Patriotizëm europian që të mos gremisemi si nacionalizmi serb!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4899_andrea-stefani-_7.jpg?itok=EPgDshVo)
Ajo që ndodhi në Beograd ishte një disfatë e nacionalizimit serb. Një tjetër provë se nacionalizmi në kohën tonë nuk është një udhërrëfyes i mirë. I pasuar si reaksion zinxhir nga të tjera shpërthime nacionaliste, ai serb ishte shkaku kryesor i luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Nacionalizmi serb është fajtor edhe për shtypjen e Kosovës, masakrave dhe eksodit që tronditi botën. Por në fund fare, qe po nacionalizmi serb që pësoi disfatë përballë një internacionalizmi ndërkombëtar që, i mishëruar në aleancën e NATO-s, u hodh në sulm kundër nacionalizmit militar serb, i nxitur nga parimi universal i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut dhe jo thjesht të kosovarëve. Dy ditë më parë, nacionalizmi serb pësoi një tjetër disfatë. Këtë herë në një stadium futbolli. Por ndërsa brohorasin për “fitoren”, shqiptarët duhet të kuptojnë se nuk duhet kurrsesi të bien në grackën e nacionalizmit, duke iu përgjigjur serbëve me të njëjtën monedhë.

Më shumë se një dekadë më parë, nacionalizmi serb u mposht ushtarakisht, por shihet është sundues në kokat e jo pak serbëve. Natyrisht, nacionalizmi si urrejtje për tjetrin, për fqinjin e kombit tjetër, për një sërë shkaqesh, historike dhe jo historike, është i pranishëm edhe në kombe e shtete të tjera të Ballkanit. Por në Serbi ai vazhdon të ruajë një veçori, duke qenë mjaft ndikues edhe në elitat politike dhe qeveritare. Pra, edhe në politikën zyrtare serbe madje, deri edhe në mendësinë e autoriteteve sportive. Nëse në Shqipëri gjen nacionalizëm mediatik turmash, në Serbi krahas këtij nacionalizmi të rëndomtë, gjen edhe atë elitar, politiko-diplomatik. Qëndrimi që mban Serbia ndaj Kosovës është ilustrimi më i qartë i këtij nacionalizmi zyrtar.

Incidenti në stadiumin e Beogradit nuk është, në këtë kuptim, i rastit. Ai u nxit pikërisht nga fobitë nacionaliste të federatës serbe të futbollit. Kërkesat e saj, pa precedent, për mos lejimin e sportdashëseve shqiptarë (si nga Republika e Shqipërisë ashtu dhe nga ajo e Kosovës) për të ndjekur ndeshjen në stadium, ishin reflekse të kësaj fobie. Në vend se të përpiqeshin që ndeshja, sporti, ti shërbente krijimit të një klime bashkëpunimi e paqeje mes dy kombeve fqinjë, ata preferuan të ngrenë barriera dhe mure. I gabuar ishte edhe vendimi, që në fakt ndikoi në përkeqësimin dhe acarimin e klimës, për të mos lejuar praninë e futbolldashësve shqiptarëve në ndeshje. Një njëanshmëri dhe padrejtësi që shqiptarët nuk e meritonin sepse nuk kishin demonstruar destruktivitet. Nëse serbët nuk përmbajnë dot huliganët e tyre, atëherë le të penalizojnë huliganët e tyre, duke mos lejuar ata të hyjnë në stadium. Dhe incidenti i rëndë, ku u dhunuan lojtarët shqiptarë jo vetëm nga tifozë huliganë por edhe nga roje të sigurisë të stadiumit, provoi se e keqja nuk shmanget dot duke ndëshkuar të pafajshmit. Se e keqja, në këtë rast nacionalizmi i disa huliganëve serbë, do ta bënte të vetën edhe pa praninë e tifozëve shqiptarë. Incidenti në Beograd tregoi se jo vetëm turmat, por edhe politika e Serbisë, që sapo ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, ka nevojë të deshovinistizohet.

