Është bukur të mos jesh derr në fermën tonë të kafshëve

Postuar në 27 Korrik, 2014 11:20
Mustafa Nano

Në shkrimin e fundit të publikuar në ‘Shqip’, në atë me titull ‘Policia mes show-t e suksesit’, nënvizoja me tone përshëndetëse, mes të tjerash, disa përpjekje që po bëhen nga policia shqiptare për trajtimin e “derrave” në mënyrë të barabartë me “kafshët” e tjera, duke krijuar kështu një thyerje apo ndarje me një praktikë të moçme, sipas së cilës, derrat, d.m.th. njerëzit e nomenklaturës sunduese, kanë qenë gjithnjë më të barabartë se kafshët e tjera, d.m.th. vegjëlia e sunduar.

Sa më sipër, d.m.th. thyerjen me këtë traditë orwell-iane, nuk e kam nxjerrë nga sondazhet apo statistikat. Sondazhe nuk ekzistojnë, ndërsa statistikat, edhe pse mund të ekzistojnë, unë nuk i kam në duar; pastaj, nuk do guxoja gjithsesi t’u referohesha për shkak të mosbesimit që ekziston për to. Këtë tezë pra të thyerjes me këtë traditë, e mbështes thjesht te vëzhgimet e mia e te një perceptim që është krijuar tek-tuk. E prandaj, kjo tezë e imja ka, në teori, të njëjtin legjitimitet që ka dhe teza tjetër, sipas së cilës derrat vijojnë të jenë më të barabartë, në mos edhe më të barabartë se sa më parë, se kafshët e tjera. Përveç kësaj, unë jam duke folur në këtë mes për një dukuri (nëse e shihni edhe ju) që ndodhet në një fazë embrionale. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe. Një traditë disa qindravjeçare e pushtetarëve arrogantë që dalin mbi ligjin nuk mund të mposhtet as nga disa dhjetëra policë të mirë (nëse këta policë të mirë ekzistojnë), as në harkun e treqind ditëve.

Përpara se t’ju them atë që unë kam vënë re, por ju tregoj atë që më ndodhte deri më 23 qershor (kuptohet, ajo që ndodhte deri më 23 qershor nuk ka lidhje veç me pushtetin paraardhës). Dhe nuk është se po them gjëra të reja. Janë gjëra që i kam thënë dhe herë të tjera. I kanë thënë dhe të tjerët tok me mua, e ndonjëherë përpara meje e më fort se unë.

Deri më 23 qershor, unë kam qenë një “derr” i privilegjuar. Me fjalë të tjera, sa herë që më ndalnin policët në rrugë, skenari ishte i njëjtë deri në mërzi. “Ah, zoti Nano, qenkeni ju?”, ia bënte polici i radhës. “Po, urdhëroni”, thoja unë. “Jo, nuk ka asnjë problem, nuk e dinim që ishit ju; mund të vazhdoni; ju kërkojmë ndjesë”, dhe me këtë biseda mbyllej. Unë vijoja rrugën.

Mund të kem qenë me dhjetëra herë personazh i kësaj fabule. Policët kanë qenë gjithëherën të sjellshëm me mua. Kurrë nuk më kanë gjobitur, edhe pse në ndonjë rast, sidozot kur më kanë kapur duke ecur me shpejtësi në superstradë, e kam pasur hak të gjobitem. Ka qëlluar që të gjobitem, por në mungesë ama; fjala vjen për ndonjë parkim në vendin e gabuar, apo për parkim paralel me linjën e parkimit të lejuar. Ndërsa gjoba “sy më sy” nuk më janë vënë. Kuptohet pse. Në një botë dystopike, si kjo ku jetojmë prej kohësh që s’mbahen mend, një “derri” nuk mund t’i vihen gjoba e nuk mund t’i jepen ndëshkime. Ligji pra nuk mund të veprojë kundër një “derri”, çfarëdo që të bëjë ky “derr”. Ligji mund të veprojë vetëm kundër “kafshëve” të tjera.

