Nevoja për reforma nuk ka se si të jetë alibi për të shkelur ligjet
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5689_525faa73f3a791382001268_5.jpeg?itok=n01NOFwR)
Pati një numër reagimesh ndaj shkrimit tim të mëparshëm lidhur me “KLD-në që ish, KLD-në që është e sistemin që mbetet” që më cysin ta vijoj diskutimin e nisur, i cili është, në të vërtetë, një diskutim që s’ka të sosur. Dhe kjo për një arsye shumë të thjeshtë: kriza e sistemit të drejtësisë është e thellë, shumë e thellë; prandaj, edhe shumë e dukshme. Ne mund të mos biem dakord mbi shumë gjëra, mes të cilave edhe mbi mënyrën se si mund të dilet nga kjo krizë, por që sistemi i drejtësisë është në një krizë të rëndë, për këtë nuk ka dyshime. Mund të ketë dhe struktura të tjera shtetërore apo publike që janë po njësoj në krizë, apo në një krizë po njësoj të rëndë (fjala vjen, mass-media, apo sistemi i partive, apo …), por çfarë bie më shumë në sy, e çfarë bart më shumë rreziqe, duket se është sëmundja e sistemit të drejtësisë. Prej këtu buron nevoja për të ndërhyrë. Fort. Urgjentisht.
Ka dy pyetje që lindin në këtë mes. E para: Si mund të besohet se këtë reformim të këtij sistemi mund ta bëjë klasa politike, apo një pjesë e kësaj klase, që ose është shkaktare e kësaj situate, ose është e interesuara më e parë që ky reformim të mos bëhet? Në fakt, këtu ka një problem. Ne kemi një klasë politike jo thjesht të inkriminuar, por në një masë të madhe edhe të kriminalizuar. Nga ana tjetër, një nga kutet, me të cilat mund ta matet eficienca e një sistemi drejtësie, është forca e aftësia e këtij sistemi për të vepruar kundër njerëzve me pushtet; më saktë, për të ngritur një padi kundër tyre e për t’i detyruar të mbrohen si njerëz të thjeshtë në sallat e gjyqeve. Po ribëj pyetjen, atëherë: A kanë interes eksponentët e një klase të tillë politike të ndërtojnë një sistem, në ingranazhet e të cilit do të ngelnin ata vetë? Përgjigjja është e qartë: Jo, nuk kanë interes.
Ne mund të merreshim pa fund me këto pyetje që e bëjnë gjendjen krejt të pashpresë, por kjo do të ishte e kotë për sa kohë nuk kemi një lojtar “rezervë” që do të mund ta bënte këtë punë. Kjo klasë politike mund të jetë edhe më e korruptuar se sa është, por ajo është e vetmja fuqi publike që ka legjitimitetin e nevojshëm për ta bërë këtë gjë. Ka fuqi të tjera publike që kanë autoritetin e duhur për të bërë të njëjtat reforma të nevojshme, madje për t’i bërë me një motivim shumë më të shëndetshëm e me një kompetencë shumë më të madhe (këtu mund të futeshin gjyqtarë të ndryshëm, intelektualë publikë, politikanë, ekspertë të fushës etj), por puna është se politikanët kanë legjitimitetin për ta bërë këtë reformë. Ata kanë votëbesimin e popullit shqiptar. Mirë do ishte që këta të fundit të kishin edhe autoritetin e duhur, që vjen prej frymëzimit moral e prej kompetencës profesionale, por ja që s’e kanë. Dhe kur vjen puna që na duhet të zgjedhim mes forcave që kanë autoritetet e atyre që kanë legjitimitet, ne nuk kemi rrugë tjetër, veçse të zgjedhim të dytët. Mbi këtë logjikë është ngritur ky sistem qeverisjeje. Ndryshe, do të mund të gjenim një zgjidhje që do të na ngushëllonte për momentin, por që do të na krijonte komplikacione të mëdha në të ardhshmen. Shkurt, detyrën për ta bërë këtë reformë e ka klasa politike. E prandaj, është e kotë, a e tepërt, që të ngrihen pyetje si ato të mësipërmet. Pyetje të tilla, në këtë diskutim që bëhet, janë moralizime që nuk ndihmojnë.
Pyetja e dytë ka të bëjë me një qëndrim që është vënë re të artikulohet tek-tuk kohët e fundit e që unë e cekja në fund të shkrimit paraardhës. Dikush në publik, e shumëkush në biseda private, duke qenë me idenë se reformimi i sistemit të drejtësisë është i domosdoshëm dhe urgjent, s’e kanë pasur për gjë të thonë se “nuk bëhet hataja nëse shkelet Kushtetuta”. Madje, ndonjëri e sheh shpëtimin bash te shkelja e Kushtetutës. Dhe arsyetimi që ata bëjnë është pak a shumë kështu: “Berisha, para se të linte pushtetin, bëri çmos që ta mbushte sistemin e drejtësisë me njerëz të tij; sikur të mos ish mjaft kjo, ai mori nën hyqëm edhe një numër institucionesh që kanë në dorë funksionimin, organizimin e kontrollin e sistemit të drejtësisë; gjithçka e bëri për të garantuar mbrojtjen e vetes e të vetëve nga ndonjë ndëshkim i mundshëm për shkak të zullumeve të mëdha që ata kanë kryer për tetë vjet me radhë; mirëpo e keqja e kësaj nuk është thjesht se Berisha e të vetët janë të pandëshkueshëm; e keqja është se e gjitha kjo ka krijuar një klimë papërgjegjshmërie brenda sistemit; dhe kjo është njëra nga arsyet, më kryesorja, që sistemi është sot si mos o Zot; në këto rrethana, për ta risjellë sistemin në një regjim minimal eficence e integriteti, duhen ndërhyrje; e duke qenë se Kushtetuta nuk i lejon, apo i lejon në një kohë tjetër ndërhyrje të tilla, o burra, le ta shkelim Kushtetutën”. Duket sikur këtu jemi në rastin klasik të “qëllimit të mirë e të mjetit të gabuar”, por nuk është çudi që të jemi në rastin e “qëllimit të keq e të mjetit të lig”.
Unë bie dakord pikë për pikë me përshkrimin e shpjegimin e asaj që ka ndodhur deri më 23 qershor 2013. Por mendoj se apelit për të bërë ndërhyrje jo kushtetuese i duhet thënë stop. Ndërhyrjet në kundërshtim me ligjin e me Kushtetutën, edhe kur ngrihen mbi (përligjen me) qëllime të mira, janë një praktikë që duhet refuzuar pa një, pa dy. Duket si një gjë shumë logjike që të sublimosh qëllimet e mira në kurriz të ligjeve që pengojnë reformat e nevojshme. Por s’është hiç kështu. Përkundrazi, nuk ka një lojë më të rrezikshme sesa kjo. Dhe jo sepse qëllimi mund të mos jetë i mirë, por sepse precedentin e dhunimit të ligjeve e Kushtetutës, me t’u krijuar, asgjë s’e pengon të shndërrohet në modë. Madje, rëndom është pikërisht kjo që ndodh: Precedenti shndërrohet në modë. Dhe kur dhunimi i ligjeve e i Kushtetutës shndërrohet në modë, rezultati është diktatura. Ose në rastin më të mirë, është kaosi që ka mbretëruar në Shqipërinë e viteve 1990-2014. Edhe kaosi në sistemin e drejtësisë.
Shqip
Comments
Me vjen mire qe ke permendur

