Të mundi Baba, Edi, të mundi!!!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/7624_mesila-doda_6.jpg?itok=nMFF1mFA)
Është bërë zakon që kur diçka s’na shkon fillojmë e hedhim tym e stërkala fyerjesh e pështymash mbi mëkatarët që guxojnë e ngrihen kundër midesë së Sulltanit. Sulltani i radhës me të cilin sot jam e shtrënguar të debatoj, me të njëjtën frekuencë ironie, sarkazme dhe fyerjeje me të cilën ai disponon ligjëratën e tij virtuale, është as më shumë e as më pak, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njeriu të cilin shqiptarët e kanë zgjedhur për t’i drejtuar e jo për t’i fyer e as për t’i agresuar.
Zoti Kryeministër! Më së pari po merrem me thelbin e shqetësimit tënd…A përfaqësojnë antikulturë obelisqet në përgjithësi, e ai i Kavajës në veçanti? Si njeri i artit që ke qenë, e din fort mirë se prania e obelisqeve është e kudondodhur në planetin tonë. Nis si një prani e kulturës egjiptiane në kryeqytetet e Europës dhe transferohet deri në ditët tona ku prania e obelisqeve moderne, nuk përqeshet e as dënohet me shkatërrim, por quhen obelisqe moderne. Do mund të vazhdoja me periudhat e mëpasme ku dhe kur gjenden dhe si ndryshojnë në kohë, përmasa dhe forma obelisqet, por druaj se do humbja objektin kryesor të këtij shkrimi që nuk është i natyrës estetike. Nga ana tjetër nuk besoj se ke dashuri për leximin, pasi nëse do kishe patur kureshtjen dhe modestin e intelektualit dhe artistit mirëfilli, nuk do kishe këput këto “dokrra hini”.
Flet për të ashtuquajturin “realizëm demokratik” dhe ky është një neologjizëm i gjuhës shqipe që e sjell për të treguar varfërinë intelektuale të pushtetmbajtësve pararendës. Për ata që të votojnë më duhet të shpjegoj që realizmi është një rrymë arti, që dominoi pjesën më të madhe të Europës në shekullin e 19, dhe në thelbin e vet ka përshkrimin me sa më shumë vërtetësi të realitetit. Pikturat dhe skulpturat shqiptare të shekullit të kaluar janë të vulosura fort nga realizmi i tablove sociale të zbukuruara e të sheqerosura më së miri, poezia dhe proza shqipe kopjonin stilin e letërsisë franceze të shekullit të mëparshëm, por duhej medoemos të pasqyronin realitetin e lumtur (pak a shumë, atë që bën ti sot nëpër edicionet e lajmeve), dhe kjo krijimtari u quajt “realizmi socialist”. Tash që të mos vdesësh injorant, obelisku si ai që shembe bashkë me Visin, sepse siç pohon ti vetë nuk të pëlqente, nuk ishte realist…nuk kishte asfare të bënte as në filozofi e as në stil me realizmin, por me një përkujtimore të stilit modern, për të cilën mund të ketë mendime të ndryshme lidhur me stilin dhe cilësinë e veprës, që shkojnë nga mospëlqimi total e deri në vlerësime të larta subjektive, por nuk i japin kurrkujt të drejtën të përdorin rruspat dhe tritolin, të paktën jo një ish-artisti. Ndaj vepra e shkatërrimit së cilës i dole vetë për zot, nuk të fut ndër personat me shije të hollë, por ndër harbutët si ata që dikur shpiknin autoritetin e censurës.
Sqaruar faktin se “realizëm demokratik” është një neologjizëm i shpikur prej teje për të ironizuar personat që ke përkundruall, më duhet të them dy fjalë për sigurimsat e vjetër dhe deputetët që protestojnë për shkatërrimin që ti u bën simboleve post-diktaturë.
Ti e din më mirë dhe më shumë se të tjerët, që njerëzit që ishin dje në atë shesh për të protestuar janë plejada e burrave dhe grave që kërkuan dhe vazhdojnë të shpresojnë për një realitet tjetër shumë më të mirë në këtë vend. Ti e din që kërrkënd prej tyre nuk mund ta qasësh me qeniet pa dinjitet dhe pa kurajë, si ato shallet e pionierit e thasët e drogës që ti mban rreth e rrotull. Ne nuk jemi bijtë e shekullit të vjetër, që mbajmë fort copat e obeliskut që ty të kanë fyer aq shumë shijen namuzqare prej artisti impresionist. Ne jemi zëdhënës të një brezi që besoi idealisht e fort tek liria, jemi brezi që u zhgënjye, që u përbuz, që u godit edhe për këtë arsye, që sot e gjithë ditën anatemohet për këtë mosbindje kokëfortë ndaj më të fortit e ndaj abuzivizmit, por që ti do e kesh përballë sa herë të bësh aleancë me thasët e drogës e të trafiqeve njerëzore për të vulosur etjen tënde për pushtet pa kufi, për hakmarrje e për arrogancë ndaj më të dobëtit. E në mos ta kanë thënë dhe të tjerët, fantazia të qenka bjerrur fort kur studentët e Dhjetorit të duken si kostumet e teritalit të Gramozit…a konsomolasit e rinisë me në krye Xhafën tënd të para do kohësh…
Z. Kryeministër! Këto janë vitet e para e të vështira të një opozite që po kërkon të gjejë një mënyrë të re moderne, bashkekzistence e frymëmarrjeje lirie mes të ndryshmeve, sepse kjo është dhe kjo duhet të jetë e djathta, individualitet dhe liri. Në këto kohë është shumë e vështirë që unë të them se kur do ndodhë, por dije që arroganca dhe urrejtja që ti mbjell në fjalën dhe në veprimin tënd, do sjellë pashmangshmërisht mbarimin e pushtetit…nxitimi yt për të shpalosur cinizmin dhe arrogancën do e shpejtojë këtë ditë.
Për t’i përmbyllur këto rreshta që i kërkove ti vetë me gjuhën prej arroganti manipulator e artisti sqimatar, do të them dhe dy fjalë për hallin që të ka zënë ty vetë.
Ti je kryetar i një partie që nuk e don, nuk e ke dashur kurrë, ndaj nuk ke një po as edhe një ministër të vetëm prej partisë tënde, po janë prej oborrit tënd, prej miqve dhe njohjeve të tua personale. Ti ke mbetur në kapërcyell mes dëshirës për rebelim dhe adhurim ndaj asaj që ti përfaqëson në historinë tënde politike dhe personale. Bir i përkëdhelur i një regjimi kriminal, por që tentove t’i ngrihesh kundër e ta godisje…Të mundi Edi, Baba, të mundi…Sot je bërë si setrat e kuqe, ministrat dhe deputetët e tu të përkulen para qoftëlargut, ti vetë u vë ruspat kundërshtive të tua gjoja estetike, por që janë simbolet e post-Babës, e përpos të tjerave lëshon fjalë të poshtra e të shëmtuara për ato që të rrinë përballë…Të mundi Baba, Edi…e më së fundi…a është më qoftëlargu Baba, apo tash i thërret komandant????
Mesila Doda
"Mapo"
Comments
Bravo Muc,i jep hapesire nje

