Bota “jashtë” dhe ajo “brenda” nesh
Zhvillimet e fundit në raportet Shqipëri – Serbi dhe debati publik që po e shoqëron na dhanë mundësinë e shumëfishtë: - të testojmë fqinjët e Kosovës, të testojmë raportet politike rajonale, të testojmë projektin evropian rajonal, të testojmë institucionet ndërkombëtare, të testojmë institucionet tona, dhe krahas tyre, edhe publikun, median dhe nivelin e cilësisë së demokracisë funksionale dhe institucionale.
Fushata denigruese raciste dhe albanofobe në Beograd nuk përbën dallim nga praktika të njëjta të së kaluarës, por ndihmoi të kuptojmë dhe rikujtojmë se nëluftërat ballkanike nuk ishte fajtor vetëm Millosheviçi, - fajtor është sistemi dhe projekti që ai udhëhoqi dhe që vijojnë të jenë funksional nën kostumet e reja “evropiane” të grupit ultranacionalist që drejton politikën dhe vendimmarrjen në Serbi. Për ata që e njohin politikën rajonale nuk përbën risi as lehtësia me të cilën ngjarje tëveçuara shndërrohen në konflikte politike, sa bën pamundësia e ndryshimit, rikthimi në të kaluarën, dhe më tej, lehtësia me të cilën media dhe publiku perëndimor edhe në kohën e globalizimit të komunikimit bien viktimë e propagandës, manipulimit dhe dezinformimit.
Në leximin shqiptar pati një rizgjim të kujtesës kombëtare, - garë midis medias, politikës dhe grupeve qytetare për tëpromovuar identitetin dhe besnikërinë ndaj tij. Midis zhvillimeve populiste dhe folklorike, nuk e shoh të tepërt as pritjen masive në Rinas të ekipit kombëtar, as valën e reagimit pozitiv që shoqëroi ndjeshëm në gjithë vendin, as dominimi i rrjeteve sociale me nisma solidare dhe as tendenca për t’i njohur fqinjët e shqiptarëve ashtu vetë kanë zgjedhur të jenë, - refuzues ndaj çdo identiteti shqiptar. Ka elementë të tjerë që u tepruan, një garë pa sens e bazë për tu vetëshpallur patriotë prej individëve, grupeve apo segmenteve politike që nuk kanë pasur dhe nuk e kanë patriotizmin as tipar, as devizë, as projekt dhe as kulturë formimi e sjelljeje. Nëse do të kishim kaq shumë patriotë, atëherë Shqipëria do ishte shumë më e begatë dhe më e zhvilluar, - përgjegjësi direkte e “patriotëve të rinj” sidomos të politikës, që shfaqen sa herë nuhasin shans për të fituar më shumë vota.
Mbi të gjitha, zhvillimet e fundit nxorën në pah një tipar negativ të shoqërive të mbyllura: aftësinë për ta parë botën vetëm brenda nesh, brenda komunitetit, gjuhës, lexuesve, shikuesve, lidhjeve dhe jetesës tonë, - dhe njëherësh, paaftësia për ta kuptuar dhe parë botën jashtë nesh, - në njëmjedis konkurrues, vlerash, transparence, parimesh dhe standardesh të tjera. Detajet e zhvillimeve të fundit janë domethënëse për këtë. Federatës së Futbollit Shqiptar iu deshën 48 orë për të dhënë një deklaratë zyrtare, dhe ajo e paplotë, larg pritshmërive dhe nevojave. Shtetit shqiptar, duke përjashtuar statutet në facebook, iu deshën dy ditë për të mbajtur një qëndrim zyrtar, edhe ky në vetëm disa nivele, dhe shpesh, në mënyrë vertikale e të personalizuar.
Për dy ditë media dhe kancelaritë perëndimore u mbushën me variantet serbe të lajmit, dhe kështu, krijuan një imazh më shumë serb sesa real mbi ngjarjen dhe elementët e saj. Vetëm kur disa pjesëtarë të ekipit kombëtar u rikthyen në shtetet ku luajnë, dhe atje, u kontaktuan e folën për mediat përkatëse, u konstatua një trend i ri më pozitiv, dhe kështu, informacioni mbi ngjarjen filloi të bëhej më i balancuar. Ishin intervistat e disa zyrtarëve të lartë, sidomos ajo në CNN, Fox News, BBC dhe në Francë, ato që sollën më shumë balancim, edhe pse pyetjet e para ishin të dënuara të ishin konsum pa sens për suksesin e palës tjetër në fushatën dezinformuese ndaj Shqipërisë. Më tej, nëse analizohen komentet në mediat perëndimore, pati pak ose aspak komente me autorë ose burime nga Shqipëria.