Me vjen mire qe ke permendur disa nga argumentat qe ne fakt i kishin sjelle komentuesit per artikullin e meparshem, per te drejta etike do kishte qene mire ti citoje ata.

Sa per respektimin e kushtetutes dhe ligjeve te tjera, ata qe duan shkeljen e tyre se duhet luftuar Berisha jane thjeshte debila alla Andrea Stefani qe ne rastin me te mire nuk dine ca te bejne me jeten e tyre pervecse te shajne Berishen edhe sot qe ai eshte ne opozite.

Ndersa thelbi i argumentit se reformen ne drejtesi do e bej kjo klase politike se nuk kemi tjeter, mund te thuhet se eshte si i paplote aq edhe i pavertete. Shoqerite kane bere progres duke bere presion ne shume forma qe te mos merren vendimet e gabuara, kane ndjekur vendimmarrjen e qeverive me kujdes per tu revoltuar kur ato kane qene te padrejta, e per rrjedhoje Muci ne vend qe te bej strucin e te fus koken ne dhe duhet te permende pikerisht keto probleme. Cfare pritet nga kjo reforme, cfare pavaresie do kete gjyqesori, e nese nuk ja jep keto reforma ne drejtesi cfare reagimi duhet te pritet nga shoqeria? Argumenti qe klasa politike paska carte blanche per te bere cfare te doje e si te doje nuk duhet permendur kurre me.

shqiperia eshte nje shtet

shqiperia eshte nje shtet sqetullor pra rri ne sqetullat e dikujt.te gjithe e dijne se kush eshte dikushi

njelloj sic kuptoi lalacin dikush kur shkrojti.

shtetet nuk behen duke bere reforma por shtetet behen thjesht duke dashur te besh shtet.kur urdheri eshte toga shperndahu shtet nuk ka.kur urdheri eshte toga mblidhu fillon behet pak shtet sepse eshte ne doren e atij qe drejton togen nese do shtet apo jo apo do te denoncoje tek miku i mol dadarese per parashikimet e hershme se ku ndodhen pikat ku ndryshon shenje sistemi........