Bravo Muc,i jep hapesire nje bushtre si kjo Doda,nje kopje e shemtuar e Saliut.

O Ditka nga USA, go fuck

O Ditka nga USA, go fuck yourself and then drink a glass of cold water!

E vertete kjo qe thote

E vertete kjo qe thote Zj.Doda sepse edhe nene Terezen e hoqi nga rrethrrotullimi i Aeroportit dhe e dergoi per shkrirje bronzi ndersa ate Sheratonit e ka vene tek rrethrrotullimi.Dmth nuk me pelqen mua, nuk i pelqen as te tjereve.S'ka gje pse nje artist ka derdhur mund aty dhe ka krijuar nje veper arti...Absurde me cfare personash drejtohet shteti shqiptar qe nuk do te jete kurre shtet...

Zonje, meriton vetem respekt.

Zonje, meriton vetem respekt.

Sepse mu kujtua nje miting i

Sepse mu kujtua nje miting i vitit 1990 mu perpara Stadiumit "Qemal Stafa", ku njeri nga folesit ishte Edvini. Pervec qe ishte folesi me i zhurmshem dhe me gerthites deri ne histeri, mbaj mend fare mire qe gjeja me e mençur qe tha ishte: "O Enver, te q.... nenen". Sic shihet pervec qe ka nderruar anen, vazhdon te jete po ai, trim i cartur ulerites pa permbajtje.