Blater gaboi. UEFA po ashtu. Shqipëria nuk ka pse të vuajë sanksione për incidentin e Beogradit. Valëvitja në qiell e një flamuri të Shqipërisë Etnike, nuk është justifikim për dhunën që pësoi përfaqësuesja shqiptare e futbollit. Flamuri nuk qe shkaku, por preteksti i dhunës. Qe si një shkëndijë që iu vu fuçisë së nacionalizmit serb mbushur plot barut. Më kot përpiqet Federata Serbe të justifikojë tifozët serbë për dhunën që ushtruan, duke na i paraqitur si viktima. Kush nuk vuan nga sindroma e nacionalizmit nuk mund të bjerë pre e provokimeve nacionaliste. Qoftë ky një flamur apo një parullë.
Dhe nuk është sekret që ka jo pak shqiptarë që aspirojnë Shqipërinë Etnike. Por ky nuk është qëndrimi zyrtar i Republikës së Shqipërisë që këmbëngul se bashkimi i shqiptarëve do të arrihet nëpërmjet integrimit në BE. Ky është edhe qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës. Ngritja e flamurit të Shqipërisë Etnike, mund të ketë qenë vepër e kujtdo individi. Pse jo edhe në ndonjë agjenturë që gjakon tensione në rajon. Një gjë e ngjashme mund të ndodhë edhe nesër. Por kjo nuk justifikon dhunën që pasoi, si shprehje e një tërbimi nacionalist që priste vetëm pretekstin që të shfryhej. Sepse, në fakt, dhuna kishte nisur të shpalosej (me hedhjen e sendeve të forta dhe lëndëve plasëse në fushë) që para shfaqjes së flamurit. Edhe sikur të mos qe shfaqur ai flamur, vështirë se ndeshja do përfundonte normalisht në një stadium të shndërruar në një kazan ku vlonin pasionet e papërmbajtura shovene dhe nacionaliste të turmave të huliganëve serbë. Sinjali i parë u dha që në fillim kur turmat nacionaliste vërshëllyen për turp himnin shqiptar duke dhunuar etikën sportive të mikpritjes.

Që nacionalizmi është sot i dëmshëm nuk do të thotë se edhe çdo internacionalizëm, si e kundërta e nacionalizmit, është i dobishëm. Nuk është aspak i tillë, për shembull, murtaja e sotme e terrorizmit, internacionalizmi pseudomysliman i ISIS. Por ka një internacionalizëm të sotëm që harmonizohet edhe me një patriotizëm human për të cilin, është e huaj urrejtja për njeriun pavarësisht se kujt kombi i përket ai. Ky është internacionalizmi integrues europian që, i harmonizuar me patriotizmin modern europian, mundëson vëllazërimin e njerëzve duke pamundësuar urrejtjen pavarësisht të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale të kombeve të tyre. Patriotizmi dhe internacionalizmi europian ushqejnë njëri-tjetrin. Francezët dhe gjermanët janë vrarë e prerë me shekuj në luftërat më të egra. Por pas Luftës II Botërore në kokat e politikës europiane triumfoi arsyeja, vlerat universale të humanizmit, lirisë dhe tolerancës. Në vend se t’i mbrojnë interesat e kombeve me luftë kundër njëri-tjetrit, vendosën që t’i integrojnë interesat, shtetet dhe kombet. Epërsia e kësaj rruge të integrimit në paqe mbi atë të luftës dhe urrejtjes tashmë është e faktuar.

Shpërthimi i nacionalizmit serb si dhunë barbare mbi ekipin shqiptar të futbollit vështirë të mos gjente kundër replikë nga shpërthimi, si reaksion, i ndjenjave nacionaliste në Tiranë apo Prishtinë. Jo pak faqe të internetit dhe mediave të Tiranës u mbushën me shfrime nacionaliste. Njerëzit vërshuan nëpër rrugë me flamuj kuqezi. Si për të festuar në dalldi një fitore. Por nuk ka asgjë për të festuar kur fqinji yt demonstron tërbim nacionalist kundër teje. Përkundrazi, është koha për shqetësim dhe alarm! E megjithatë pati njerëz, nga të dyja kombet, që vendosën të notojnë kundër rrymës nacionaliste. Dhe dhanë mesazhe paqeje duke sfiduar atmosferën e urrejtjes. Ndër këta ishin shqiptari Cana dhe serbi Ivanoviç, përkatësisht kapitenët e dy ekipeve të futbollit. Kapiteni Cana uroi kapitenin Ivanoviç jo vetëm për qëndrimin e tij në frymën e ecjes përpara drejt bashkëpunimit dhe jo mbetjes rob të konflikteve dhe urrejtjeve të së kaluarës, por edhe për mbrojtjen që u kishte bërë kolegëve futbollistë shqiptarë në momentet kur mbi ta u derdh barbaria e huliganëve. Të njëjtin mesazh dha edhe vetë Loriku: Jemi fqinjë dhe do bashkëjetojmë në shekuj! Ky është qëndrimi që na duhet, që mund të na shpëtojë nga kthetrat e murtajës nacionaliste, të luftës dhe mjerimit të jetës së njeriut që ajo sjell. Ky është pikërisht patriotizmi modern europian!
"Shqip"
Comments
"Blater gaboi. UEFA po ashtu.

