Nasho Jorgaqi, si shembull i moskuptimit të lirisë

Postuar në 21 Tetor, 2014 06:51
Agim Baçi

Të pamësuarit me liri ka disa mënyra për t’u treguar. Por pa dyshim që një nga më të rëndat dhe më të dallueshmet mbetet paaftësia për të kërkuar ndjesë. Nasho Jorgaqi, rrobaqepësi letrar i porosive të partisë, por sigurisht më shumë i ish- Sigurimit famëkeq, nuk ndalet së deklaruari se nuk pendohet. Madje, edhe pse kanë kaluar 24 vite nga ndryshimi i sistemit, edhe pse janë bërë publike qindra e qindra krime të Enverit me shokë, edhe pse tashmë dihet publikisht denatyrimi që i ka bërë shoqërisë ish-Sigurimi i Shtetit, ku vetë Jorgaqi bënte pjesë, edhe pse kanë dalë fakte që e hedhin poshtë gjithë ideologjinë e tij për kohën kur ka shkruar, sërish ai nuk tërhiqet. Në fakt, është më se e kotë t’i kërkosh ndjesën. Nëse do kishte mundur të konsumonte sadopak shije lirie, të arrinte të kuptonte marrëdhënien e vërtetë të Njerëzores, do të ish veshur me një stof pendese, sado i hollë të ishte mbi shpatullat e tij. Por tashmë duhet të jemi të bindur se nuk është aspak faji i tij. Ai do të vdesë me fjalën e fundit për Partinë dhe Enverin, sidomos i frymëzuar së fundmi nga dalja publike e fotos së diktatorit në mitingje, të cilët përbëjnë ndoshta pjesën më të vërtetë të atyre që do vdesin pa kuptuar kurrë se ç’është Liria. Kur lexoja shënimet e tij dje, botuar në Panorama me titull “Nuk jam penduar që kam shkruar Mërgatën”, shihja ndoshta përfaqësuesin më të denjë të atyre që në këto 24 vite nuk arritën kurrë të kuptonin se kishin qenë pjesë e një makine vrasëse. Dhe libra si “Mërgata” që lexoheshin me detyrim në shkolla, ishte nga ato dëme që nuk riparohet as nëse ai vetë do të përpiqej në 24 vite rresht të sqaronte breza të tërë se e gjitha ajo ishte pjesë e një fabrikimi, ku denatyrimi i shoqërisë ishte i fillim-fundtë. Dhe ai beson se me dokrra të tilla të botimit të librit të tij në Amerikë (veç nëse e kanë botuar si shembull se si nuk duhet shkruar kurrë letërsi e tillë) mund të ketë të drejtën të ridalë sërish në publik me një krenari prej të marri, e të thotë (imagjinoni me grushtin lart): S’do pendohem kurrë! Por Jorgaqi është shembulli më i qartë i asaj që na mungoi në këto 24 vite ne si shoqëri. Është pjesë e mungesës së guximit të të gjitha forcave politike për t’u distancuar përgjithmonë nga një e shkuar që i ka lënë shqiptarët në një mungesë respekti të thellë për lirinë ndaj vetes, ndaj tjetrit, e më pas edhe ndaj ligjit, e aq më shumë ndaj së vërtetës. Këmbëngulja e tij për të dalë gjithnjë e më hapur në publik me mospendesën e tij është pasqyrë e dëmit të asaj që ne nuk kemi mundur. Sepse duhet ta pohojmë që ne, naivët e viteve ’90, besuam në vetëkuptueshmërinë e atyre që kishin ndëshkuar bashkëkombësit e vet më shumë se çdo pushtues tjetër që kish kaluar në këto troje. Por s’paska qenë aspak e vërtetë, sepse leksionet e viteve të para duhej të na kishin mësuar se e shkuara nuk duhet të jetë thjesht në shpresën e vetëkuptimit, por në një lexim të vazhdueshëm, sepse edhe dhuna e tyre ndaj bashkëqytetarëve ka qenë e vazhdueshme, deri në atë pikë sa shumë prej tyre i kishin frikë edhe shoku, vëllai, madje edhe bashkëshortja e bashkëshorti. Madje, për shumë frika ishte edhe nga hija e vet. Ndaj ne duhej që në këto 24 vite, ne, brezi i viteve ’90, duhej të kishim këmbëngulur me çdo kusht që të lexohej e djeshmja, të hapeshin dosjet për të studiuar pikërisht këtë denatyrim, të ishin kufizuar në jetën publike ata që kishin ideuar denatyrimin e shqiptarëve dhe të kishim këmbëngulur që vende si Spaçi të ishin pelegrinazh për të rinjtë e sotëm, të cilët po rriten pa kuptuar aspak se çfarë u ka ndodhur baballarëve dhe gjyshërve të tyre. Madje, këta të rinj rrezikojnë të lexojnë edhe “Mërgatën e Qyqeve” pa shpjegime se çfarë vendi zinte ai në helmimin e mbarë shqiptarëve me propagandën më antinjerëzore që mund t’i ndodhë një shoqërie. Kjo mungesë e së vërtetës në këto 24 vite, ky moslexim i gatimit të frymës antinjerëzore prej tyre, do të bëjë që shumë nga “Nashot” e këtij vendi të mbyllin sytë pa pasur as më të voglin shans të merrnin pa shije lirie, duke guxuar – vetëm duke guxuar më së paku- që të lanin sytë nga lumi jetësor i pendesës. Ndërsa neve do të na duhet edhe shumë kohë që të lexojmë të djeshmen, me qëllimin e vetëm që kjo e keqe të jetë e pamundur të rishkelë më jo vetëm mes nesh, por mes asnjë shoqërie njerëzore.