Një herë, vetëm një herë, jam ndodhur edhe në një situatë krejt tjetër, dhe për këtë kam bërë një artikull të fortë. Në Murriqan, teksa kthehesha nga Mali i Zi, më del përpara, në një kthesë, një togë policësh, dhe njëri prej tyre, ai që më ndali, sapo më njohu, ia bëri: Ah, shih kush na qenka! Dhe pas kësaj, m’u drejtua me fjalët: Kur del fytyra jote në TV, unë ndërroj kanal. Unë u shock-ova, por nuk u çudita. Nuk kish arsye të çuditesha. Gjesti i tij ishte në logjikën e regjimit orwell-ian, në të cilin jetonim. Në atë rast konkret, për atë polic konkret, unë nuk bëja pjesë tek derrat që vlenin më tepër se sa ligji. Përkundrazi, unë isha një nga kafshët e tjera, madje jo një kafshë që duhej të gjurmohej për t’u kapur në gabim a kundërvajtje, por një kafshë, së cilës i duhej gjetur se s’bën kundërvajtja. E më e bukura ishte se unë kundërvajtjen e kisha qysh në fytyrën time, që atij polici të Republikës, të Republikës që ish dhe e imja, ia sillte zorrët te goja.

Përsëris, ky ka qenë një rast i rrallë. Rëndom, unë kam qenë prej kohësh pjesë e nomenklaturës së paprekshme të derrave. Mirëpo – tani po kthehem tek argumenti i fillimit – ka ca muaj, që nuk e gëzoj më këtë status të derrit. Të paktën, kështu më duket. Nuk ka ndodhur më të më ndalin e të më thonë “ah, jeni ju zoti Nano? Ok, ju kërkojmë ndjesë”. Gjatë gjashtë muajve të fundit, mua më ka qëlluar vetëm një herë të më ndalin. Donin të verifikonin, nëse kisha gjoba pa paguar, dhe më bëri përshtypje se, ndonëse e kishin të qartë se kishin të bënin me një “derr”, e çuan deri në fund atë që kishin nisur. Më çuan deri tek një oficer që ishte disa metra më tutje, brenda makinës së vet, me një kompjuter mbi gjunjë. Ishte një djalë i ri rreth të tridhjetave. U soll me shumë korrektesë me mua, ndonëse nuk lëvizi fare prej vendit. E nuk dha asnjë shenjë se e kish kuptuar se përpara syve kish një “derr”. Bëri verifikimin në kompjuter, dhe në fund m’u drejtua me fjalët: Zotëri (nuk m’u drejtua me “zoti Nano”, dhe ky ishte një ndryshim kolosal), puna e parë që duhet të bëni është të shkoni të paguani gjobat; ju figuroni tanimë si një person që jeni paralajmëruar se duhet të paguani gjobat, e nëse ju gjejmë sërish me gjoba të papaguara, do të ndëshkoheni me penalitete të tjera”. “Si urdhëron!”, i thashë, dhe u largova. Bëra atë që më tha, shkova në një pikë postare, dhe pagova gjobat e prapambetura. Por ndërkohë, isha në një gjendje ngazëllimi. Ishte hera e parë që dikush nuk më shihte si një “derr”.

E di, ky oficer i ri, emrin e të cilit nuk e mësova dot e fytyrën e të cilit e kam harruar, mund të jetë një rast i rrallë. Nga ana tjetër, në ndryshim nga unë, kolegë të mitë, “derra” të tjerë pra, mund të kenë provuar përvoja të ndryshme nga kjo e imja, e në këtë kuptim, rasti në fjalë, mund të mos jetë fare përfaqësues. Por mua më ka mbetur në mendje, megjithatë. Ngaqë ishte hera e parë që unë u trajtova si një kafshë e zakonshme e Fermës sonë të Kafshëve.