"Blater gaboi. UEFA po ashtu. Shqipëria nuk ka pse të vuajë sanksione për incidentin e Beogradit. Valëvitja në qiell e një flamuri të Shqipërisë Etnike, nuk është justifikim për dhunën që pësoi përfaqësuesja shqiptare e futbollit."

Si shume lehte e trajton A. Stefani kete ceshtje. Nje flamur provokativ (ne rang ballkanik ) eshte futur ne fushe ku nuk ka asnje lloj flamuri ! Nje futbollist shqiptar sulmon futbollistin serb kur ky i fundit tenton ta mbledhe kete flamur, duke konsideruar se po mbron flamurin shqiptar kurse ne fakt po mbronte nje flamur qe nuk eshte aspak shqiptar por produkt i nacionalizmit shqiptar! Nje futbollist shqiptar sulmon per ceshtje jo sportive nje kundershtar sportiv ! Dhe nuk paska faj pala shqiptare ! Dhe njerezit e zakonshem ne stadjum do te duhej te benin sehir sesi futbollistet shqiptare mbronin flamurin provokativ ! Gjithe keto shkrime tip Stefani kane vlere konsumi te brendshem. Besoj se FIFA do denoje njelloj te dy ekstremizmat. Nuk ka nacionalizem serb pa ate shqiptar! Kete gje elementare duhet ta kuptojme qarte.

Na kane mbire keta

Na kane mbire keta pseudo-intelektualet ne Tirane qe duan te bejne si te zgjuar.

Nje flamur provokativ (ne rang ballkanik ) eshte futur ne fushe ku nuk ka asnje lloj flamuri

Ku nuk kishte asnje lloj flamuri SHQIPTAR. Se flamura e banderola serbe kishte sa te duash, te gjitha me citime per Kosove, 1389, Milloshevicin etj. Po te jete per provokime politike, ata e kishin nisur me kohe.

Nje futbollist shqiptar sulmon per ceshtje jo sportive nje kundershtar sportiv.

Futbollistet nuk e sulmuan njeri tjetrin, nuk pati asnje grusht apo shkelm. Kerkuan te mos e preknin serbet nje banderole me simbole shqiptare dhe vete po e nxirrnin nga loja. Deri ne ate pike nuk pati as edhe nje problem. Perplasje te atij lloji ndodhin edhe shume here me shume ne ndeshje normale dhe maksimum ka nje karton te verdhe. Me nxjerrjen jashte te flamurit gjithcka do mbaronte.

Dhe njerezit e zakonshem ne stadjum do te duhej te benin sehir sesi futbollistet shqiptare mbronin flamurin provokativ !

Pikerisht! Tifozat nuk jane aty per te vene "nderin ne vend" a dicka e tille, jane aty per te pare nje ndeshje dhe vetem kaq.

Nuk ka nacionalizem serb pa ate shqiptar!

Mbase po mbase jo, po lojtaret e goditur ne fushe ishin shqiptare e jo serbe. Dhe kjo eshte vija e kuqe qe nuk mund te kalohet ne asnje ndeshje.

Mos je gje vllai i Desares ti?

Kur tu dale "rakia" politikes

Kur tu dale "rakia" politikes dhe gazetarise shqiptare, do e kuptojne se sa dem i kane bere shqiperise me komentet dhe artikujt e tyre ne keto pak dite. Duke filluar nga Edi Rama, qe nuk priti as nje seconde per tu shprehur "Serbia la nam!!!". Sa naiv mund te jete nje kryeminister me nje koment te tille?!

Te dy ju greket shqipfoles qe

Te dy ju greket shqipfoles qe komentoni ketu mbajini per vehte ato keshillat prej greku. Ne shqiptaret e nxjerrim vete gomarin nga balta dhe s'kemi nevoje per gjoja urtesine tuaj.

Faljua o zot verberine, nuk

Faljua o zot verberine, nuk eshte faji i tyre qe nuk shohin.

Po ku je ti o drita e

Po ku je ti o drita e qiellit, qe te eshte mbushur mendja qe na iluminon neve te verberve. dhe qe me autoritetin tend te padiskutueshem i kerkon nje autoriteti edhe me te larte se ty vete te na fale neve. Une vetem te kerkova te na lesh rehat dhe me shume miresjellje, perndryshe mund te kisha thene edhe go fuck yourself....

Faljua o zot kafsherine, nuk

Faljua o zot kafsherine, nuk eshte faji i tyre qe nuk dine si te komunikojne.

