Nasho
Pickimi i Ismail Kadaresë nga kolegu i tij, shkrimtari Nasho Jorgaqi, sjell për të pafundmen herë në vëmendjen e mediave shqiptare debatin klasik të përkatësive identitare. Edhe kësaj here u shfrytëzua reagimi i radhës për ta devijuar thelbin e problemit në disa llogore të konsoliduara. Jorgaqi bëri një analizë teorikisht letrare, megjithëse si argumentim solli disa raporte të hershme personale me Kadarenë, dhe njëkohësisht, çka përbën elementin bazik, kritikoi tendencën e shkrimtarit për t’i atribuuar vetes një disidentizëm që në periudhën paleokomuniste. Në parim Jorgaqi nënvizonte metodën pragmatiste të lustruar me ngjyra idealiste që ka karakterizuar kalërimin e dallgëve nga Kadare: edhe kjo është aftësi e jashtëzakonshme, që mbase vetëm për këtë arsye meriton Nobelin. Duket se “inati” i Jorgaqit qëndron pikërisht tek lustra. Gati-gati sa nuk i thotë: po kur na paske qenë ti aq antikomunist o Ismail?
Të menjëhershme erdhën akuzat sipas parimit ‘afër mbretit afër detit’. Kush është Jorgaqi përpara Kadaresë? Kush ka në dorë më shumë çelësa? Prandaj Jorgaqi mori një tufë anatemash ku më interesantet dhe njëkohësisht më paradoksalet ishin ato të Nashos ‘shok’ e ‘komunist’, sipas Edison Ypit, si dhe, më simpatikja, Nashoja sovjetik, lexo bizantinist, siç nënvizon Alfred Lela – supozoj sovjetik, se nuk më duket Jorgaqi pjesë e llogores “otomaniste” (lexo: ‘dumbabiste’). Tërheq vëmendjen se zyra e avokatisë së Kadaresë gjeti hapësirën e menjëhershme dhe më voluminoze tek "Mapo". E ndërsa Ypi, argëtues si përherë (kjo duhet nënvizuar), të lë përshtypjen se motivohet nga një frymëzim i kondensuar pak nga idealizmi naiv, e pak nga vapa e këtyre ditëve, Lela shfaqet i motivuar në ekzaltimin e llogorizmit, e vetmja arsye që mund të pranojë kjo kategori kalemxhinjsh, për të aktivizuar mendimin “kritik”. Ypi e bazon kritikën (nëse mund të quhet e tillë) tek karta e dalë boje e komunistizimit të kundërshtarit, nisur nga vegjetimi i kaluar i këtij të fundit në kënetën e sistemit enverist, kur në të njëjtën kohë idhulli i tij ka bërë karrierë letrare, jo vetëm duke qenë gjithashtu po aq komunist, por edhe duke u bërë rapsod i regjimit. Lela shkon më tutje, sigurisht, sepse sipas tij Kadare nuk përfaqëson thjesht një individ, por se ai është një «Katedrale».
Po të vërehet me vëmendje, që të dy “stilet”, mjaft të largët në shumë aspekte, nuk ofrojnë thuajse asgjë në planin argumentues, pasi reduktohen ose tek stigmatizimi ose tek doktrina e pagabueshmërisë, me një intermexo nga përplasja e qytetërimeve, importuar në Shqipëri nëpërmjet përkthimesh bajraktariste. E këtu fillon ngrehina e paradokseve. Madje idhulli Kadare ndodhet i shkrirë në të dy kahet: tek komunistët, sepse mes dhe pjesërisht falë tyre ka shkëlqyer; si dhe tek bizantinizmi politik, që nuk është veçse një metodë e rafinuar mbijetese, e ndërtuar me aleanca sipërfaqësore dhe armiqësi të tërthorta, të cilat karakterizojnë, sa Kadarenë, po aq (e mbase më shumë) edhe kritikun e tij.
Sipas Lelës, «tëhuajëzimi (in)koshient i anti-kadareanëve me Shkrimtarin» Kadare motivohet nga filozofia «e hapur Oksidentale, antishenjë e parapëlqyer e së cilës janë sovjetizmi (lexo bizantinizmi politik e shoqëror) dhe otomanizmi (lexo orientalizmi despotik e kulturor)». Më parë gazetari ka cituar ‘doktrinën e pagabueshmërisë’: «vazhda është numri jo i vogël i ‘denoncimeve’ ndaj mjeshtrit të letrave shqipe, i pranuar botërisht si një prej të mëdhenjve të letërsisë universale» apo si shkrimtari që bart «mantelin e demiurgut».