" Ne jemi zëdhënës të një

" Ne jemi zëdhënës të një brezi që besoi idealisht e fort tek liria, jemi brezi që u zhgënjye, që u përbuz, që u godit edhe për këtë arsye, që sot e gjithë ditën anatemohet për këtë mosbindje kokëfortë ndaj më të fortit e ndaj abuzivizmit"--Qenke ti Mesila pjesetare e perfaqesuese e ketij brezi te zhgenjyer, te perbuzur, te goditur?! Dhe qe per me teper, anatemohet per mosbindje ndaj me te fortit?! Po kur moj Mesila na qenke mosbindur ndaj me te fortit ti, qe te paskan zhgenjyer, goditur, perbuzur? Nuk dukesh shume e vuajtur ti Mesila per t'i perkitur ketij brezi, ju thjesht i keni perdorur te perbuzurit, te zhgenjyerit, te goditurit, i keni shtrydhur mire e nxjerre edhe piken e fundit te lengut te jetes, e keni kthyer pushtetin qe u kane dhene te varfrit budallenj ne leje ndertimi, konçensione, toka e prona ne bregdet, studime jashte shtetit dhe pushime me pese yje. E tash thoni se jeni nje me ta. Teper vone Mesila, teper vone...

Zomje! Une qe po i shkruaj

Zomje! Une qe po i shkruaj keto radhe, qysh ne moshen 15 vjec dhe deri ne diten qe komunizmi ra, kur isha 40 vjec, kam folur ne shtepine time kunder komunizmit jo me pak se tre ore cdo dite. Kam degjuar per vite te tere cdo nate komentet e Zerit te Amerikes, ku pasqyroheshin pikpamjet e qeverise amerikane, pikpamje qe flisnin per lirine dhe na jepnin shprese. Ne vitin, 1990 si te gjithe shqiptaret qe mezi e kishin pritur kete dite, edhe une dola ne sheshe me dy gishtat larte. Dhe kur liria triumfoi, une i ula gishtat, per te vetmen arsye, pasi nuk ndjeja kunder askujt urrejtje, qe ti mbaja pergjithmone dy gishtat lart. Per mua urrejtja eshte barbari. Ndonese ishin regjime gjakatar, si komunizmi dhe nazifashizmi, simbolet e tyre, njeri grushtin ne temth te kokes de tjetri doren e shtrire perpara, kurre nuk arriten ti perjetsonin ne simbole. Tek ne ,simbolin e dy gishtave, e perjetsuan ne obeliskun e Kavajes ata qe kishin frike se nuk do ti besonin ne sinqeritetin e tyre ne raport me situaten, pra, u nevojitej j sa per mashtrim. Vetem kush shpirterisht nuk ka lidhje me kauzat, e ndjen nevoje te shfaq te tilla absurditete. Ne fund te fundit, kush nuk ka respektin me te vogel per individin si qenie me konstrukt te larte shpirteror, perjeteson simbole, qe ne brendesine tyre nuk shfaqin kurrfare respekti per individin, por e konsiderojne ate nje element te turmes, ndaj te cilit duhet kurdohere te shfaqet perbuzje dhe poshterim.

M. Doda sic vepron gjithnje

M. Doda sic vepron gjithnje do te bej protagonisten , por ka treguar vazhdimisht se i mungojne shume gjera ....keshtu qe do mbetet gjithnje si antipodi i E. Braces dhe asgje tjeter ... Sa i perket shkrimit , ndjehet stili " grafoman " i E.Demit !

Znj. Doda, ne artikullin e

Znj. Doda, ne artikullin e saj ka shkruar : "Zoti Kryeministër! Më së pari po merrem me thelbin e shqetësimit tënd". Te them te drejten, kjo fjali me beri te ndalem e te mos e vazhdoj me tej leximin e artikullit. Vetem kjo fjali tregon se autorja ka per qellim te kritikoje "mendjemadhesine" e Z. Rama, ne nje kohe kur vete po sillet (shprehet) ne te njejten menyre. Perdorimi i "shqetesimit tend" te vret veshin, dhe autores do t'i thosha qe perpara se te vazhdoje me shkrime te tjera, te mundohet te mesoje pak shqip. Jo shqip sa per te kerkuar buke e uje, por nje shqipe qe tregon respekt, dituri e mencuri. Mund ta filloje, p.sh. me zevendesimin e "shqetesimin tend" me "shqetesimin tuaj". Edhe pse "tend" dhe "tuaj" jane vetem dy peremra pronor, zevendesimi i njerit me tjetrin tregon shume. Perdorimi i peremrit "Tuaj" tregon se autorja ka respekt per kryeministrin, qofte si qofte ai, por ka nje rol institucional, tregon se autorja ka pak respekt per njeriun ne pergjithese, dhe se nuk po i flet nje qeni por nje njeriu. Nje njeri meriton respekt, qofte edhe horri i horrave, por meriton respekt vetem per faktin se eshte njeri. Dhe kete besoj duhet ta dije mire autorja se ben pjese ne paketen e te drejtave qe Evropa po na kerkon te zbatojme: te drejtat e njeriut

Add new comment