Shqip

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Rren si nje Derr. Rren e nga rrenat tuaja derrasat e trunit me citen e kruhen e nga pesha e rrenave, e finteve, sajimeve e manipulimeve, patavrat e trunit po me thyhen. Nuk rren rastesisht, spontan, po rren se je i krimbur ne ideologji e rren me ndergjegje e ne menyre te kalkuluar se je Jenicer i rrjeshtuar. Nuk te rruhet qe ke humbur besueshmerine dhe rrena te eshte kthyer ne normalitet. Adrenalinen emocionale te Jenicerit e ve ne funksion te Manipulimit e Rrenes i rrjeshtuar si Zabit qe prin ne luften e rrenave kundrejt taborrit tjeter militant te rrenacakeve. Ti i perket Kesulkuqeve dhe je ne gare e lufte me llogoren tjeter te rrenave ne manipulimin e realitetit: me Kesulblute. Ej, nuk degjon krismen, carjen, cirrjen, shqyrjen, qyrravitjeve e qelbsinllikun e shkrimeve te tilla si skrenare seriale te filmave Limonade tryshplares ku bashke me publicitetin vetem largojne e spostojne te vertetat nga realiteti qe jetohet e perjetohet. Qe politikanet kane humbur besueshmerine dihet, po qe gazetaret duhet te thone te verteten te pakten mbas pese genjeshtrave; po as kjo nuk po ben vaki! Ej, rrezaton injorance, tamam injorance e pushtllik Ti dhe Sejmenet e Jeniceret e llogoreve qe kerkoni te beni budallepsje kolektive. I burgosur je, i marre peng je, ne kete kohe te terbuar mashtruese e manipuluese Ti te ndershmin nuk e luan dot e besueshmerine ke humbur. Sa here merr fryme aq here ti padrejtesite e mekatet pertyp e cdo sekonde gelltit e kafshon mishin tat. Trute te jane qelbur e mushkerite te jane nxire nga nikotina e servilizmit, e stomaku te bluan vetem  nenshtrim dhe nuk je vetem kesulkuq e ne surratin tend te deformuar nuk lexoj asnje shenje qytetari. Eshte koha qe bekuam: Koha e Qelbesirave, koha e perdhosjes dhe pabesise dhe Ti si nje zjarrfikes ngrin e shuan shpresen me shkrimet qe ben. Shkrim i keq e shume i keq. Jo shkrim qytetari nuk eshte. Nuk ke sensore intelektuali jo qe jo po nuk ke as sensore apo antena qytetari. Nuk me vjen keq qe them fjale te tilla se shkrime te tilla vetem te ofendojne dhe te bejen te jetosh ne fermen, stallen e thertoren e derrave. Dhe nuk ak paralele me te shemtuar qe ajo qe heq dhe kujton se ke ikur nga statusi i Derrit. Ti je nje Derr dhe e gjithe shoqeria jeton ne fermen e derrave nga opinjonberes te tille. Shkur shume shkurt:
“ Donin të verifikonin, nëse kisha gjoba pa paguar, dhe më bëri përshtypje se, ndonëse e kishin të qartë se kishin të bënin me një “derr”, e çuan deri në fund atë që kishin nisur. Më çuan deri tek një oficer që ishte disa metra më tutje, brenda makinës së vet, me një kompjuter mbi gjunjë. Ishte një djalë i ri rreth të tridhjetave. U soll me shumë korrektesë me mua, ndonëse nuk lëvizi fare prej vendit. E nuk dha asnjë shenjë se e kish kuptuar se përpara syve kish një “derr”. Bëri verifikimin në kompjuter, dhe në fund m’u drejtua me fjalët: Zotëri (nuk m’u drejtua me “zoti Nano”, dhe ky ishte një ndryshim kolosal), puna e parë që duhet të bëni është të shkoni të paguani gjobat; ju figuroni tanimë si një person që jeni paralajmëruar se duhet të paguani gjobat, e nëse ju gjejmë sërish me gjoba të papaguara, do të ndëshkoheni me penalitete të tjera”. “Si urdhëron!”, i thashë, dhe u largova. Bëra atë që më tha, shkova në një pikë postare, dhe pagova gjobat e prapambetura. Por ndërkohë, isha në një gjendje ngazëllimi. Ishte hera e parë që dikush nuk më shihte si një “derr”.
Ky eshte kulmi dhe ketu te tradhton cdo gje qe, nuk kemi te bejme me nje qytetar, jo per intelektual qe nuk flitet, po me nje Jenicer qe nuk di as te manipuloje po nxjerr jataganin/shkrimin dhe godet auditorin lexues duke e turturuar me propogande fashiste. Kulmi i poshterimit dhe shitje per vlere, fashizem dhe dhune ndaj qytetarit nga policia dhe Ti kerkon prore ta sheshes si sukses te policise e lavdi qytetare. Kemi pasur jo pak here te bejme me policine ketej ku jetojme dhe ku shoqeria njerzore perjeton demokraci te prekshme dhe jo te persosur. Pra kontakti i pare dokumentat dhe ngaqe nuk ta lexojne mire emrin te pyesin si shqiptohet dhe komunikojne: zoti Zapbone jeni ne kundravajtje, Zoti zapbone keni shkelur ligjin, Zoti zapbone ky eshte delikt dhe duhet te paguani gjoben... Por ama zoti me emrin e plote e me ze e komunikim dashamires. dhe jo polic qe tonojne e theksojne me pantomime duke ushtruar dhune me vertikalen e dhunshme: Zotni dhe hic. Ne asnje vend te botes nuk verifikon policia dhe kjo eshte e denueshme dhe terror te ndalosh qytetaret per te verifikuar gjobat apo pagesat e pa paguara. Policia nuk ka te drejte hic fare; paguaj apo nuk paguaj une gjobat dhe ky shembull eshte i frikshem ne qofte se eshte i vertete dhe jo i sajuar. Shteti eshte kthyer ne nje diktature te kuqe dhe Ti Zotni je vecse nje Derr ne fermen e kuqe. Nje Xhon smith je Ti. Shkrim skandaloz.