Pra duke qenë “njëri nga më të mëdhenjtë” dhe “demiurg”, Kadare është i pakritikueshëm. Një Zot e di se ç’është “orientalizmi despotik”, por ironike është se të paktën ndalimi i të drejtës së kritikës përbëndespotizëm të kulluar. Le pastaj kur flamuri i moskritikueshmërisë së Kadaresë valëvitet nga Spartak Ngjela, i cili si karakteristikë të klimës despotike evidenton pikërisht mungesën e mendimit ndryshe. «Nuk preken shenjtorët» ishte parimi i tij më i fundit në këtë avokaturë. Po kush përveç mëkatarëve i ka dhënë vetes të drejtën për të shpallur dhe imponuar shenjtorë? E ajo çka del nga mëkatari nuk mund t’i refuzohet gjykimit në asnjë shoqëri përveç atyre despotike.
Moskritikueshmëria është vetëm fillimi. Lela, ashtu si Ngjela, e pasuron kakofoninë duke i përcaktuar prapavijat e kritikëve të mundshëm në dy grupe: «shumë syresh ndihen sovjetikë (filorusë), e shumë të tjerë otomanistë (dumbabistë)». Duke mos pranuar mundësinë e ekzistencës së një kategorie të ndërmjetme, duke e parë çdo gjë bardhë e zi (në këtë rast kuq e gjelbërt), duhet supozuar se syreshët në fjalë ndajnë në kuota të parëndësishme 100% e atyre që gazetari quan «anatemues». Se ku ndodhet anatemimi tek shkrimi Jorgaqit, kjo pastaj është enigmë më vete dhe evidenton njëherësh një nga problemet e etikës gazetareske në Shqipëri. Dua të theksoj se, pasi është shfuqizuar e drejta e çdo kritike (sepse përballë është Ai, demiurgu), për këdo që merr guximin të thyejë “ligjin e shenjë”, “tabunë”, duhet të jetë ose ‘filorus’ ose ‘dumbabist’. Akuza është gati paraprakisht: agjitacion e propagandë. Dhe interesante është se në vend që ta ndeshim këtë tek Jorgaqi, e shohim të shpaloset me patos nga ata që janë kritikë të anatemave: ja edhe një tjetër paradoks.
Lind pyetja se çfarë është ‘oksidentalizmi shqiptar’? Përgjigjen duhet ta zbulojmë sa herë kritikohet Kadareja, «njëri krah i Trinisë», së bashku me «Nënë Terezën e Gjergj Kastriotin». Gjergji, jo më Skënder-beu, simbolizon anti-orientin; Nënë Tereza, dihet, njësimin me katolicizmin (përndryshe do të identifikohej me emrin shqiptar Gonxhe); ndërsa Kadare është promovuesi dhe projektuesi i këtyre dy kollonave në identitetin e ri të shqiptarëve.
Kësisoj shqiptari duhet të jetë përherë në konflikt me Orientin e (normalisht) me çdo derivat të tij, si dhe duhet ta ndjejë përkatësinë perëndimore përmes Kishës së Romës. Metaforat ‘Trini’, ‘Dhiatë’, ‘Katedrale’ përforcojnë kontekstin. Rezultati është se ky model shqiptari kornizohet fetarisht. Kjo shpjegon më së miri përse mjaft nga mbrojtësit e Kadaresë sillen si një çetë fetare, siç u shfaq edhe në prononcimin e menjëhershëm të Gjekmarkajt në faqet e Gazetës Shqiptare. Duket se detyra e tij është sulmi denigrues ndaj çdo opinioni të kundërt, duke e stigmatizuar në mënyrën më arrogante të mundshme. Laiciteti, toleranca dhe vlera “perëndimore” e ‘respektit të mendimit të lirë’ neutralizohen automatikisht. E gjithë kjo brenda normalitetit, kur bëhet fjalë për gazetarë të ofenduar prej sulmeve despotike, ekstremiste, llogoriste etj., në faqet e një gazete po aq të gatshme për t’u ndierë e cenuar kur i evidentohet promovimi i shenjave fetare në ballë të simboleve kombëtare.
"E-Zani"
Comments
Ne fakt, me argumentin e