"Panorama"

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Menyra si shkruan shpjegon shume pse Nasho Jorgaqi nuk pendohet, e pse Nasho Jorgaqet ju kane mundur e do ju mundin ne vazhdimesi, ju, sozite e tyre te specializuar ne diatribe asgjesuese, ne sharje-spektakel piroteknik frazash boshe e veteakuzuese..Ky shkrim tregon qe censura eshte e domosdoshme; jo per ata qe shkruajne gjepura ne robëri, por per ata qe shkruajne si skllever ne kushte lirie...Skllever te urrejtjes, instinktit per tu hakmarre, deshires per ekzekutuar tjetrin me thike ne qafe. I permend tjetrit edhe vdekjen, ja maksimumi qe mund te jape publicistika shqiptare....

Submitted by Mark Brunga (not verified) on

Z Baci ,

Mund te tregoni cfare i sollet ju shoqerise shqiptare per 24 vjet?250

Submitted by katarakti (not verified) on

Nasho Jorgaqi do te pendohej nese shqiptaret do te dinin te ndertonin nje Shqiperi me te denje se ajo e diktatures. Po çfare ngjau?! Ne vend te ecej perpara u kthyem ne kohen e gjakmarrjes, ne kohen e Migjenit, te talibaneve dhe femrave te mbuluara ose krejt te xhveshura. Ne vend te beheshim si "gjithe Europa" u beme si Afrika. Gjithe Shqiperine, me pasurite e saj mbitokesore dhe nentokesore, e nxorren per skrap apo e shiten per 1 euro. Ne rast se me pare nuk i kishim shkaterruar keto pasuri, siç shkaterrum gjithçka qe ishte ndertuar me sakrifica dhe lot gjate atyre 40 viteve diktature. Pastaj te ai liber me duket se flitej per diasporen "antikomuniste", por qe i kishte sherbyer italianit dhe gjermanit me besnikeri. Nder ato "qyqe" zoti Baçi kishte edhe shume nga ata qe moren pjese ne ate Asamblene e famshshme qe i dhuroi kuroren e Skenderbeut, mbretit te Italise, Viktor Emanuelit. Mos harro Xhaferr Deven me shoke. Prandaj per mua nuk ka arsye qe Nasho Jorgaqi te kerkoje falje. Ai mbrojti nje regjim kriminal ndaj krimineleve te tjere. Mbrojti sigurimsat e mallkuar ndaj kolaboracionisteve te ndyre  te italianeve dhe gjermaneve. Do te kishte kerkuar falje si "çeço" Nasho Jorgaqi ne rast se Shqiperia do te kishte perparuar ne demokraci, ne shtetin e se drejtes, ne ekonomi, shkence, kulture, sport, arsim, etj etj. Por kur ne te gjitha drejtimet ka regres deri ne gremisje, perse t'i vije turp Nasho Jorgaqit?!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nasho Jorgaqit duhet t'i vije turp se pavaresisht se cfare ndodhi me pas, Nasho Jorgaqi i sherbeu regjimit kriminal, qe eshte e vertete nuk e shiti Shqiperine as per skrap, e as per nje euro, por i trajtoi shqiptaret si skrap (ose po deshe si "crap", po e morre vesh se c'dmth) dhe kur ia lypte nevoja ia falte gratis xhelatit. E more vesh ti kakarakti tani, perse Nasho Jorgaqi do te duhej te pendohej. Po nejse nga nje plak i rrjedhur nuk ke c'pret dhe une gjithsesi habitem, perse nuk e lejne rehat dhe nuk e shesin per skrap ate megjithe mbeturinat e tjera te diktatures.