Ja dhe murgu i malit Athos,

Ja dhe murgu i malit Athos, qe mbas masturbimit te dites vjen e poston batuta tek Respublica.

Pak gjera shpejt e shpejt: 1)

Pak gjera shpejt e shpejt: 1) Si zakonisht kur njerit komentues nuk i pelqen tjetri, ja keput nje te hequr licences se shqiptarizmes ne vend dhe pa i bere pyeje vetes("grek shqipfoles" / "serb" ). Ose ndonjehere licencen e antaresimit ne shtresen shume te ngritur te inteligjences kombetare... ngadale o burra... 2) Nje komentes thote "eshte futur nje flamur provokativ" dhe nje tjeter pranon se ne fushe kishte "banderole me simbole kombetare". Ku qendron ndryshimi i opinioneve dhe njehere? Apo qe banderolat nuk jane kurre provokative? 3) Ndryshe nga cfare i duket disave, ne qe sikur e kemi marre pak me droje kete sherrin ne Beograd, jemi shqiptare dhe na dhimbset/preokupon kombi yne. Jo se na duket ndonje spektakel kur gomeret u futen ne fushe dhe filluan te gjujne me karrige. Por se nje shtazeri e tille eshte e qarte dhe te githe e kemi sterdiskutuar. Po shqiptaret cfare bene ne lidhje me ket kafsheri? Mire serbt qe kishin faj, po ne vete 100% te kulluar jemi? Nganjehere ka kuptim te heqim per nje sekonde mendjen nga sa shume i keq eshte tjetri dhe fillojme e mendojme sesi mund te bejme ndonje permirsim tek vetja. A kaq perfekt qenkemi ne, qe cdo mendim se kemi ca gjera qe duhen korrigjuar jane pa derman hile te grekve/serbeve shqipfoles???

Degjo ti z.Astrit, shqiptar i

Degjo ti z.Astrit, shqiptar i kulturuar, ketu nuk eshte puna fare sesa perfekt jemi ne shqiptaret, ketu eshte puna qe keta te dy me siper Andreas dhe Stefan, jane greke, sidomos i pari duke u nisur te pakten nga menyra si e shkruan emrin per te treguar qartas qe nuk eshte shqiptar. Ketu eshte puna qe ne nje dava qe eshte midis serbeve dhe shqiptareve keta nuk kane perse perzihen. Une nuk mund t'i ndaloj te pallin si ua ka qefi, por mund ta ve ne dukje faktin qe palljen e tyre mua nuk ma ka qefi fare. Ta quash grekun grek nuk eshte ofeze, eshte te shprehesh nje te vertete dhe aq me shume nuk eshte te shperndash licenca patriotizmi. Une jam mga ata qe nuk i kuptoj mire ata qe therrasin "Oh sa mire me qene shqiptar" sepse kjo nuk perben ndonje merite te vecante, por ama edhe nuk mund te pranoj qe dikushi qe edhe pse nuk e thote hapur duket qe atje tutje qe mendon "Oh sa mire mos me qene shqiptar" te vije e te na japi mend dhe indirekt te na tregoje neve se sa te dehur jemi me raki. E kupton ti aluzionin me raki se ku rref?!? Se keta greket, te lashtet dhe te sotmit jane te thekur per paravolira, dmth per te ta futur nga mbrapa dhe per te te treguar 10 gishta e per te thene "Qe Baba gishtat".

Nuk kisha ndermend te

Nuk kisha ndermend te komentoj, por padashur pasi lexova tekstin e Stefanit, lexova dhe komentet. Po perpiqem ti bie shkurt.

Cfare ndodhi ne Beograd?

Ulurimat e 30.000 serbeve "vritini shqiptaret" jane tmerruese, genocidiste, fashiste, te llahtarshme per qenjen njerezore. Ketu nuk behet fjale per racizem, ne kete rast racizmi eshte lule, por ajo qe ndodhi ne Beograd eshte nje ferr i vertete. Mos harroni se keto thirrje vinin nga nje stadium dhe kryeqytet, i cili vetem 15 vjet me pare ka bere krime kunder njerezimit, ka vrare, masakruar, zhdukur pa nam e njshan, ka kryer spastrim te paster etinik, kunder shqiptareve te Kosoves. Mos harroni se vetem 20 vjet me pare ata vrane brenda disa oreve 8000 boshnjak ne Srebrenice!

Pra, vetem mendimi se mund te kete dicka qe te justifikoj veprimet e serbeve eshte fyes dhe totalisht i papranueshem. Te bejme marrveshjen e fjales; cfare do te thote thirrja "vritini Shqiptaret"?? Une nuk deshiroj te perdor asnje fjale fyese kunder komentuesve me siper, por, nese thirrje per krime kunder njerezimit dhe genocid kunder nje populli tjeter, per ju jane normale, atehere, me siguri persona si ju nuk e kane vendin mes qenieve tokesore...