Ne fakt, me argumentin e Kadarese dhe Nashos nuk po merret me njeri. Ne fakt, nuk kishte as ndonje argument te hatashem: Kadare u kujtua 50 vjet me vone t'i thoshte Nashos dicka qe mund t'ja kishte thene atij ndersa ky shkruante romanin e tij - mund t'ja kishte thene troc, shkruaj per dicka tjeter, jo per jeten time!, por nuk e beri, ne vend te kesaj i beri komplimenta - dhe Nasho i lenduar ja kthen duke spekulluar se Kadare mund te jete duke genjyer persa i perket vitit te botimit te romanit te Kadares.

Dhe tani, te vetequajtuar intelektuale, jane rreshtuar ne dy kampe te ndryshme te cirkut intelektual shqiptar, dhe si tifoze te vertete brohorasin dy protagonistet (qe nderkohe jane zhdukur nga ringu) dhe i hakerrohen tifozave te protagonistit kundershtar, gjithmone duke insinuuar se secili eshte me superior moralisht dhe/ose intelektualisht sesa ai. Po, a nuk bene edhe Kadareja dhe Nashoja keshtu?).

Thone se njerezit e medhenj merren me ide e vizione te medha, kurse njerezit e vegjel merren me gjera te vogla, me njeri-tjetrin: e gjykojne njeri-tjetrin, e kategorizojne njeri-tjetrin, i japin edukate morale njeri-tjetrit, i mesojne se cfare te thone e cfare te mos thone.

Dhe miza u be elefant.

Kush eshte ky H.Omari? Pasi

Kush eshte ky H.Omari? Pasi te di identitetin e autorit pastaj mund te komentoj mbi cka shkruar.

kur te marresh vesh emrin e

kur te marresh vesh emrin e ketij personi, me vrap te dosja e tij dhe te nxjerresh cfare te ka mbledhur barku nderkohe. me shkrimin mos u merr aspak, se nuk eshte ne mode....

O mavri, ku e paske zene kaq
O mavri, ku e paske zene kaq mire taljançen? O nderro nick o shkruaje si duhet kamarier....
Mund te jete fare mire Mulla
Mund te jete fare mire Mulla Omari nga Tora Bora, ha ha ha
Ismail Kadare ishte dhe

Ismail Kadare ishte dhe mbetet shkrimtar i realizmit socialist. Me shkrimet e tij u edukuan breza te tere dhe nuk pranoheshin ne Partine Komuniste nese nuk i njihnin veprat e tij, sidomos poezine: "Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti". Pyeteni Berishen se si u be anetar i Partise Komuniste.

-Duke i uruar Kadarese jete te gjate, une do te bej nje pyetje per te gjithe:- Nese Kadare do te kishte vdekur para viteve '90, cfare shkrimtari do te konsiderohej sot??? Dizident???

Kur I. Kadare, ne zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane, te cilat ne procesin e rregullt, perfunduan ne favor te Rames me dhjete vota, dhe kur Basha me ane te KQZ po bente levizjet per ta mare bashkine ne tavoline, sic e mori, pra kur Kadare i beri thirrje Bashes te terhiqej, ky Lela, Ypi, dhe te gjithe mbrojtesit e sotem te tij, e quajten ate komunist, lustraxhi te sistemit, mik te Nexhmie Hoxhes, spiun te sigurimit te shtetit, etj. etj., epitete bizantino filoruse. Hapni gazetat e djathta te kohes te bindeni!

Prandaj BURRI kadare, duhej te zgjohej dhe te mos pranonte mbrojtje nga armiqte e tij, te cilet nuk lane sharje e ofendim pa perdorur per shokun e ngushte te rinise te tij. Me thuaj me cilin rri te te them cili je? Pra Ismaili, o zoti Lela, Gjekmarkaj dhe Ngjela rrinte me Nashon dhe nuk mund te ishte as me i mire as me i keq se Nasho. Ishin njesoj. Tani qe nuk rrine me bashke, nuk jane njesoj. Kete e them dhe per ate opinionistin tjeter qe ka qejf ti bej te gjithe sbirra, si vetja. Sepse per te thone qe eshte spiun e bir spiuni.