Submitted by Diferenca eshte... (not verified) on

Mbase ka pak pasion rasti ne reagimin e Zapbone,

por rastin ia sjell vete autori...Dhe mjaft irritues...

Shkrimi sikur niset per te ofruar moral si virtyt qytetar, por duke diktuar lexim te nje vargu UN-esh,

pafundesi citimesh te vetes. te ideve gjysmeideve dhe fiksimeve te veta gazetareske, predikimet e padorashka fjale,

bejne te shmderrohet ne makth nervoz: Mire qe Ferma qenka e gjithe-pranuar tashme, por pse vazhdojne t'i bejne

selfie ne vete te parë, xhanem!

Harroje sa me shpejt Veten qe shfaq, Much, provo te besh ate Tjetrin, ate qe nuk ka deshire te shfaqet, Perballësin tend,

nese e ke...natyrisht.

Submitted by Xhib Gazepi (not verified) on

Ky eshte shqetesimi juaj zoti Mustafa? Vetem kaq? Kaq flu (e lehte) ndjehet qenia jote, pasi nje polic qenka sjell "me etiken e ligjit" ndaj jush? A nuk te shqeteson vrasja e Artan Santos? A nuk te shqeteson vjedhja ne grup qe i kane bere pareve tona (edhe parat e tua ishin) ne Banken e Shqiperise? www.prenom777.wordpress.com A nuk te ben hic pershtypje se qeverisemi nga gangstera, partite jane pushtuar nga gangsterat, te gjitha, pa perjashtim? A nuk te shqeteson fakti qe edhe ti ke zene nje vend "te respektuar" ne spektrin e medias se shkruar, dhe me kete veprim, me statusin qe "te kane dhene" (ne fakt edhe e ke fituar "pa anesisht!!??") u jep nje dore tipave si Likja dhe Frroku, tipave si Toma dhe Kocua, qe te sillen (veprojne) si mafiozet amerikan te viteve 50? Dhe yjet rrin e veshtrojne...

"Faktet nuk pushojne se egzistuari, sepse ato injorohen!" ka thene dikur nje burre i zgjuar!

Submitted by itl (not verified) on

Interesante me sa lehtesi pranon vete (sikur te ishte gjeja me  e natyrshme ne bote) qe ke ecur me shpejtesi, ke merituar gjoba dhe se ke pasur gjoba pa paguar. Shume interesante. Thote shume ....

Submitted by cudia 1999 (not verified) on

nje gje nuk me perputhet ne apologjine policeske te Muc "derrit". Une kam qe ne 1999 qe leviz me makine dhe kudo ne Shqiperi, Tirane, Elbasan, Durres, Korce, Shkoder apo cfaredo qyteti tjeter dhe ne qindra e qindra ndalime qe me kane bere policet nuk kam hasur askend qe si kafshe e fermes qe jam te me drejtohen me JU. Policia shqiptare e ka te pamundur ti drejtohet qytetarit me miresjellje por vetem me "ti" dhe gjithmone harbutce sikur kerkojne leket qe duhet tu ktheje qysh para 1 jave e jo dokumenta te rregullta makine. Dhe akoma me harbutce i kane kthyer pasi kane konstatuar rregullsine e dokumenteve. Pra ky shkrimi i "derrit" me duket si i porositur enkas per nje honorar veror.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.