Zoti kryeministër, një polici për ëndrrat tona!
Është njerëzor, i pashmangshëm, por edhe shumë tinzar, ai mekanizmi psikologjik, të cilin psikologët e quajnë “shifting baselines”. I përkthyer lirisht, shifting baselines nënkupton një ndryshim gradual, pa vënë re prej nesh, të pikave të referimit që na kanë shërbyer për të vlerësuar një person apo një fenomen. Shifting baselines është produkt i aftësisë sonë të jashtëzakonshme për t’u përshtatur. Spostimi i vazhdueshëm i kufirit të normalitetit na ruan nga dëshpërimi. Askush prej nesh nuk besoj se vazhdon të mbajë pikë referimi moshën 20-vjeçare kur gjykon gjendjen e tij trupore në moshë të thyer; gradualisht vijmë dhe mësohemi me brishtësinë tonë fizike, duke i shtyrë kufijtë e “normales”.
Shifting baselines, aq sa na ndihmon për ta ruajtur normalitetin tonë psikik, aq është e dëmshme si dukuri në raportin e individit me pushtetin apo me natyrën. Në raport me pushtetin, shifting baselines prodhon qytetarë të bindur ndaj çdo abuzimi të pushtetit, ndërsa në raport me natyrën, qytetarë totalisht indiferentë ndaj shkatërrimit të saj. Kam përshtypjen se edhe rehabilitimi i figurës së diktatorit Enver Hoxha po shfrytëzon pikërisht këtë mekanizëm të pashmangshëm të natyrës njerëzore. Për nja dy dekada, për Enver Hoxhën nuk flitej. Pak nga pak, figura të ndryshme publike filluan të hidhnin, të shpërndara në kohë, tezat naive se “disa të mira i kishte ai regjim”, se “ndërtoi disa vepra publike”, se “zhduku analfabetizmin”. Në mënyrë sporadike, herë në ekrane prestigjioze televizive, e herë në emisione periferike, filloi të shfaqej e veja e diktatorit me ligjërimin perfid të bashkëshortes, e cila e fton publikun të shohë tek Enver Hoxha, përtej figurës së diktatorit gjakpirës, edhe një burrë e bashkëshort të mirë e të përkushtuar. Pak më vonë, disa veteranë filluan të shfaqen nëpër cepa mitingjesh me portretin e diktatorit. Aktualisht, historianë të ndryshëm po përpiqen të krijojnë një narrativë të re për vlerësimin e figurës së diktatorit. Dhe, tani, të inkurajuar nga kryeministri Rama, i cili deklaroi se nuk kishte ndërmend “t’u dërgonte policinë për t’ua arrestuar ëndrrat”, veteranët nostalgjikë, krenarë e të shëndetshëm, po shfrytëzojnë çdo rast për të dalë hapur shesheve, me portretin e diktatorit lart. Kujdes, zoti kryeministër! Shifting baselines në veprim!
Çështja në fjalë ka edhe një aspekt moral, zoti Kryeministër! Në sheshet e Tiranës ka diçka që nuk shkon! Orwell e quan “doublethink” rastin, kur një individ është në gjendje të mbajë në kokën e tij dy mendime kontradiktore dhe t’i besojë ato njëkohësisht. Të varësh portretet e viktimave të diktatorit Hoxha në bulevard dhe, disa javë më pas, të lejosh kapardisjen e portretit të diktatorit disa metra më tutje, do të thotë të jesh viktimë e pastër e “doublethink”-ut. “Who are you, and if so, how many?”
Më thuaj Z. Kryeministër, si do të çliroheni nga barra e rëndë që keni marrë mbi supe? Si do t’u shpëtoni brirëve të dilemës torturuese? Nga njëra anë, ndërgjegja Juaj ju shtyn të mos u “dërgoni nostalgjikëve të Enverit policinë në ëndrrat e tyre”. Nga ana tjetër, mos harroni se keni edhe ëndrrat e atyre mijëra të vrarëve e internuarve, që vdiqën me shpresën se koha e diktatorit s’do kthehet më kurrë. Zoti kryeministër, më duhet një polici për të ruajtur të paprekura ëndrrat e tim eti dhe të bashkëvuajtësve të tij!
"Mapo"
Comments
Turma nuk di nga keto gjera o
<p>Turma nuk di nga keto gjera o Dinshum.</p><p>Mbase zhvendosja e bazes krahasuese te ka ndodhur ty.</p><p>Thjeshte e keni ndjere vehten paq me pronat qe ju dha Sulltani, ndersa veteranet nga mali e kane ndjere vehten paq me Enverin se i solli ne Tirane,</p><p>Gjeje tani “shifting baselines”</p>
Koment shume i goditur.
Koment shume i goditur.
Add new comment