Perfundimin nxireni vet!

Askush nuk legjitimon turmat

Askush nuk legjitimon turmat serbe me thirrjet e tyre histerike qe megjithate nuk shkaketuan nderprerjen e ndeshjes. Nderprerja u be per shkak te nje incidenti provokues qe denohet nga gjithe bota (dhe qe iritoi keto turma) dhe per te cilen shumica e shqiptareve krenohen. Kjo eshte me e pakta, se shpesh u thurren rapsodi edhe krimineleve te arratisur nga burgu. Ky eshte problemi. Madje dhe R. Qosja e gjuan kete nje gjetje ideale!!! Eshte kuptimplote diskutanti qe kerkon nga ne shqiptaret te denojme ate te keqe qe kemi me se pari ne mesin tone qe te fitojme te drejten per te kritikuar te tjeret. Dhe per te gjetur kete urtesi nuk besoj se ka nevoje te shkosh ne malin Athos, ate urtesi mund ta gjesh ne cdo vater te zakoneshme familjare ne Shqiperi. Megjithate, nje vizite ne Athos per disa dite me siguri do ndihmonte cdo te krishter per te gjetur qetesine e vet shpirterore. Kurse musilmanet mund ta gjejne ne Meke kete qetesi shpirterore.

Nuk duhet te harrojme se shpesh skena te tilla dhune zhvillohen edhe midis dy qyteteve shqiptare madje edhe kur luajne dy skuadra krejt te vogla si Saranda dhe Delvina, apo Laci me Mamurrasin, ke idene se neser do te plase lufta e trete boterore, aq incidente dhune jane regjistruar hera heres ne kohe te ndryshme, irritimi i masave te pakontrollueshme eshte i rrezikshem; ne shkalle lokale cfaqet instikti i superioritetit ndaj krahines fqinje, ne shkall nderkombetare si superioritet i nje race ndaj nje tjetre. Futbolli si mesazh kryesor ka bashkepunimin e popujve dhe nuk ka vend shpalosja e projekteve nacionale ne fushen mikrpitese, eshte thjesht nje gare sportive dhe asgje tjeter! Mendoj se duhet te pranojme se ende as shqiptaret dhe as serbet nuk jane akoma kaq gjakftohet sa ti shmangin politikat e kaluara nga jeta e perditeshme.

Kurse per ata komentues qe japin e heqin licenca shqiptarie dhe bilete hyrje per kete diskutim, madje me bejne "nder" qe nuk perdorin terma te tilla si "fack you" ende pa lexuar komentin, le te gjejne nje forum tjeter sepse, sipas konstatimit tim Respublica ka nje qasje te hapur ndaj medjeve te hapura dhe ajo ka tagrin per te refuzuar komentet e mia dhe jo nje person anonim. I rekomandoj te shkoje tek " Tema" e Meros ku mund te derdhe pa kufij te tilla shprehje qe dikur i lexonim vetem pas dyerve te banjave publike.

Stefan, tani me bere te qaj

Stefan, tani me bere te qaj per Zone e Vertete dhe papapapapa mu pre oreksi fare. Nuk e di si do te dal nga ky hall i madh qe me zuri. Nje korrigjim te vogel ama, nuk shkruhet "fack you", por "fuck you". Ti mund te shash ne gërqisht po te duash, se anglisht nuk ditke.

A mundet,zoteri, t'me jepni

A mundet,zoteri, t'me jepni nje mendim, se cfare duhet te ndjenin dhe benin qeveritaret spanjoll, kur per me shume se 90 mije katalunjas ngriten ne Kamp Nou, flamurin e tyre per pavaresi nga Spanja? Duhej tu binin me karrige kokes lojtareve, per kete veprim te popullit qe ndodhej ne stadium? Nuk tha gje UEFA se ky veprim i tifozve te Barcelones eshte nje cfaqje e shemtuar politike. Po ne Beograd, cili eshte shkaku qe keto veprime konsiderohen provokime te rrezikshme, qe,(fale zotit qe Federata nuk lejoj shqiptar ne stadium, sepse sic thuhet,'do kish vajtur gjaku ne gju') pa tjeter duhet rreptesisht te ndeshkohen? Dhe se fundi, a eshte e lejuar qe ne stadiumet e serbise njerzit te jene te lire te shprehin mbeshtetjen per skuadren e tyre te zemres?

Add new comment