Një akt i guximshëm i Bashës
Për shumëkënd që ndjek politikën, asocimi i emrit të Lulzim Bashës me epitetin i guximshëm, do të shkaktonte humor. Por ja që lideri i PD-së ka kryer një akt nga ato që rrallë i ndeshim tek politikanët tanë, një nga ato që marrin krahun e qytetarëve, kundrejt pushteteve të paprekshme, qofshin edhe ato ekonomike. Basha ka dalë dje përpara shqiptarëve për t’u bërë atyre thirrje që të bojkotojnë masivisht vendimin e qeverisë që detyron çdo qytetar të dorëzojë që nga data 6 gusht, numrin IMEI të celularit të tij. Dihen tashmë efektet shkatërruese të këtij vendim mbi privacinë e qytetarëve. Pas hyrjes së tij në fuqi, një “Big brother” si në fantazitë më të këqija të Oruellit, mund të na gjejë me anë të celularit se ku jemi, mund të kontrollojë fotografitë që mbajmë në celularët tanë, mund të na përgjojë bisedat, komunikimet e facebook-ut, whatsapp-it, viberi-it, bbm-it etj. Dhe të gjitha këto tashmë janë të munduara pa kërkuar një prokuror dhe pa vendime gjykate. Duke bërë detyrën e saj, opozita e ka sulmuar këtë vendim, ka bërë padi në Gjykatën Kushtetuese, duke u mbështetur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në një vendim të pranverës së këtij viti, ku Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ua ndalon qeverive të BE-së dhe kompanive të celularëve dorëzimin e numrit IMEI. Por, kjo është një praktikë rutinë në punët e pakicës parlamentare. Ajo që ka bërë këtë të martë lideri i PD-së, e tejkalon këtë. Një ditë para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ai jo vetëm e ka denoncuar edhe një herë, jo vetëm u ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile dhe bojkot të kësaj padrejtësie që u bëhet, por këtë herë e ka kapërcyer ylberin. Ai u është adresuar ashpër edhe kompanive celulare, në fakt mbajtëseve të pushtetit më të madh ekonomik në vend: “Partia Demokratike u bën thirrje kompanive celulare në Shqipëri të respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe të mos ia dorëzojnë Edi Ramës të dhënat personale të abonentëve. Në të kundërt, ato do të përballen me paditë civile dhe penale të opozitës dhe qytetarëve të vendit dhe me bojkot masiv, si dhe do të mbajnë përgjegjësi për këtë paligjshmëri skandaloze”. Po pse kjo deklaratë e fortë është një moment kyç në drejtimin njëvjeçar të opozitës nga Basha? Pse ajo duket e guximshme dhe në ndryshim edhe me atë që publiku e mendon si profilin standard të liderit të PD-së? Për faktin e thjeshtë se këtë radhë, kreu i PD-së ka tentuar të sulmojë të paprekshmit. Kompanitë celulare. Duke prishur kështu një traditë të keqe. Sepse prej kohësh në Shqipëri jemi mësuar me një zakon: kur ndodhin skandale si ai i Gërdecit, fillon sherrnaja politike, po nuk preket verbalisht Delijorgji. Kur ndodhin privatizime skandaloze si ato të Armos, telendiset Berisha, por nuk përmendet Rezar Taçi. Kur jepen hidrocentrale me koncesion, akuzohet familja Berisha për korrupsion, por nuk flitet për ata që e kanë ushqyer me para këtë allishverish. Duket sikur për politikën është krijuar një tabu, një shtresë e paprekshme që u shërben për të financuar fushatat, për të ndarë paratë e korrupsionit, për të zgjeruar rrethin e lidhjeve e miqësirave. Pikërisht kjo oligarki duket sikur nuk preket kurrë. Pikërisht me aktin e kësaj të marte, Lulzim Basha ka hedhur një hap, për të shkelur mbi këtë tabu. Ai vërtet i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e vendimit, ai vërtet u ka kërkuar qytetarëve mosbindjen civile dhe mosdorëzimin e numrave të tyre IMEI, por këtë radhë ai ka shkuar edhe më larg. Ka guxuar të fusë në rrethin e atyre që kanë përgjegjësi (dhe bashkëfajësi nëse i dorëzojnë numrat) edhe kompanitë e fuqishme të telefonisë. Madje ai ka shkuar deri atje sa të flasë për bojkotim të këtyre kompanive dhe përgjegjësi ligjore për to. Pra me këtë lëvizje, binomin e zakonshëm qeveri-qytetar, ai e ka shndërruar në trinom, duke përfshirë në këtë lojë edhe një shtresë të tretë, atë të “të paprekshmëve”, që duhet të jenë njësoj të përgjegjshëm dhe të japin llogari. Pikërisht për këtë hapje, për këtë lëvizje që jep një mesazh të ri (sidomos në këto ditë kur është krijuar më shumë se kurrë ideja e një kaste që nuk jep llogari para askujt), kthesa e Bashës duhet përshëndetur. Shpresoj që ajo të shndërrohet në një parim të tij dhe kjo e martë të kthehet në një datë të rëndësishme për mandatin e tij të parë si opozitar.
"Mapo"
Comments
Trimeri e madhe shume. Tani

Trimeri e madhe shume. Tani pushteti i parase nuk eshte me te kompanite celulare po te nafta, kromi, dhe bankat. Po qe se do kishin pushtetin e meparshem kompanite celulare nuk do lejonin qe Enti rregullator ti ulte kaq shume tarifat e celulareve.