Ti vazhdo te kenaqesh me Mergaten qe ua cjerr masken kolaboratoreve te ndyre dhe vazhdo te enderosh per te kaluaren e lavdishme.

Submitted by alidemsi (not verified) on

Ku Tosun Baçi shpif edhe nje gje tjeter te ndyre... "Mergata e qyqeve" asnjehere nuk hyri si nje liber letrar ne antologjine e letersise se realizmmit socialis, si rrjedhoje nuk hyri ne curiculen letrare te shkolle shqiptare te asaj kohe, ndaj asnjehere nuk u be liber i detyrueshem ne asnje rast...

Submitted by Thanas Mustaqi (not verified) on

Shumë primitiv në  urrejtjen vetjake, z. Baçi!

Nuk ia vlen të replikohet.

Submitted by Pas komentit të... (not verified) on

Komenti i Bard ishte vecanerisht i perqendruar, realist, gjitheperfshires, imazh i muget,

per tu kundruar e kenduar kudoshem e gjithllojshem.

Dikush me shkroi/pyeti, ne private: "Ah sa do te doja te te uroja, nese Bard-i je ti!"

Une s'isha dot Bard-i qe shpresoj ta kete permendur Agim Bach-in nga kllapia anti-Jorgaqi,

por per ta ndihur ne kete kahje, do doja te shtoja se Nashos do t'ja faknim te gjitha, po te gjitha fare, dè,

edhe te kohes se roberise edhe te si-lirise se sorme,  ore edhe Mergaten do t'ja mergonim

prej vemendjes sone kombetare (qe deri neser eshte ne dronin qe vetetiu magjepsesh permbi Beograd),

por si mund t'ja falim Letren e Hapur ndaj Kadarese?!

Submitted by Bard (not verified) on

Une nuk ve ne dyshim te vertetat apo te vertetat e thena ne lidhje me Nasho Jorgaqin ne kete shkrim. Nuk e kam hasur ne asnje liber te lexuar ne ate kohe, megjithese kam lexuar mjaft edhe pse adoleshent. Nuk e di sa spiun apo bashkepunues ka qene  me ate qeveri. Di qe nje njeri, kushdo qofte, meriton nje gjyq te drejte, para se te ekzekutohet, qofte edhe moralisht. Di qe nje kritike ad hominem dhe qe per reference ka vetveten eshte nje stil i shpifur gazetarie, qe duhet ndalur ne njefare menyre. Keta publiciste qe ekzekutojne pa gjyq duhen shkurajuar ne njefare menyre, u duhet lene te kuptojne qe lexuesi mesatar nuk eshte me hakmarresi taleban i viteve nentedhjete. Duhet te kuptojne keta qe kur akuzon, duhet te sjellesh argumente, dhe sa me pak  pasthirrma e sharje,  neurozat e frustrimet personale. Nuk shet me kjo lloj publicistike..

Submitted by Anonim (not verified) on

Zemerimi donkishotesk i z. Baci. Na e gjeti te keqen ky zoteri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.