mbi bazen e ketyre llogjeve nje dite nje miku yt po i yti erdhi ne 2005 per vizite tek rakunet e kurveleshit pra historia se ku ndodhen pikat e ndryshimit te shenjes se sistemit(reflektime mbi librin imperializmikurveleshas dhe imperializmi) kur ky ishte prane meje ato dite te 1981 ishte treguar dhe hop pllakat me kryqin e thyer u zemeruan aq shume sa qe kur shkova tek bulevardi pijme nga nje cike po recitoheshin vargje per vdekjen e atij fajaqes te cilit duket ja kishin montuar mire manjetofonin qe ne maternitet e deri sa vdiq bashke me te jatin.cfare po themi

po themi qe ne luften imagjinare qe sqetulloret te bejne shtet nuk i mungon asgje vetem urdheri nga kryet ne sqetullat e te cilave krye rrijme.kane qene keto krye (te huaja dhe vendase) qe historine time ne arabine saudite jo vetem e sollen ne shqiperi por edhe e deformuan si deshen.mbreterit e arabise kishin punesuar nje numur jo te vogel arabesh te pakenaqur per aresye qe ata i dijne vete dhe secili nga arabet qe e donte mbretin kishte bere dhurata mbretit me te cilat mbreti kishte bere thjesht nje merimange te vogel.

kur mua me miratuan si emigrant per nje cope pune tek mbreti per ti fshire bythen mbretit nga kaka vetem ne minuten e dyte te punes mbreti u rebelua nxorri merimangen dhe tha: e shikon kete me tha more bythqir tha ti je nje mut tha(ma kane thene ata qe me kane bere dhuratat) more pis tha more merimange?

vajti ajo pune derisa une e pesova qe nga minuta e dyte e punes nuk kishte shenja se do te kishte permiresime me ngulen gungen e dyte jo mbreti more por ata qe nuk donte mbreti .se si mund te shpjegohet qe te jesh i akuzuar nga te dyja anet nje zot e di.u be ca zallamahi po kur une erdha ne albanistan ata qe nuk donte mbreti qe me prisnin ne albanistan me bene te ditur se ti je fajtori ne arabi.jo u thashe une po historine e merimanges kush e sajoi une apo mbreti .ti me thane ti e informove mbretin fshehur tha.jo i thshe une une nuk dija asnje fjale arabisht.leri genjeshtrat thane shiko ketu thane ne jemi rakunet e ketij vendi.ne i bejme te paberat te bera.ne kemi vendosur te cojme ne grope ta kane thene ne arabi po ta themi dhe ne ne shqiperi.nuk kam bere gje i thashe dhe vazhduan te bridhnin monumentin neper shqiperi per ta shpallur armik ne cdo kohe qe te duan.azmatikja e kakranit me pozicionin einatmen-ausatmen vulosi akuzen perfundimisht agjent i cias i gestabos i mi-7 i fbi por kurre i kgb apo i udb-se.tani ju pyes une ju shkrimekoteve nxjerr dot prova ti qe une jam i tille dhe gjithe siraja jote.CIA O GJYSMAK TA KA BERE AKUZEN NE MINUTEN E DYTE TE PUNES AKUZE PER TE CILEN UNE SKAM ASNJE HABER SE KUSH E FORMULOI DHE IDEOI

TE HODHI MERIMANGEN .PRA TE PARAGJYKOJI PRA TE AKUZOJI PSE QIHESH ME MUA TI MORE PIS POR PAS PROVOKOMIT ISHTE VETE FAMILJA BUSH KLINTON E KU DI UNE MORE ZUZAR QE ME KE DISKRETITUAR PA MERITUAR ASNJE NGA KETO AKUZA MORE QEN EDHE QEN TE LAGUR SOLLE NE ZYRE MORE MASKARA I KURVELESHIT.TE TJERA AKUZA jane te kota se kane nje jete te tere qe ju paragjykojne .i shqetesuar nga keta te semure mendore u largova por armiqte e mbretit qe militojne ne sigurim te frymezuar nga bosi i te cilit i perket sqetulla nuk mbajten qendrim dinjitoz por me kane shpallur fajtor pa fakte absolutisht pa fakte.keshtu lloj shteti njerezish e pronaresh ka shteti yt sqetullor e njeri dhe me keta njerez shtet reforme ligj jane fjale per konsum publik.keshtu qe sic duken vete punet bejne mire qe qelbesirat e perendimit qe rrijne rezident ne shqiperi te largohen me kuc e me mac pasi ata jane njerez qe do ti shtojne vuajtjet e shume shqiptareve.mos harro merimangen dhe dhuruesit e elementeve te merimanges nga komuniteti shqiptaro arab ne arabi .

manjetofonin qe me ke montuar e di qe e kam per te dhene llogari nje dite para jush por nuk kam frike te them se ju jeni njerez te pabese jeni shovinista dhe me shume se shovinista dhe respekti e simpatia per ju ka vdekurperderisa mbeshtesni cdo gje mbi personin tim me akuza fallco te paverteta shpifje genjeshtra ashtu sic jua bera te ditur per dy llojet e kategorise se njerezve qe mi tundnit letrat e te tjera.BUSHIT CHARLIT HITLERIT dilini vete perballe .nuk me bashkon asgje as me perendimin e as me ju.mos harroni merimangen.JA U KA KENDUAR CIA KENGEN E MERIMANGES UNE SOT E KUPTOJ.

Me shkrimet e tua Z. Mustafa

Me shkrimet e tua Z. Mustafa me ke nxjerre mallin e "Jehones se Skraparit" kur lexoja shkrimet e E. Cakes per te mirat e tufezave dhe vrullin revolucionar ne fushaten e korrje - shirjeve.

Add new comment