt e marrim nepermjet telefonit live te fotografuar apo te xhiruar ashtu si dhe kercenimin e veshtersite ekonomike dhe, gjendjen reale e dime shume mire se e mbajme mbi shpatulla; apo mizerjen e drejtesise dhe fytren e politikes. Prandaj qe te jeni udheheqes ne opinjonberje ju duhet jo vetem besueshmeria qe eshte me kryesorja, po dhe aftesia profesionale. Ok. aftesine profesionale e ke edhe pse ne ditet e sotme pothuaj cdo njeri di te tregoje; po nuk ke besueshmerine. Gjene me kryesore &ndash; besueshmerine, kujdes. Nuk ke besueshmerine dhe ke dreqna ne shpirt e koke, qe te kendojne si orkester e keqe, e muzika vjen deri ketu te ne e cjerre, e deformuar, e stonuar dhe bezdisese. Dhe kjo lloj muzike/shkrimi nuk behet hit. Bile as nuk fershellehet as si refren dhe nuk kalon apo hyn ne naten e dyte. Me pisllik, me sakte me piskuriqllik, se kjo fjale eshte me e pershtashme dhe e mprehte. Ndez dritat e skenes/shkrimit qe ne titull e hyrje te shkrimit e manipulon, po harron qe po te humbi besushmeria nuk do te lexoj njeri apo do te tju klasifikoj si medioker. Dhe per ndonje forme artistike ne shkrim me thene te drehten nuk shquhesh! Ka te tjere qe shquhen per formen dhe jane te kendshem ne lexim dhe lagshtine e manipulimit ja heqim vete. Koha e gazetarise klasike iku e mbaroi dhe mediat po kompozohen komplet ndryshe aq sa gazetarine po e bejne te gjithe dhe opinjonin po e udheheqin te gjithe. Pra ka ikur koha e dijes dhe e kopetentit ku gazetari trulloste e ushqente duke manipuluar. Mendimi e shkrimi i jot eshte po me aq peshe sa mendimi e shkrimi i komenteve qe marrin pjese ne blog.&nbsp; Akoma nuk jane ne lartesine e duhur komentet ne bloge te caktuara dhe gazetari nuk duhet te matet me hijen e mengjezit te komentuesve, po te permendim &ldquo;Pejsazhe te fjales&ldquo; si blog; ke qejf ti lexosh komentet qe jo pak here ja kalojne shkrimeve.&nbsp; Jo pak here ka komente qe i lene mbrapa shkrimet si nga cilesia e formes po dhe nga permbajtja. Prandaj monopolin e dijes nuk e ke vetem Ti dhe, eshte shume keq sikur ta kishe vetem. Ti apo gjasme gazetaret opinioniste dhe ne qe ju lexojme mos na trajtoni se jemi hijet tuaja. Zotni rrespekt per lexuesin, respekt per lexuesin kur te shkruash here tjeter se ke hapur nje serial shkrimesh piskuriqe dhe po humb besueshmerine. Kemi deficit per qartesi per te gjetur akorde sinqeriteti dhe jo per mjegullime e ndricime mashtruese. Shkrim piskuriq ky, dhe ai tjetri para ketij.</p>

Submitted by mir (not verified) on

<p>po ke do ti more nipce ......ju gazetaret dhe politikanet e shkerdhyet kete vende , dhe me e bukura jepni akoma leksione per demokracine.</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Pse ti, Bushati e quan vehten me te mire nga Doshi dhe nga prokuroret? &nbsp;Cudi! &nbsp;Ti ke bere prokurorin dhe avokatin e badave fashiste te Sali Berishes duke shkelur me kembe mbi ato 500 miliarde euro te shkaterrimit ekonomik cerekshekullor te Shqiperise. Mbase do vije dita qe te paguani per helmimin e ndergjegjeges se kombit shqiptar!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.