"Disidentizëm",
"Disidentizëm", "paleokominist"... E njeqind fjale e koncepte te tjera me e palidhje...
Ndjehem i humbur dhe i paditur nga moria e koncepteve te rikrijuara ne menyre te pashoqe nga shkruesit shqiptare deri ne ate pike sa që mbi 27 vite shkolle- me shume se gjysma ne Amerikë- me duken si kohe e humbur. "Shkelqimi" e mjerimi i shqipes ne penda te tilla "mendjendritura" me bejne te ndihem i fillim-shekullit te kaluar, ndofta edhe me larg- diçka si kusheri i pare i Dhaskal Todhrit.
Flisni e shkruani shqip. Pouplli nuk eshte budalla, e do ju resktoje me shume.
i santi non si toccano!

i santi non si toccano! shenjtoret nuk preken!

Ngjela ka pasur elegancen te shprehet me nje inteligjence superiore, duke nenkuptuar se diskutimi nuk eshte midis mendimit ndryshe dhe atij standart, midis atij qe ka te drejte dhe atij qe ka gabuar, midis te majtes dhe se djathtes etj etj por midis nje talenti madheshtor dhe nje shkrimtari qe paguhej me rroge shteti dhe qe krijonte me porosi te partise.

Omari, kushdo qofte Ajo/Ai,

Omari,

kushdo qofte Ajo/Ai, ka shkruar me elegance dhe objektivitet.

Psh, titulli eshte NASHO, fotografia ilustruese eshte Ismail Kadare!

Reformer, kam pershtypje te mire per nderhyrjet e tua, por nuk se ke deri ne fund te drejte ne diferencimin e Malos

me Nashon: Te dy merrnin porosi, te dy sherbenin, te dy ishin te besuar, madje Isa shume me shume. Nuk kishte asnje

njeri tjeter qe dilte jashte shtetit nga shqiperia i pa shoqeruar, ne kohen e Enver Hoxhes! Vetem Ismail Kadare.

Por klasi i mendjes se tij, mendjeprerja per t'i sherbyer Mecenatit te tij, ishte absolute.

Nashua sherbente si kronikan, kunder mergates, edhe Nolin e rregjoi dhe e shtremberoi, deri sa shkoi Eftim Dodona ne

Amerike, pa arkivat dhe solli material origjinal: Noli ishte plote me rezerva!

Malua ishte tjeter: klasi i sherbimit ishte i larte, por aspak fisnik, perkundrazi. Tek Dimri i...Tyre, ka figuren e nje inxhinieri

qe ndjehet keq, ndjehet ngushte, gati nuk e do veten, qe nuk ka mundesi te marre pjese ne mbledhjen e organizates baze te

partise te institucionit! Eshte gati te qaj se ende nuk eshte bere dot kandidat e antar partie...!

Keshtu ka sherbyer Isa...

Ky debati kur per te mbrojtur

Ky debati kur per te mbrojtur IK ne çdo menyre edhe per çfaredo lloj arsye me duket i shtjerruar. Fleterrufete mesa duket kane lene nje trashgimi te madhe edhe ne te menduarit tone si kolektiv. Nxirren parulla stermedha, per te thene shiko se ketu eshte toke e xnanune, nuk mund te kalosh. Pergjersa sillen ne nje diskutim, argumenta, prespektiva te ndryshme ne menyren se si i shikojme shume gjera le ti thote cdokush. Ose me mua ose kunder meje, keto debate jane shterpe asgje me shume. Gjithe keta zoterinj qe i dalin ne mbrojtje, fundja mendoj qe vet IK nuk ka nevoje per mbrojtjen e askujt, nuk bejne asgje me shume vecse demigrojne debatin. E pse nuk paskemi te drejte te themi ndonje fjale edhe ne lexuesit e thjeshte, veprat ne fillim a u shkruan shqip?

Miti urban qe IK nuk e ka marre Nobelin, sepse qenkemi ne shqiptaret qe i duakam te keqen nuk eshte asgje me shume se nje zero me xhufke.

Add new comment