Mire Basha qe nuk e kupton se

Mire Basha qe nuk e kupton se askush nuk e kupton, por tani del edhe Bushati qe ta beje akoma me te pakuptueshme ate qe nenkupton Basha!

Do te ishte me e lehte te shpjegoje fiziken kuantike se sa kete punen e IMEI, z. Bushati. Nuk e kuptoj me te vertete perse i ke shkuar prapa Bashes ne kete lajthitje verore!

E di ky qe ne USA nuk mund

E di ky qe ne USA nuk mund te perdoresh telefon te pa regjistruar.

E di ky qe ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian nuk mund te kesh telefon te paregjistruar.

O Muci mos ju jep vend ne gazete

Ne gjysmen e vendeve te botes

Ne gjysmen e vendeve te botes regjistrimi i IMEI eshte norme. Ketu bejne pjese vende si Gjermania, Zvicra dhe vendet Skandinave. Dmth vende qe i japin prioritet privacy, cka me shtyn te besoj se regjistrimi i tyre nuk duhet te jete ndonje hata e madhe.

Por nga ana tjeter, justifikimi per heqjen e tyre (jo eksplozive, jo historite e tjera) eshte absurd pasi SIM anonime mund te blihen nga gjysma tjeter e botes dhe te perdoren per cdo qellim qofte te ligjshem e qofte te paligjshem. Nuk duket si ndonje akt kushedi sa i guximsem ky - thjesht nje nga aot zhurmat e zakoneshme politike ne Shqiperi qe njeri thote "shendet" e tjetri thote "plac".

Ne pritshim ne te udhehiqet

Ne pritshim ne te udhehiqet Basha nga parime te befta, vaj halli... Ti Bushat je njeri nga miqte e ngushte te Fullanit. Ne nje shpurre keni qene. Bashke ne udhetimet luksoze e festat e perbashketa prej vitesh. Trego pak guxim te na dhuruar nje analize trime per cfare ke kuptuar nder ato kohe e nder ato emra...pastaj na cudit me guximin e Bashe opozitarit.

Une do ta tregoj numrin e

Une do ta tregoj numrin e IMEI-it, sepse une nuk merem me trafiqe. Basha e njeh mire veten e tij se kush eshte. Ka bere trafiqe ne Hollande dhe spiunlliqe ne Kosove dhe ka frike mos i dalin te palarat. Edhe ti Andi hyn tek trafiqeberesit? E po nuk jeni me shume se 5 % e shqiptareve. Ne 95 % te tjeret nuk kemi pse te kemi frike. Do ta dorezojme. Sepse ne nuk kemi as dashnore.....

Bravo re Andi që e gjete ku

Bravo re Andi që e gjete ku pikon çatia të lutem po sa me kishe çmimin për këtë

Ore Andi ta thane kete apo

Ore Andi ta thane kete apo ben vet ti ...???

Si ka mundesi qe Basha ka dal ne vije te pare? Po e harrove ti qe Basha para zgjegjkeve te 2011 dhe PD ne zgjedhjet e 2013 na dergonin urime per ditelindjen. Ku t'i kete gjetur Basha vall ditelindjet dhe numrat e celulareve?

Fli gjum Andi fli ... rri erri dhe i fut nga nje shashk ti.

Sala pergjoi ne kundershtim

Sala pergjoi ne kundershtim me cdo nen te Kushtetutes jo vetem qytetare te thjeshte, por edhe politikane, deputete dhe diplomate te huaj. Arrite te bleje edhe pajisje nga Izraeli ne emer te Ministrise se Mbrojtjes dhe nuk doli njeri rrugeve te bojkotonte. PD-ja me Lulat e Mulat kontrollonte cdo SMS te kundershtareve politike pa ju dridhur syri. Tani po na dalin te ashtuquajturit "shoqeri civile" per te na ruajtur nga "Big Brother"- Ashtu sic moret kot me eliminin e armeve kimike. Gazetaret shqiptare jane specialiste per gjithshka. Nuk ulen te degjojne specialistet se cfare do te thote te regjistrosh IMEI-n.

kercenohet privacia e

kercenohet privacia e qytetareve apo e mafias? kete duam te kuptojme!

Sa e njeh guximtari

Sa e njeh guximtari guximtarin! Kete radhe, si Basha me kercenimet e tij dhe ky me jehonen qe mundohet ti bejet kercenimit, ja arrijne te bejne te shkulen se qeshuri edhe pulat.

E pate, Andi Bushati. I
E pate, Andi Bushati. I permendi te gjithe por dhe ai si pjese dhe frymezues here pas here i ketej realiteti nuk na e permendi mikun e tije te pushimeve te nderuarin Fulllani. O Andi e meritone 100 % vleresimin qe te ka bere Berusha si sahan lepires pucist.
Ore Muci, aman pastro

Ore Muci, aman pastro gazeten , se nuk do njeri te degjoje traplleqe Bushati.

Add new comment