Gazetarët e huaj nuk arritën dot të gjejnë një deklaratë sqaruese në detaje dhe pretendime nga FSHF apo Ministria që merret me sportin, ndërkohë që për shembull, pala serbe e Federatës dhe ministrive ishte kudo e pranishme dhe e cituar. Tipik është rasti Platini: media serbe lajmëron se kreu i Federatës ka folur me Platini-në në telefon dhe ka marrë prej tij mbështetje, kurse ne, jo vetëm nuk e kontaktuam, jo vetëm nuk i dërguam letër sqaruese, por më tej, as nuk protestuam për deklaratat e tij apo faktin se pala serbe citon mbështetjen e tij të njëanshme.
Në kujtimet e tij Eqrem Vlora sjell detajin kur banorët e fshatrave të largëta pyesin kreun e qeverisë Ismail Qemalin, mbi atë se çfarë mendonte Evropa për bëmat e tyre! E kemi përdorur këtë rast ilustrues sa herëështë parë një varësi e çuditshme mbi mendimet e tjetrit për punët tona! E njëjta gjë ndodhi edhe tani. Të gjithë kërkojnë ndonjë citat në media apo twitter pro nesh për të krijuar një imazh virtual, larg atij real. Ndërkohë, ashtu siç fati ynë varej nga “Evropa” më 1912, edhe tani, nuk është gabim ta shohim botën “jashtë” botës tonë të vogël e të mbyllur vendore, si botë të hapur, përfshirëse dhe konkurruese. Perëndimi nuk është mallkimi, por fati dhe shansi ynë. Prej një shekulli e kemi provuar çdo ditë këtë. Por në vend që të presim që perëndimi të vijë tek ne, ne duhet ta kërkojmë atë, ta aspirojmë dhe të jetësojmë atë në standarde, në cilësi dhe në kulturën e sjelljes.
A nuk do ishte më mirë qëçdo institucion shqiptar të kishte një zë dhe të merrte nisma konkrete për të informuar homologët e tyre evropianë mbi realitetin e zhvillimeve të fundit në Serbi? A nuk do ishte më pozitive që FSHF, diplomacia, ministria e linjës, etj, të lobonin me dosjen faktike tek partnerët e tyre larg Tiranës? A nuk do duhej të kishte akte simbolike, p.sh, që një CD informuese e detajuar ti dërgohej çdo kanali televiziv dhe media ndërkombëtare me rëndësi, si prova dhe fakte mbi lajmet e dërguara në të njëjtën mënyrë, siç raportohet, nga zyra e shtypit e kryeministrit në Beograd? A nuk do ishte pozitive që deputetët e komisionit mbi sportet dhe politikën e jashtme, të adresonin delegacione dhe fakte konkrete tek homologët e tyre brenda parlamenteve të NATO-s dhe në Bruksel?
"Shqiptarja.com"
Comments
Aleksander Fahri Mysliu dhe

Aleksander Fahri Mysliu dhe vellai i Greg Kristaq Rames .... ne foto ( me cfare shkruajne gazetat te pakten) jane lidere te ketyre dy vendeve te cilet do garantonje paqe e vellazeri mes dy popujve tane duke pare te ardhmen dhe jo te kaluaren...!

Besim tek misioni i tyre integrues...

Mendoj se autori ne fjale

Mendoj se autori ne fjale Afrim Krasniqi eshte nje vetëintelektual pa asnje fije turpi kur shkruan kesij lloj budallalleqesh. Ai ka qene per nje kohe te gjate keshilltare politik i Presidentit te nderuar Alfred Moisiut dhe nuk ka bere asgje substanciale per ato kritika qe adreson tani. Po ashtu ka qene deputet dhe shume afer politikeberjes ne PD, dhe s'ka bere asgje substanciale ne keto drejtime qe e artikulon kritiken.

Katastrofa me e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret nuk ka qene Serbija, por Sali Berisha me Afrim Krasniqin dhe shqiptare te ketij kallupi.

Add new comment